Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Kur vijnë festat e fundvitit, na ndodh të magjepsemi e shpërqendrohemi nga rutina, por kjo nuk i ndodh Eglien Laknorit, aktorit komik të spektaklit “Apartamenti 2XL”. “Nuk jam fare I lidhur emocionalisht me festat, - rrëfen ai. - Jo vetëm me ato të fundvitit, por me çfarëdolloj feste. Unë mendoj se janë pagane dhe pa asnjë lloj lidhjeje shpirtërore. Nuk më japin asnjë lloj kënaqësie, përveçse më duken kot fare. Këtë e them sinqerisht. Vlerësoj Krishtlindjen dhe Pashkën, sepse jam besimtar i krishterë dhe këto dy data janë më të rëndësishme, sesa festat e tjera. Përgjithësisht, të gjitha festat i kaloj në shtëpi. Ka ndodhur që bashkë me bashkëshorten e kemi kaluar Krishtlindjen në Itali, pranë miqve tanë, dhe na bënte kureshtarë fakti se si ata e festojnë Krishtlindjen.
Nuk dalin fare nga shtëpia. Mbyllen brenda në orën 12:00 të drekës deri në orën 12:00 të natës. Hanë e pine dhe rrinë me njëri-tjetrin. Sivjet do të jem në shtëpi për festa. Festat e mia janë shumë intime. Mjafton të kem 2-3 veta pranë dhe për mua është çdo ditë festë. Ndaj, kur kam ata afër, ndiej një mbushje në shpirt dhe jam shumë i lumtur që jetoj me gjithë familjen time. Jemi familje harmonike, me ato zënkat e lezetshme. Pemën e bën mamaja, vetëm ajo e ka qejf. Ne të tjerët, edhe po të mos e kemi, nuk e kemi merak. Unë kam lindur në vitin 1981, i bie fundi i komunizmit-fillimi i demokracisë, dhe nuk është se në atë kohë këto dy festa kanë pasur ndonjë frymë kaq festive. Nuk më sjell shumë nostalgji ajo periudhë. Edhe bredhi më duket kot, pa kuptim. E kam zbukuruar deri në klasë të 4-t, por pastaj jo më. Nuk e di se ç’do të bëj kur të jem me fëmijë, por për momentin mendoj se është fare pa kuptim. Besoj te përditshmëria dhe jo te datat,” - përfundon Eglieni.
Elona Jaçellari, Fotografia Armand Habazaj
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...