Nutricionistja Diola Dosti bën publike videon plot puthje e prekje me partnerin e ri
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Stilistja shqiptare Ema Savahl (Ema Koja) që prej vitesh është një zë i njohur në Amerikë, këtë herë është frymëzuar pikërisht nga një vajzë shqiptare. Sigurisht, që produkti do të ishte një sukses i vërtetë! Dy shqiptare : njëra stiliste dhe tjetra modele, një bashkim perfekt në një set fotografik.
Cindy Marina është muza e këtij koleksioni. Ema njihet me të që kur Cindy ishte fëmijë. Është vajza e miqve të saj të fëmijërisë ( Kristinës dhe Adrianit ), të cilët prej vitesh jetojnë në Kaliforni.
“ U frymëzova rastësisht. Kapa çastin. Cindy-in pothuajse e kam rritur. Ka një harmoni të paparë të tipareve, një qafë të gjatë, sy të mëdhenj jeshil si Twiggy, modelja e famshme e viteve 60-të dhe një trup fantastik, si modelet e Victoria Secret. E gjithë kjo atmosferë më bëri të krijoja një skenar në mendjen time. Pasi u konsultova me fotografen Natasha Kertes dhe gjithë grupin, arritëm që të finalizonim një art të vërtet me këtë koleksion, të cilin e quajta Botanica. Editoriali rezultoi i suksesshëm dhe shumë revista të modës, dy prej fotove i përdorën për kopertinat e tyre”.
Më shumë sesa për tendencat dhe materialet që ka përdorur, Ema më flet për vajzën shqiptare Cindy-in, për thjeshtësinë që e karakterizon, talentin e saj në volejboll dhe pasionin për modën. Rastësia është mbreti i botës! Kjo është po aq e vërtet, sa ndonjëherë vetëm nga përshkrimi që të kaë bërë për dikë, ai të duket i njohur. Kështu ndodhi dhe me mua. Them rastësi, pasi Cindy u gjend pikërisht në kohën dhe në vendin e duhur në momentin që unë po interesohesha për të. Përshkrimi që më kishte bërë Ema ishte më shumë se i vërtetë. Përveçse me një bukuri princeshash, Cindy ishte një vajzë e rritur mirë nga dy prindër që përkujdeseshin edhe për detajin më të vogël për të. E qetë, e ëmbël dhe mjaft e edukuar, por nga ana tjetër një luftarake në lojë, aktive si dhe një regjisore në parket. E rritur që e vogël me dashurinë për lojën në skuadër nga dy prindër volejbollistë, Cindy mori më të mirat : disiplinën dhe frymën në grup. Këtë vit ajo përfaqësoi denjësisht ngjyrat kuq e zi në Kampionatin Europian të Volejbollit, që u zhvillua në qytetin e Durrësit në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”. Erdhi posaçërisht nga Amerika vetëm që të jepte kontributin e saj për kombëtaren e femrave.
Vijon në faqen e dytë (Fotogaleri)
Në skuadër ajo, më e vogla e skuadrës vetëm 17 vjeç në pozicionin e pasueses, tregoi se kishte një shpirt luftarak, për të sfiduar veten edhe në Shqipëri. Në Kaliforni, në vendin ku ajo ka lindur e është rritur luan për Ligën më të mirë të volejbollit, Forza 1. Në fushë dallonte për elegancë në gjuajtjen e topave, harmoni të përkryer të lëvizjeve trupore me teknikat sportive. Dukej si një balerinë në fushën e sportit.
“Nëpërmjet lojës që bëra doja të tregoja dhe një anë tjetër timen. Të vishja fanellën e kombëtares ishte shumë krenari, ndërkohë që të bëja një lojë të mirë e shtonte dyfish këtë përgjegjësi. Qëllimi im ishte të fitoja jo vetëm për ekipin tim, por mbi të gjitha për vendin tim. Përvoja për të luajtur për Shqipërinë me Kombëtaren ishte më e rëndësishme sesa të fitoja pikë. Kjo ishte një përvojë që nuk do ta harroj kurrë. Ekipi ynë mundi Poloninë dhe Bjellorusinë dhe kjo ishte një arritje për ne”. Për Cindy-in ishte hera e parë që vinte në Shqipëri, por siç thotë dhe vetë ajo : - “Shqipëria ka qenë gjithmonë pjesë e imja pasi prindërit ma kanë ushqyer dashurinë për këtë vend dhe më kanë folur shumë rreth njerëzve dhe vendeve ku ata kanë jetuar. Më kanë rrëfyer për vendlindjen e tyre, Shkodrën, për kalanë e Rozafës, për liqenin dhe plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë. Gjëja më e rëndësishme për mua është familja. Jemi shumë të lidhur me njëri tjetrin”. Që e vogël Cindy ka pasur edhe një pasion tjetër : e intrigon bota magjike e modës. “ Nëna ime dhe unë gjithmonë flasim e rrahim mendimet mbi të bukurën , si në veshje dhe në mënyrën e të jetuarit. Volejbolli është jeta ime, ndërsa moda është pasioni që duhet ushqyer çdo ditë” - më thotë Cindy. - Duke qënë vajza e vetme e një familje të përbërë nga dy vëllezër, ajo është princesha e familjes. Kështu e quajnë : Cindy Princesha.
Sporti është po aq i bukur, sa dhe bota e modës. Disiplina dhe pasioni janë dy gjëra të rëndësishme që do t’i shërbejnë 17 vjeçares në rrugën e jetës. Në cilën nga këto të dyja do shkëlqejë më shumë, nuk e dimë. Por, dimë ama që pasioni po të punohet ka një rezultat të shkëlqyer : dy cilësi që Cindy di ti zotërojë mjaft mirë.
Nga : Santana Çomora, Koleksioni : Botanica nga Ema Savahl Couture, Fotografia : Endrit Mërtiri
{gallery}fotogaleri2016/cindy{/gallery}
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...