Aurel Amzai, djali që i blen veshjet në sektorin e femrave/ Fotogaleri

+

livindfg

Aurel Amzai është nga Struga. Ai ka mbaruar studimet për arkitekturë në Tiranë dhe punon si arkitekt në Hamburg. E veçanta e tij është se disa nga veshjet më të bukura të gardërobës i ka blerë në sektorin e femrave. Aureli gjen bluza dhe aksesorë të ideuar për femra dhe i kombinon aq bukur, sa është e pamundur të thuash se ato nuk janë konceptuar si veshje meshkujsh. Për arkitektin e ri, etiketimi nuk ka asnjë vlerë. Nëse i pëlqen diçka dhe i rri bukur, ai e blen. Nuk ka
rëndësi nëse këto veshje janë për femra apo meshkuj...
Na shpjego në shumë pak rreshta, se çfarë është kjo ideja e të blerit veshje për vete në sektorin e femrave në një butik...
Shpesh kemi parë që shkrimtarë apo regjisorë të ndryshëm, kur duan të përshkruajnë të ardhmen në veprat e tyre, përfshijnë një detaj të “çuditshëm”: femra dhe meshkuj të veshur njësoj. Duke filluar që nga kominoshet në librin “1984” të Xhorxh Oruellit dhe deri te palltot e lëkurës dhe syzet e diellit në filmin “Matrix”, një nga karakteristikat e së ardhmes së imagjinuar është shkëputja nga veshjet e ndara në bazë gjinore, duke u zëvendësuar me diçka funksionale dhe utilitare. Për mua, e ardhmja është tani. Vitet e fundit, shtëpi të ndryshme mode dhe butikë hipi kanë filluar të prodhojnë atë që quhet veshje gjinore neutrale (gender-neutral), pa gjini (gender-free); veshje që mund të vishen edhe nga femrat, edhe nga meshkujt. Në fakt, veshje të tilla ka pasur gjithmonë në historinë e njerëzimit, por në vitet ‘60-‘70 u has për herë të parë termi “uniseks”, derisa xhinsi bëri revolucionin dhe një homogjenizim të caktuar të veshjeve. Ndërkohë që në shekullin XX, femrat filluan të vishnin gjithnjë e më shumë veshje të meshkujve, tani mendoj se shohim një revolucion tjetër seksual, pasi meshkujt gjithnjë e më shumë priren të veshin rroba që fillimisht kanë qenë të destinuara për femrat.
Si fillove të blije dhe përshtatje veshje femrash për vete?
Gjithçka filloi rastësisht dhe më pas u kthye në një nevojë e domosdoshmëri për mua. Kam qenë gjithmonë i frymëzuar nga David Bowie dhe Freddie Mercury, të cilët kanë thyer çdo tabu dhe kanë kaluar çdo kufi për sa i përket modës e të veshurit, por nuk mund të them se ky është shkaku pse e bëj këtë. Besoj se ka ardhur si pasojë e përpjekjes sime për të gjetur rroba që përputhen me mënyrën time të të veshurit dhe mënyrën se si dua të shpreh veten.
Cila ka qenë gjëja e pare që ke blerë në sektorin e femrave?
Nuk është se kam pasur një ide apo plan për të filluar një zakon të tillë. Në fakt, e gjithë kjo nisi rastësisht. Dikush kishte lënë një bluzë vajzash në sektorin e meshkujve. Besoj se na ka ndodhur të gjithëve që kur jemi futur në një dyqan, e kemi pasur të vështirë për të dalluar nëse një rrobë e caktuar është për vajza apo për djem. I tillë ishte edhe rasti im. Mora bluzën, bëra provë dhe më pëlqeu ndjesia e rehatisë që më dha, kështu që nuk u mendova dy herë për ta blerë. E kam kuptuar disa javë më vonë se ajo që kisha blerë ishte një bluzë për vajza. Por nuk u shqetësova aspak dhe as nuk mora mundimin për ta kthyer. Më pëlqente dhe ndihesha rehat. Përse duhej të shqetësohesha se për kë ishte ideuar bluza? Përkundrazi, kjo më solli ide dhe mundësi të reja se si mund të eksploroja dhe të eksperimentoja me pamjen time
E ke pasur ndonjëherë kompleks këtë zakon të ri? Jo. Mbase në fillimet e mia nuk e kam shprehur aq hapur, por jo për faktin se jam kompleksuar. Unë gjithmonë jam udhëhequr nga rehatia, kur vjen puna te veshjet. Për mua, veshja është reflektim i asaj që jemi dhe kjo është mënyra e parë për të treguar veten kur takojmë dikë. Në momentin që unë ndihem rehat me atë që kam veshur, nuk më duket më e nevojshme për ta pompuar dhe shpallur me të madhe faktin se rrobat që kam veshur janë ideuar për vajza. Nuk e kam kuptuar pse gjithë këto kufizime, pse duhet të ndjek rregullat që dikush tjetër ka vendosur për mënyrën si
unë vishem. Jam një person që më pëlqen të jetoj pa kufizime.
Ndodh që miq apo vëllai yt i pëlqen edhe për vete gjërat që ti vesh. U ke thënë nga vijnë ato? Më ka ndodhur shpesh. Pothuajse në çdo blerje më ka qëlluar që rrobat që kam blerë, të pëlqehen edhe nga shokët apo të afërmit e mi. Madje edhe më pyesin për dyqanin
ku i kam blerë ose bëjnë porosi që t’u blej edhe atyre. Ka pasur raste kur u kam treguar se i kam blerë në sektorin e femrave dhe aty pastaj ndërrojnë mendje dhe nuk i pëlqejnë më (qesh). Prandaj tani e them më rrallë nga vijnë rrobat e mia. Por e ndiej se një ndryshim i përgjithshëm vjen në shoqërinë tonë. Njerëzit duan dhe duhet të shihen si individë, në vend që të marrin etiketime të ndryshme.
Cila është gjëja e fundit që ke blerë në sektorin e femrave?
Jo më pak se para dy javësh bleva një palë shapka, të cilat i vesh çdo ditë. Në fakt, kushdo që i ka parë, i ka pëlqyer dhe kanë kërkuar edhe për vete, si vajza dhe djem.

Vijon ne faqen e dyte