Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
NË GARDËROBËN E SAJ NUMËROHEN PLOT 210 PALË KËPUCË, 38 ÇANTA DHE 56 PALË SYZE. NJË USHTRI E VËRTETË, QË NISET PËR LUFTË SA HERË QË LIND NEVOJA.
Anxhelina Kotorri është një ndër fashionistet më të reja të botës virtuale të Instagramit
dhe njëkohësisht blogere me mjaft ndjekës (angelinaslbook.blogspot. al). 21 vjeçe, studente në vitin e katërt në Fakultetin e Drejtësisë, ajo është një vajzë që bie në sy për stilin e saj unik. Nuk është se ka ndonjë model të përcaktuar më parë, por i pëlqen t’i ideojë vetë veshjet. Që në vendosjen e fotove të ekspozuara në Instagram, Anxhelina ka një mënyrë të veçantë kompozimi. “Unë nuk përdor filtra”, më thotë. “Të gjithë ma bëjnë këtë pyetje, sapo më njohin, por unë thjesht përdor aparat të mirë për të bërë fotografi ”. Stili i saj përfshin si veshje të jetës së përditshme, ashtu edhe klasike. Ndërthurja e stileve ka qenë gjithmonë loja që e ka tërhequr Anxhelinën në botën e modës. Moda me ngjyrat e saj dhe e bukura si koncept, i shërbejnë për ta bërë ditën më të bukur. Ajo nuk është fashion victim e dyqaneve dhe butikëve. Edhe në blerje është mes dashurisë me shikim të parë dhe asaj të menduar mirë: “Them të menduara mirë, sepse shumica e veshjeve janë të ‘stiluara’ nga unë. Duke qenë se kam pasion modën, të bukurën dhe të veçantën, ato që kam skicuar në mendje dhe letër, arrij t’i realizoj në mënyrën më perfekte nëpërmjet personit që i bën ato konkrete, që gjej rastin ta falënderoj këtu!” Një ndikim të madh në mënyrën se si ajo ka kultivuar shijen e së bukurës dhe dëshirën për kreativitet, ka pasur nëna e saj. Injektimin për modën e ka pikërisht prej saj. “Stili im më identifikon më së miri. Madje kam gjetur dhe _ alën identifi kuese: stil, sepse është pikërisht ai që njerëzit pikasin menjëherë tek unë.
Një ndër detajet që e karakterizon, përveç stilit në të veshur, janë
edhe AKSESORËT që nuk i ndan në çfarëdolloj kohe, veshje dhe vendi.
FANTAZIA në mënyrën se si ajo e koncepton modën nuk njeh të reshtur. Përpiqet gjithmonë të ketë një stil ndryshe nga të tjerët, por stili që i qëndron më mirëështë ai Boheme – Hippy. Aty ndihet më shumë vetvetja. I pëlqen çdo gjë në lidhje me Coco Chanel, adhuron stilin unik të Jonida Maliqit e veçon si një ndër stilistet e saj më të preferuara, Enada At’Nikollën. “UNAZAT NUK I NDAJ, SIDOMOS ATO ANTIKET E ME VLERË. Njerëzit habiten nga mënyra se si unë i vendos, por më pëlqen fytyra e tyre kur më shohin me habi”. “Një nga aksesorët më të preferuar që mendoj se më ndryshojnë tërë pamjen, janë syzet e diellit. Harmonia që ato krijojnë në veshje dhe mënyra si luaj me to është argëtimi im çdo mëngjes, para se të dal nga shtëpia “.
ANXHELINA ËSHTË PASIONANTE, si në stil, edhe në ngjyra. PËRVEÇ TË ZEZËS. Patjetër që edhe e zeza është pjesë e veshjeve të saj, por ajo mundohet ta përdorë sa më rrallë.
Ngjyrat janë për të luajtur me to, duhen kombinuar ngjyrat më të forta dhe duhet të guxosh! Kjo është motoja e Anxhelinës.
Një ndër këshillat e saj është që çdo person duhet të jetë vetvetja. Jo të kopjojë, as të ngatërrohet nëpër stile, por thjesht të jetë vetvetja. Ajo kërkon të investojë te vetja në fushën e modës, kërkon të mësojë gjithnjë e më shumë rreth kësaj industrie marramendëse, e pse jo, të bëhet edhe pjesë e saj, por gjithmonë mbështet shprehjen “Më mirë të dish, sesa të kesh”.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...