«Çdo gjë në jetën time ka ardhur pa plan» Afërdita rrëfen si i ndryshoi jeta pas martesës

+

aferditia

Në një intervistë ekskluzive për living Afërdita shprehet se Jakubi i ka ndryshuar vërtet jetën ! Modelja shprehet se bashkëshorti e ka bërë një njeri më të mirë, më të dashur
Nga Santana Çomora, FOTOGRAFIA: ARTAN KORENICA
Kush është ai që vendos për planet e së ardhmes në familje, ti apo Jakubi?
Besoj se, në mijëvjeçarin ku jetojmë, nuk ka më vlerë kjo pyetje. Vendimet në familje janë të përbashkëta, sepse për sa kohë thua “familje” do të thotë që gjithçka ndahet mes të gjithë anëtarëve të saj.
Si të thërret Jakubi? Keni ndonjë fjalë përkëdhelëse tuajën?
(Qesh) Kubi gjen gjithnjë fjalë të bukura për mua, së fundmi ka nisur të më thërrasë “zog”.
Kur mendoni ta shtoni familjen? Do të doje që fëmija i parë të jetë djalë apo vajzë?
Çdo gjë në jetën tonë vjen spontanisht dhe pa e menduar, ashtu siç ka ardhur takimi ynë, lidhja, fejesa jonë, po ashtu dhe dasma. Edhe këtë do t’ia lëmë çastit dhe Zotit, por për momentin do të mundohemi të shijojmë dashurinë dhe jetën tonë të re si burrë dhe grua, që e kemi filluar vetëm disa kohë më parë.

37a17659307853e07d07ead8292fc69b
Sa ka ndryshuar jeta e Afërditës pas martesës? Ka ndryshuar ritmi, përshtatja me bashkëshortin apo asgjë prej këtyre?
Përveç unazës në gisht dhe faktit që më duhet ta quaj bashkëshort, çdo gjë tjetër është e njëjtë.
Çfarë bashkëshorteje është Afërdita? Sa kujdesesh që çdo gjë të shkojë mirë? Sa e kujdesshme je ndaj shtëpisë e bashkëshortit?
Besoj se jam një bashkëshorte e mirë, por për këtë notën e jep Kubi dhe deri tani nuk ka ankesa. Më pëlqen rregulli dhe përpiqem që të kem gjithçka në kontroll kur jam në shtëpi.
Sa gatuan Afërdita? Cili është ushqimi i preferuar i Jakubit? Ke mësuar të gatuash ndonjë pjatë tradicionale shqiptare?
Në fakt, kohët e fundit kam shumë qejf të gatuaj dhe çdo ditë provoj të bëj diçka të re. Kam provuar të bëj edhe pjata tradicionale shqiptare, por nuk ia kam dalë t’i bëj aq të mira sa mami im.
Çfarë të pëlqen nga Praga dhe çfarë nga Miçigani?
Ka plot gjëra, të cilat të bëjnë ta duash një qytet/shtet. Në Pragë më pëlqen arkitektura, fakti që distancat janë të afërta, ndërsa nga Miçigan, në përgjithësi dua shumë energjinë e njerëzve. U rrita atje dhe më lidhin shumë kujtime me atë vend.
A ke filluar të mësosh ndonjë fjalë çeke?
Po, disa fjalë.
Mes kujt po jeton tani: mes Pragës dhe Miçiganit?
Pragë – Majami - Nju Jork - Miçigan - Shqipëri. As unë nuk e di ku po jetoj.
Sa e lidhur je me shtëpinë apo je gjithmonë në lëvizje dhe shtëpinë e ke si hotel?
Jo, jam shumë e lidhur me shtëpinë. Kur ndryshoj vendndodhjen për një kohë të gjatë, nuk jam edhe aq rehat.

FASHION STYLIST: NIKO KOMANI MAKE UP ARTIST: SUELA CANGU
FLUTURO ME BALONË: HOT AIR BALLON ALBANIA

aferw