Nutricionistja Diola Dosti bën publike videon plot puthje e prekje me partnerin e ri
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pavarësisht të gjitha adresave që do të ndërrojë në të ardhmen, mexosopranoja Vikena Kamenica, nuk do ta harrojë asnjëherë oborrin e shtëpisë së saj në Korçë. As kopshtin me aromë agrumesh të gjyshit në Tiranë. Të ishte për të, do t’i linte të gjitha për t’i shijuar edhe njëherë, mirëpo, duhet të mjaftohet me perimet biologjike që i sjellin miqtë hera herës, nga kopshtet e tyre. Se ç’thotë Kamenica për të tjerat, lexojeni!
Nëse do të ishte për ty, a do ta shkëmbeje apartamentin me një shtëpi në fshat?
Me kujtimet e fëmijërisë time, sot e them e bindur që do ta ndërroja dhe, sidomos, me mënyrën sesi është i organizuar qyteti ku jetoj.
Ç’pamje ka oborri yt imagjinar?
Oborri im nuk është imagjinar në këtë rast. Është një imazh I fotografuar në kokë i oborrit të shtëpisë sime në Korçë (që tashmë nuk është më). Një nga oborret më të bukur që kanë pasur shtëpitë karakteristike të bulevardit të Korçës. Një oborr me larmi të adhurueshme lulesh dhe ngjyrash ku çdo lule kishte historinë e vet. Aty jane realizuar fotot më të bukura të dasmës së prindërve të mi që, për kohën të kishte fotografi me ngjyra, do ishin spektakolare.
A do doje të lexoje pikërisht aty?
Më ka marr malli pafund sepse është gjithë fëmijëria ime dhe fillimi i adoleshences me kujtime të panumërta.
Ku dhe si lexon?
Unë kam probleme me gjumin e natës dhe është forma më e mirë për të kaluar orët pagjumësisë. Por, ndodh dhe në ditë të rralla qetësie në shtepi dhe padiskutim kur shkoj me vajzen te lodrat. Gjithashtu, gjatë udhëtimeve të punës ku, me shume qejf i marr udhetimet me tren nga një qytet në tjetrin!
Përveç se për ta pëlqyer, a do t’i kushtoheshe kopshtit, luleve, për t’i mirëmbajtur?
Jam e dashuruar me mënyrën se si organizoheshin gjyshërit e mi për këtë gjë! Nga të dy prindërit, gjyshërit e mi kanë qenë të apasionuar me mirëmbatjen e kopshteve të shtëpive. Gjyshi nga mami, pati mbaruar shkollën bujqësore dhe ka qenë një nga agronomët më në zë të kohës dhe kopshti i shtëpisë te së tij në Ali Demi, ka qenë një oaz bukurie dhe shijesh speciale të pemëve të ndryshme frutore që ai i eksperimentonte shumë në shtëpi. Mallëngjehem kur takoj komshinj të vjetër të asaj shtëpie dhe i kanë aq të gjalla në kujtesën e tyre!
Nëpër botë, sot, njerëzit po sajojnë gjithfarë mënyrash për të rritur perime o agrume qoftë edhe në ballkon. Si të duket si ide, do ta bëje?
Nuk di në do mund ta beja por une kam një mik shumë të mirë, avokat, që në ballkonin e tij ka bërë mrekullira të papërshkrueshme me fjalë. Po të të them që më vjen me arka me perime dhe agrume sipas sezoneve (gjithmonë për vajzën;-) sepse janë biologjike, ndoshta nuk do më besonit.
A mendon edhe ti se çdo ditë ka një aromë; ç’marrëdhënie ke me erëzat?
Nuk jam njohëse shumë e mirë por ama shijoj shumë dhe gjerat e veçanta nuk me kalojne kurre pa i vene re!
A e ke zgjedhur ndonjë ushqim a recetë vetëm pse e dije se ka veti afrodiziake?
Po dhe kjo ka ndodhur! Qejfi i të provuarit të gjërave ndryshe në ushqim më ndodh shpesh!
A mendon se çokollata është në gjendje të kërkojë ndjesë më shumë se fjalët?
Hahaha, unë them se po! Çokollata është një mëkat i pashmangshëm!
“Njih ushqimin tënd, njih fermerin, njih kuzhinën”; sa e njeh a e do secilën?
E dua kuzhinën, padiskutim e njoh ushqimin tim por deri te "fermeri", në këto vite, nuk është e mundur dhe pse mundohem shumë në përzgjedhje!
A është shumë nëse të kërkojmë të tregosh një situatë te sikletshme kur pjata jote ka rezultuar e pa ngrënëshme?
Më ka ndodhur dhe kam gjetur një justifikim me probleme stomaku...Pa shumë komente normalisht ;-)
Kuriozitet I pashmangshëm; cila është pjata që të kënaq mëshumë dhe më pak?
Imponimi i shijeve të para në jetë të vjen nga familja. Vazhdoj dhe them që pjatat e stilit të mamasë janë ato që më kënaqin gjithmonë por e vetmja pjatë që nuk kam duruar kurrë është gjella me lakër ;-)
I kapërcen vaktet?
Sa shpesh më ndodh dhe kjo gjë nuk është se më bën krenare!
Meqenëse ‘jashtëtokësorët’ thonë se u ndodh të harrojnë të hanë, ti I beson? Të ka ndodhur?
Të harrojë të ha... S’më ka ndodhur ndonjëherë! Të jesh e pamundur për një arsye a një tjetër kjo po, mund të them që më ndodh shpesh.
A kishte të drejtë Benjamin Franklin kur thonte se vera është provë që Zoti donte të na shihte të lumtur?
E goditur sa me s’ka! Verën e shijoj shumë dhe është dashuria e tavolinës, edhe sikur të mos ketë asgje tjetër në të! Një verë e mirë për mua thotë shumë!
A e ke verën gjithnjë në mendje kur porosit ushqim apo kur shtron drekën?
Pa diskutim! Më pëlqen shumë dhe ajo nxjerr më të mirën tek unë ;-)
A i zgjidh gjumi të gjitha?
Një gjumë i mirë të ndihmon shumë për të përballuar të nesërmen dhe te jep shprese për të zgjidhur shumë gjëra.
Je nga ato që vjen vërdallë nëpër shtëpi, në kërkim të parregullsive e papastërtive, apo divani është gjithnjë mendim më I mirë?
I përjetoj të dyja gjëndjet, varet nga dita që kam kaluar. Parregullsia dhe papastërtia është një stres më vete dhe mundohem shumë me vajzen e vogël të kem gjithçka nën kontroll.
Gjithë jetën në dietë dhe e shëndoshë është edhe rasti yt?
Aspak! Nuk jam në dietë! Herë pas here kufizohem! E jetoj shumë normalisht këtë peshën time! I vetmi problem më del vetëm me ekranin se për çdo gjë tjetër, jam rehat me veten!
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...