Elbasan i bukur Elbasan; me Xhani Shqerrën në zbulim të qytetit

+

cxhahnini

My Living” për një ditë bëhet “My City”. Prezantuesi i program it të ndjekur në TRING dhe Vizion + rrëfen për ne qytetin e bukur të lindjes, Elbasan in, duke na bërë një guidë nëpër vendet më të rëndësishme për vendas it e të hua jt; që nga më antiket, si Kisha Arbëreshe dhe Kalaja e deri te më modernet, si shëtitorja apo stadium i kombëtar “Elbasan Arena”.

Nga Gentian Minga, Fotografia Armand Habazaj

Elbasani ka nxjerrë shumë artistë, sigurisht, por Xhani Shqerra është pa dyshim një nga figurat më përfaqësuese të tij. Sidomos gjatë viteve të fundit, pas rikthimit nga Italia, ku ai kaloi një pjesë të madhe të fëmijërisë dhe të rinisë, prezantuesi i My Living është lidhur fort me vendlindjen dhe investon shumë kohë e ide aty. Aktualisht punon si menaxher i evenimenteve kulturore që organizohen nga bashkia e qytetit e ka zgjedhur të jetojë në Elbasan, ndonëse mundësitë për t’u zhvendosur në kryeqytet nuk mungojnë. Për më tepër, puna me programin “My Living”, që është bërë menjëherë i dashur për publikun, e mban të lidhur me kryeqytetin; por, duke shfrytëzuar rrugën jo shumë të gjatë, vetëm 35 minuta me makinë, preferon që në mbrëmje të kthehet në shtëpi, tek e ëma, qyteti, miqtë e të afërmit elbasanas. I ndërgjegjshëm për lidhjen e fortë që ka me qytetin, Xhani thotë me vetëbesim se nuk u befasua kur nga redaksia e revistës i erdhi ftesa për të qenë pjesë e rubrikës Living the City. Kush e njeh nga afër, e njeh mirë këtë anë të tijën, por edhe kush e njeh thjesht nga ekrani, e ka të pamundur të mos e lidhë atë me Elbasanin. “Kam jetuar në shumë vende. Për ca kohë kam qëndruar edhe në Tiranë, por askund nuk ndihem si në shtëpi, përveçse në Elbasan”, na thotë, teksa është duke pozuar me bugaçen në dorë, simbol i qytetit. Të bën përshtypje se si një djalë i rritur në Milano, i mësuar me metropolin, parapëlqen një qytet më të vogël e të thjeshtë, por Xhani më shumë pëlqen që të krijojë një stil europian jetese në vendlindje, sesa të arratiset në Europë për një stil jetese që i përshtatet. Përfshirja në aktivitetet kulturore të
qytetit përputhet më së miri me formimin e tij. Edhe pse një artist me natyrë gjithëpërfshirëse - këndon, prezanton, realizon interiere, organizon festa, merret me menaxhim e marketing - studimet e fundit të Xhanit kanë lidhje pikërisht me këtë që bën sot e ku gjithashtu dëshiron të përqendrohet në të ardhmen. Ai ka përfunduar një master për Menaxhimin e Institucioneve Europiane Kulturore, zgjedhje e qëllimtë, sepse paçka televizionit, të cilin e dashuron si ditën e parë, Shqerra e sheh veten në të ardhmen në sektorin e shërbimit publik.

AHP 6032

Xhani mendon se dashuria e tij për elegancën, klasin e të bukurën ka lidhje me origjinën, pasi elbasanasit “e duan të bukurën, i gëzohen jetës, i marrin gjërat me optimizëm”. Një arsye pse program i tij, “My Living”, është aq i ndjekur edhe në Elbasan. “Emisioni ka marrë përmasa ndërkombëtare”, shton. “Jo vetëm nga Elbasani, Tirana apo qytete të ndryshme të Shqipërisë, por na shkruajnë edhe nga përtej oqeanit. Ky program pasqyron atë Shqipëri që duam, që është mire të promovojmë. Plot ngjyra dhe jetë, plot shpresë. Programi ka vendosur një standard të ri në mënyrën si trajtohen tematikat në gazetarinë e stilit të jetesës”. Jo thjesht pse e prezanton “njëri nga ata”, por elbasanasit e duan “My Living”, diçka që e kupton qartë, kur, gjatë shërbimit fotografik, Xhanin e ndalojnë vazhdimisht të rinj e të reja dhe kërkojnë të bëjnë një foto me të. Duket sikur ka një çelës magjik në dorë, që hap të gjitha dyert e qytetit të Elbasanit, sepse kudo shkojmë, na presin krahëhapur. Mjafton një telefonatë dhe kemi liri veprimi në çdo vend të qytetit. Xhani është gjithë kohës duke takuar njerëz, duke shkëmbyer një bisedë të shkurtër, një përqafim, sepse këtu e njohin të gjithë. Ende pa e shprehur ai këtë dëshirë haptazi, ne si staf kemi filluar ta ngacmojmë, duke i taksur rolin e kryebashkiakut në të ardhmen. Kjo gjë i pëlqen; mesa duket e ka në planet afatgjata, ndonëse me diplomaci, nuk shprehet qartë në lidhje me këtë (falë rubrikës “Living Ambassador” në “My Living”, ka mësuar edhe ai shumë nga diplomacia). Por nuk do të ishte aspak çudi që pas disa vitesh të kthehemi sërish këtu, kësaj here për të takuar Xhanin, kryetarin e bashkisë së Elbasanit; ajo çka na bën të mendojmë kështu është njohuria që ka për qytetin, pasioni e dashuria me të cilin flet për të teksa na bën guidën, qëndrimi si politikan kalibri, i veshur me kostumin karakteristik, prej të cilit ka marrë përcaktimin si njeri me shije dhe elegancë.

AHP 5825

Coffee House bar
Na pret në kafenenë “Coffee House”, ku çdo ditë ha mëngjes, bashkë me kushërinjtë e tij. “Jam shumë i lidhur me familjen e madhe”, tregon Xhani. “Dëshiroj që mëngjesin, sidomos gjatë fundjavës ta kaloj me ta. Kjo kafene mirëpret edhe shumë të huaj, por është hapur kryesisht për familjarë. Turistët e preferojnë shumë, kjo për stilin e veçantë, midis bistros franceze dhe çajerisë angleze. Ky stil më bën të ndihem si në shtëpi”. Kur thua mëngjes në Elbasan, ke thënë natyrisht edhe bugaçe. Ky gatim simbolik dhe domethënës për qytetin është tepër i rrallë, sepse është në thelb një simite me petull brenda. Pra, bukë me bukë. Kjo recetë daton që nga periudha pagane e qytetit dhe është dëshmi e varfërisë, pasi ajo qartazi është shpikur për të dhënë shumë kalori, me pak përbërës: gjalpë dhe miell. Një mjeshtri në shije, që fatmirësisht ndihet ende në rrugicat e Elbasanit. Shkalla e kësaj kafeneje i kujton Shqerrës ato të shtëpisë së tij të vjetër, shkallë tipike elbasanase, ku bashkë me motrën hanin mëngjesin, që pastaj shpengueshëm të vraponin jashtë, ku i priste loja.

AHP 5935

Shtëpia-muze etnografik

Përpara kësaj shtëpie muze etnografik, ku është ilustruar këndshëm stili i vjetër i jetës në një shtëpi të kamur elbasanase, ndodhet busit i artistit Isuf Myzyri, mjeshtër i këngës popullore të Shqipërisë së Mesme. Ai është njëkohësisht autor edhe i hitit vendas, “Elbasan, i bukuri Elbasan”. Elbasanasit janë rritur me këngët e tij. Në brendësi të muzeut, mund të njihesh gjithashtu me vlerat arkitekturore të shtëpive të dikurshme elbasanase. Arredimi i brendshëm është i mirëmbajtur dhe dëshmon mikpritje, por edhe art me sixhadet e veshjet e punuara për merak apo standard jetese me enët e mrekullueshme të bakrit, të punuara me dorë.

Stadiumi
Një vend që çdo sportdashës duhet ta vizitojë të paktën një herë në jetë, pasi mbetet shtëpia e Kombëtares së Shqipërisë. “Elbasan Arena” ka hyrë sigurisht në histori pas rindërtimit të tij dhe klasifikimit si një vend ku mund të luhen ndeshje ndërkombëtare. Qyteti nuk shquhet vetëm për stadiumin, por edhe për lojtarët. “Kontributi i lojtarëve elbasanas ka qenë gjithnjë I konsiderueshëm, prandaj për vetë historikun dhe vlerat arkitektonike që mbart ky stadium, duhet vizituar patjetër”, thotë Shqerra.

Living