Brajani dhe Tiena festojnë në kuzhinë me mami Idën; si përgatitet keku lëpirëse

+

kekeke lepir
Të gjithë e dimë dhe të gjithë duam që fëmijët tanë të ushqehen shëndetshëm. Të hanë sa më shumë fruta e perime. Por, po
ashtu, e dimë sesa e vështirë dhe në disa raste, sa e pamundur është kjo. Po aq e vështirë është edhe t’i përfshish ata, në diçka që nuk është lojë.
“Në kuzhinë me mamin” është nga të vetmit vende, ku të bësh duart “pis”, është vërtet diçka e mirë. Kjo, jo vetëm afron fëmijët me ushqimin e vërtetë, por edhe i bën protagonist në diçka që deri tani e kanë parë si spektatorë. Në këtë mënyrë, kënaqësia
dypalëshe e përfshirjes së tyre në këtë proces, është e garantuar. Po aq i garantuar është edhe rezultati (apo përmbushja e qëllimit fillestar): Ata do ta hanë me shumë kënaqësi diçka që e kanë përgatitur me duart e tyre të vockla.
Personazhet tanë, Brajani dhe Tinea, I kanë treguar mami Idës se edhe ata dijnë të gatuajnë dhe të realizojnë gjëra të bukura në kuzhinë. Ja një recetë prej tyre…

Fotografia Armand Habazaj

lepireeeese

PËR BRUMIN:
Kek i gatshëm 350-400gr
Prevede ose marmelatë frutash
Shkopinj plastikë lëpirësesh ose
shkopinj akulloresh

PËR ZBUKURIMIN:
Çokollatë e bardhë e shkrirë,
1 paketë
Çokollatë e zezë e shkrirë,
1 paketë
Arra të grira
Biskota të grira
Sheqerka të grimcuara, etj
Në një enë qelqi thërrmoni kekun dhe shtojini marmelatën ose mjaltin apo lëngun e një reçeli, derisa brumi të lidhet. Më pas ndajeni në topa të vegjël me madhësinë e një lëpirëseje. Vendosini në një tabaka dhe lërini në ngrirje për 30 minuta. Më pas ngulni në secilin prej tyre
bishtin plastik, kalojini në çokollatën e shkrirë e në fund, tek arrat e thërrmuara ose zbukurimet e tjera.
KËSHILLË: Sipas dëshirës, mund t’i jepni kekëve-lëpirëseve, format që doni. Çokollatën, e cila duhet të jetë pa përbërës të tjerë brenda, mund ta shkrini shumë lehtë, për disa sekonda, në mikrovalë.