Ashtu siç nuk e kishim njohur, të rejat e Nevina Shtyllës rrëfyer në revistën Living

+

nevinarer

Nga: Santana Çomora/ Fotografia: Armand Habazaj/ Fashion Editor: Stela Plaka

Pranvera me një lule vjen!

Stina e luleve nuk mund të vinte më bukur sesa me një Nevinë, e cila brenda delikatesës dhe pafajësisë që lexohet menjëherë në portretin e saj, përcjell një femër me konture të pastra e deri diku fëmijërore. Moderatorja e njohur është nga ato ikona që do të mbeten të tilla, sepse bukurinë nuk e ka vetëm fizike, por edhe shpirtërore. Ajo nuk mund të mos e donte këtë stinë rigjeneruese, edhe për faktin se ka lindur në një muaj plot dritë e energji, siç është maji. Pas rrëmbimit të kurorës së bukurisë në vitin 2010, në Miss Shqipëria, ajo u bë shumë shpejt pjesë e televizionit (në programet "Next", "Jo vetëm modë" dhe "Kënga Magjike"), për të vijuar më pas në rrugën e kinematografisë (me filmin “Ti mund të më quash Xhon” 2017).
Gjatë këtyre viteve, prezantuesen e njohur e kemi parë të paraqitet në stile të ndryshme, duke luajtur shumë mirë me pamjen, pa cenuar identitetin e saj, e duke mbetur një Nevinë unike. Në Living, ajo vjen për herë të dytë, por, këtë herë brenda një stili minimalist, me veshje të thjeshta dhe lineare, ku i kushtohet rëndësi detajeve, që nga mëngët e fryra, jakat në formën e gjetheve e deri te pardesytë pa mëngë.

etgemrt

Stili minimalist duket sikur është i lehtë, por në të vërtetë  duhet të bësh shumë kujdes në mënyrën se si i përzgjedh materialet, se si arrin të kombinosh ngjyrat pastel me njëra – tjetrën e se si përshtaten aksesorët me veshjen. Nuk ishte rastësore as përzgjedhja e luleve të thjeshta e të veçanta për të treguar se pranvera, me një lule si Nevina, mund të vijë!

A ndryshon gardëroba jote gjatë ndryshimit të stinëve?
Sigurisht, çdo stinë e re e gjen gardërobën time me elemente të shtuar dhe, të them të drejtën, nuk di se si ia dal t’i gjej vend gjithçkaje. Sidoqoftë, një pjesë e madhe e veshjeve... besoj se kjo i ndodh çdo vajze... është nga ato që i përdor rrallë, dhe në varësi të humorit. Këta muajt e fundit u kam dhuruar mikeshave të mia veshje që i pëlqejnë, ose dikujt tjetër që mund të ketë më shumë nevojë për to sesa unë.

nevinarw

Si e pret Nevina këtë stinë kaq rigjeneruese?
Jam një fëmijë maji, ndaj them se asgjë s’do ta ndryshojë dashurinë time për stinët e ngrohta të vitit. I ftohti, e aq më tepër shiu, nuk nxjerrin në pah më të mirën time. Dita që zgjatet sikur më jep më shumë energji dhe kjo ndikon shumë edhe në frymëzimin për të marrë përsipër projekte të reja, më sfiduese, sikurse ato që kam nisur të zhvilloj tani.

Stilisti yt i preferuar? Po ikona e modës për ty?
Nuk mund të them se jam ndjekëse e rregullt e modës, por e ndikuar edhe nga pushteti i sotëm i rrjeteve sociale, një nga imazhet më të preferuara të modës për mua është Negin Mirsalehi. Ka një stil që e admiroj.

Ishe në Javën e Modës në Milano. Çfarë ndjesie ishte të shikoje nga afër modelet, stilistët dhe tendencat e ndryshme?
Është një realitet ndryshe nga ai që jetojmë në rrugët e Tiranës. Milano është një nga kryeqytetet e modës, ndaj është e kuptueshme që kjo ishte një përvojë shumë e bukur dhe frymëzuese për mua.

Cila nga tendencat e pranverës 2018 të pëlqen më shumë? Ku e gjen veten?
Kam vënë re që janë rikthyer ngjyrat e ndezura dhe dominuese. Dimri është tipikisht i zymtë, sidomos këtu te ne, me të zezën që e sheh ngado. Pak ngjyrë ose edhe më shumë, nuk do t'i bënte keq askujt, përkundrazi, të jep më tepër pozitivitet.

Fustane apo pantallona?
Një alternim i të dyjave, gjithnjë.
ebuerur
Këpucë apo atlete?
Atlete, duken shumë bukur edhe me fustane.

Mendon se veshja është një lloj komunikimi?
Sigurisht që është një lloj shfaqje e vetvetes, por sidoqoftë, nuk jam pro fiksimit ndaj pamjes. Të bën të humbasësh shumë kohë.

Zakonisht e ideon veshjen një ditë më parë apo në mëngjes vesh çfarë të të kapë dora?
Nëse e mendoj një ditë më parë, jam më e qetë. Nëse jo, është e sigurt që do të vonohem për të shkuar në takimet që mund të kem.

Para disa vitesh më duket se ke pasur dy qen. Vazhdon t'i kesh? Njërin e kishe adoptuar, apo jo?
Nuk kam dy qen, por një maçok dhe një qen. Të dy të adoptuar, por me Roin, qenin, kemi qenë pjesë e një rubrike në Living. Isha një ndër personazhet që kishin pasur një vit me ndryshime të mëdha. Ndryshimi im ishte më i bukuri nga të gjithë, duke bërë pjesë të familjes një tjetër dashuri si Roi.

Një nga rregullat bazë të këtij stili është të përdorësh një ngjyrë. Vetëm kështu do të jesh brenda filozofisë së tij.
Rregulli dy: jo më shumë se dy ngjyra! Çanta e bardhë must i këtij sezoni.
Rregulli tre: krijo uniformë në veshjen tënde, duke luajtur me kodet e estetikës.

Grimi & flokët: Eva Dibra/ Veshjet: Mango - Fashion Group Albania/ Lulet: Bota e luleve