Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Prej imazhit të “My Living”, të gjithë presin jetë të shëndetshme. Por nuk është kjo arsyeja prej së cilës prezantuesja ka ndryshuar shumë gjera në jetën e përditshme. Ka ca histori dhe persona që e frymëzojnë. Aq sa të interesohet për një komplet çaji më tepër sesa për rrobat e reja të sezonit. Për Brunilda Lahen, prej një sezoni prezantuese e “My Living” duhet të jetë më e lehtë dhe më e vështirë që të bëhet si personazhet të cilët ajo i sjell çdo javë në ekran apo i ka intervistuar në revistë. Sepse ndryshe nga të tjerët që mund të vijojnë të ruajnë stilin e jetës së tyre, prej saj njerëzit presin që dhe në jetën private edhe ajo të jetë pjesë e filozofisë së jetës së “shëndetshme”. Por duket dhe më e thjeshtë, sepse ky kontakt kaq i dendur e vë përpara të tjerëve në dijeni për çdo gjë të re dhe i mëson me dhjetëra truke dhe ide që të tjerëve nuk u shkojnë fare ndër mend. “Duke qenë se jam vazhdimisht në kërkim dhe prezantim të personazheve që kanë një stil jetese të shëndetshëm është e vërtetë që njerëzit rreth meje presin që edhe unë të kem një stil po aq të shëndetshëm, krijues dhe frymëzues. Megjithatë mendoj se ky është një proces drejt të cilit po shkoj dalëngadalë. Një vit më pare kur iu bashkova Living, revistës dhe kanalit Living HD me emisionin “My Living”, më thanë se njerëzit që do të takoja do të ndikonin në jetën time. Ka kaluar një vit dhe unë kuptoj se shijet e mia kanë ndryshuar, dizajni dhe personazhet e “Living” më kanë bërë të prirem ndaj një jete më të shëndetshme ku i kushtoj më shumë kohë vetes, pasioneve të mia. Në Living vërtetova shprehjen se kur ndihesh mirë me veten, reflekton mirësi e pozitivitet me këdo që të rrethon”.
Vijon në faqen e dytë
Ndërkohë që shumëkush është skeptic teksa lexon vërdallë të shkruhet apo të bëhen emisione për jetën e shëndetshme, duke menduar se kjo është një modë që do kalojë si gjithë të tjerat apo se është një mënyrë për të tërhequr vëmendje e për të shitur revista dhe programe, Bruna mendon krejt të kundërtën: “Për shkak të profesionit sigurisht që kisha lexuar dhe takuar njerëz të cilët bënin një stil të shëndetshëm. Nuk e kam menduar ndonjëherë që kjo është një mënyrë me të cilën mund të shesësh më shumë në vendin tonë. Madje mendoj se është sfidë më vete të promovosh e të propozosh pareshtur këtë stil jetese ndërsa njerëzit në përgjithësi për shumë arsye priren ndaj ‘zgjedhjeve të shpejta’ dhe nuk ndalen të reflektojnë apo t’i japin kohë gjërave të vogla të cilat bëjnë ndryshim të madh në jetën e secilit”. Duke qenë në kontakt të përditshëm me personazhe të ndryshëm, Bruna ka pasur fatin jo vetëm t’i takojë nga afër, por t’u futet dhe nëpër shtëpi apo në vendet e tyre intime, të shohë si jetojnë dhe të mund të frymëzohet nga ndokush prej tyre. Ndër më frymëzuesit ajo pranon se është Edi Gogu, bashkë me grupin e saj të mikeshave. Që nga ai takim me Brunën, për një shkrim në revistë, vetë Edi ka këndin e saj brenda “Living” kurse vetë Bruna do ndryshonte pak nga pak mënyrën e jetesës. “Edi është ndër ata njerëz që të frymëzojnë dhe të ndryshojnë këndvështrimin për jetën me një takim”, - tregon Bruna, - “ajo gjente kohë për gjithçka të shëndetshme dhe për pasionet e saj. Kujdeset për dy blogje “profamilja” dhe “pijmë një caj e flasim”. Është nëna e tre fëmijëve për të cilët kujdeset vetë. Zgjodhi të ishte nënë dhe bashkëshorte me kohë të plotë, por të mos hiqte dorë nga gjërat që i pëlqenin për vete. Ka disa rutina gjatë ditës të cilat nuk i ndryshon asnjëherë si për shembull çaji i pasdites, të gatuarit e ëmbëlsirave dhe servirja me shumë kujdes dhe e zbukuruar e gjithçkaje që përgatit. Ajo edhe produktet e higjienës dhe kozmetike që përdoren në familjen e saj, i gatuan vetë”. Brunilda Lahe nuk ka arritur ende deri në atë pikë sa të prodhojë vetë në shtëpi sapunët, por ndikimi i Edit dhe mikeshave të saj ka bërë që të nisë të interesohet më shumë për çajin dhe të mirat e tij në organizëm. Kështu që pasditeve ajo nuk pi më kafe dhe e ka zëvendësuar atë me çaj, një arsye e mirë kjo për të ftuar në shtëpi dhe mikeshat e veta. “Kam blerë servisin e çajit”, - thotë ajo, - “dhe për të plotësuar shijet e mia dhe të mikeshave kam gjithmonë shtatë lloje çajrash në shtëpi. Muajt e fundit nëse hyj në një dyqan shkoj menjëherë në këndin e aksesorëve të shtëpisë, pastaj te veshjet. Në shtëpi kam të paktën 3 kënde ‘Living’, të cilat i kam ‘arreduar’ vetë, duke ndjekur rubrikat e ndryshme të revistës dhe i kam quajtur: këndi i çajit, këndi i kujtimeve, dhe jam në proces me ballkonin, ku po krijoj një kënd çlodhjeje me lule, ku nuk duhet të marr me vete as telefonin, as laptopin apo diçka tjetër”.
Më living se kaq?!
Fotografia: Armand Habazaj
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...