Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Nga: Santana Çomora Fotografia: Edvina Meta
Të flasësh për modë dhe për tendencat më të reja, jo domosdoshmërisht do të thotë të flasësh për femrat. Gjatë kësaj periudhe, Living ka prezantuar plot vajza, të cilat, pasionin për të bukurën dhe modën e kanë në ADN, duke na frymëzuar dita-ditës me të rejat më të fundit. Edhe pse vonë, ne mendojmë se ka ardhur koha t’i kushtojmë pak rëndësi edhe meshkujve, të cilët, ashtu si ne femrat, kanë stilin e tyre të të mbajturit. Në vendin tonë janë të rrallë ata që dinë të kurojnë veten dhe të dallohen për mënyrën se si vishen dhe ata që janë bien në sy menjëherë. Në fakt, stilin nuk mund të na i dhurojë askush, edhe pse mund të vishemi nga një stilist i njohur. Ashtu si shumë gjëra të tjera, ai mbetet personal, duke u shndërruar në një lëkurë të dytë.
Elkier Shukle është 27-vjeçari nga Elbasani, që di të ndërthurë mjaft mirë të gjitha stilet, si atë sportiv, ashtu edhe atë klasik. Është i pari që vjen në këtë rubrikë të re për të na folur më shumë rreth meshkujve fashionistë. I qeshur, i çiltër dhe mjaft pozitiv, ai tregon me dashamirësi faktin se në qytetin ku jeton, bie në sy për këtë gjë. Nuk ndihet në siklet, madje kjo e frymëzon që pamja e tij të jetë çdo ditë e ndryshme dhe sa më elegante. Djaloshi nga Elbasani është në kërkim të gjërave të bukura, duke gërshetuar profesionin e tij si futbollist me pasionin për t'i stiluar vetë veshjet e tij. Një pjesë e mirë e gardërobës është ideuar nga vetë ai, që së bashku me të ëmën, në atelienë që kanë përpiqen të sjellin trendet më të reja, duke i bërë në fillim pjesë të vetes. Elkieri kalon orë të tëra duke lexuar e duke u informuar rreth tendencave më të fundit, mënyrës se si t’i gërshetosh disa stile së bashku e si mund të kombinosh ngjyrat me njëra-tjetrën. Është aq i apasionuar pas pasarelave të modës, sa habitesh me informacionin që ka.
Ritmi i ditës së tij bën që të ketë dhe një formë fizike mjaft të mirë, duke ndërthurur orët si trajner i fëmijëve në akademinë sportive, me stërvitjen në palestër, për të patur një trup të lidhur e të shëndetshëm. Elkieri është mjaft i kujdesshëm edhe ndaj ushqimit që konsumon, duke u përpjekur të marrë vlerat e duhura ushqimore.Ai është i ndërgjegjshëm që në rrjete sociale dhe në jetën e vërtetë merr komplimente nga shokët, por kur vijnë nga femrat është gjë tjetër… ndihet më i vlerësuar në optikën e tyre.
"Casual chic është stili që pëlqej më shumë, sepse më jep mundësinë të jem i kuruar edhe në kohën e lirë. Ngjyrat e preferuara janë bluja dhe grija, pa lënë mënjanë ngjyrën bezhë në mjaltë, që gjithmonë më dhuron tjetër ndjesi, duke i dhënë harmoni veshjes."
"Vërtet nuk shpenzoj shumë për pamjen. Blej vetëm gjërat e domosdoshme, si këpucët dhe aksesorët, sepse pjesën tjetër e kombinoj me veshjet që ideoj vetë."
"Të vishesh bukur dhe me elegancë është aftësia për të treguar se kush je, pa pasur nevojë të flasësh."
"Veshja ideale për mua janë pantallonat xhins, këpucët stil moccassins dhe një bluzë me jakë, stil polo, duke thyer pak sportiven me seriozen. Shtoji kësaj pamjeje dhe një triko, e cila mund të kombinohet me këpucët apo me rripin dhe do të jesh mjaft In."
Elkieri nuk është se i jep rëndësi vetëm veshjes. Ai nuk mund ta quajë të plotësuar pamjen pa aksesorët e duhur. Orët janë pasioni i tij. Ka një koleksion të tërë, që nga klasiket e deri tek ato më modernet, për t’i kombinuar me veshjet e duhura, qoftë me një bluzë të thjeshtë apo me një kostum serioz.
Mes këpucëve dhe atleteve, sigurisht që peshorja do të anonte nga atletet, sepse i përshtaten edhe me stilin e të jetuarit.
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...