“Ferma VIP”, Valeri tregon fillimet në modeling: Kam bërë foto të guximshme, lija nam!
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Të intervistosh një gazetar është diçka e veçantë. Bisedat brenda llojit s’janë të shpeshta, andaj janë dhe ato më interesantet. Eraldo Rexho është vetëm 24 vjeç, por është ndër gazetarët më të besuar të “show-biz”-it dhe më i afërti me personazhet. Përse e duan ata kaq shumë atë? Rexho mendon se marrëdhëniet personale i japin një dorë punës si gazetar, as e pengojnë dhe as e dëmtojnë atë...
Çfarë kujton nga fillimet e tua në botën e spektaklit?
Kam qenë i vogël kur kam filluar punë, vetëm 13 vjeç, sot jam 24. E kam nisur në televizionin e parë privat, Shijak TV, ku bëja një emision për të rinjtë. Pastaj, ngaqë më tërhiqte shumë bota e personazheve të spektaklit, u mora me një program kushtuar muzikës. Një hitparade, ku ftonim çdo javë nga një personazh publik. Më vonë, erdhi Gazeta Shqiptare. Sot, bëhen 8 vite që punoj me personazhet. Deri para disa vitesh, më kishin mësuar se duhej të isha ngacmues me njerëzit publikë dhe i tillë isha. Nisa punë në një gazetë që në fokus kishte thashethemet dhe tendencën, siç ishte suplementi Bluetooth në Gazetën Shqiptare. Sa më shumë kohë kalonte, aq më shumë kuptoja se, nga kjo prirje e të qenit ngacmues, po i largoja disi nga vetja njerëzit me të cilët kisha punën e përditshme, personazhet. Derisa një ditë vendosa të isha pak më i rezervuar, më elegant në ofrimin e informacioneve: edhe kur ishin bombastike, i ofroja me tituj më të butë, me një shkrim që nuk ishte as pozitiv, as negativ, në ndryshim nga si kisha vepruar deri atëherë. Pra, nisa të rivendosja kontaktet me personazhet. Kur zbuloja diçka, por nuk kisha foto, nuk e nxirrja.
A është profesionale të mos botosh një lajm?
Jo, s’është edhe aq, por është njerëzore. Lufta mes profesionales dhe njerëzores ekziston gjithmonë. Ka qenë një rast kur më kanë ardhur në redaksi fotot e një personazhi me të dashurën, ndërkohë që ishte i martuar e kishte dy fëmijë. Duhej të bëja një marrëveshje midis këtij skupi që do të ofroja për një ditë dhe ndërgjegjes, pasi do të prishja një familje; zgjodha të mos e prishja unë atë familje. Në pikëpamjen profesionale, kjo është sakrificë, ngase në Gazetën Shqiptare duhej të jepja llogari, duhej të raportoja në çdo mbledhje. Isha I detyruar të gjeja skupe, sepse drejtorja e Gazetës Shqiptare, Anila Basha, i donte skupet e kësaj natyre. Megjithatë, unë kam fshehur lajme asokohe e ky ka qenë një prej tyre.
Vijon në faqen e dytë
Me siguri që të ka ndodhur të nxjerrësh lajme pa miratimin a dijeninë e personazheve. Si kanë reaguar në këto raste?
Po, ka pasur raste kur personazhet më janë mërzitur pasi u kam nxjerrë lajme që i përkasin jetës private, por unë kam vepruar me bindjen se këto lajme do të dilnin gjithsesi në treg. Një rast, siç e diskutuam edhe bashkë pak më parë, është ai i moderatores së njohur, Rudina Magjistari, e cila është një nga personazhet që e kam dashur dhe vazhdoj ta dua shumë. Megjithatë, kur botova lajmin ekskluziv për lidhjen e saj me Xhavitin, ajo u mërzit. Gjithsesi, qejfmbetja mes nesh nuk zgjati, pasi nisur nga dashamirësia me të cilën unë e bëra shkrimin, ajo vendosi që rrëfimin e saj në çift, ta bënte për revistën WHO. Por, ndodh që sido t’i kesh marrëdhëniet me ta, nëse u thua “do të nxjerr këtë lajm”, s’ta lejojnë. Thonë “prit dhe pak, prit dhe pak”. Unë e kam pësuar njëherë nga kjo “pritja”, me Ilva Taren. E kam ditur për fejesën e saj me kohë, por s’e nxora lajmin. Ilva më kërkoi ta shtynim një javë, ndërkohë që javën tjetër e nxorën gazetat konkurrente. Nëse do ta kasha nxjerrë që atë javë, do të kisha qenë I pari e në punën tonë, të jesh “i pari” është jetike. Në një lloj kuptimi, e humba ekskluzivitetin. Në raste të tilla, mërzitem shumë, por prapë preferoj të jem I kujdesshëm. Shkrimet me mllefe nuk më bëjnë mirë as mua, as medies në përgjithësi. Ato nuk sjellin ndonjë të mirë për “show-biz”-in, i cili është shumë delikat dhe I mbushur me probleme. Jo rrallë kam pasur edhe kërcënime për shkak të punës.
Vazhdon të marrësh kërcënime për gjëra pikante që mund të botosh?
Po, por tashmë jam mësuar të bashkëjetoj me këtë. Duke qenë se i njoh të gjithë dhe e di deri ku shkon acarimi I tyre dhe serioziteti i kërcënimit, jam I qetë. Ka ndodhur që kanë ardhur, më kanë kërkuar njerëz që të sqarohemi, kanë pyetur ku e kam shtëpinë etj., dhe në momentin që punon në një medie, adresa dihet. Unë punoja në Gazetën Shqiptare e njerëzit nëse nuk do më dinin shtëpinë, do të vinin të më zinin pritë te dera e gazetës. I kam takuar, I kam qetësuar dhe gjithçka ka kaluar pa pasoja. Nuk kam rënë kurrë pre e dhunës fizike. Më shumë se në përmbajtje, gazetaria e “show-biz”-it e ka fuqinë te lajmi dhe rrjeti i mirë i personazheve. Duket se është kjo pjesa ku ti ke investuar më së shumti...Jam i vetëdijshëm që rrjeti dhe rrethi I njohjeve më kanë bërë këtë që jam sot. Tani që po flasim, sapo mora një mesazh nga Arjan Çani. Gjatë gjithë ditës më ka kërkuar numra telefoni. Një prej tyre ishte ai i Genës. Nuk mund të lidhej me të në 2-3 numra që i dhashë dhe si përfundim, i nisa atë të gruas së Genës. Çani më shkruan: “Je i madh! Si arrin të kesh këto lidhje, deri te gruaja?” (qesh). Një rast tjetër është Fatma, e INtv-së. Ajo kishte ftuar në emision Çiljetën, e cila kishte fikur telefonin dhe Fatmën e kishte kapur paniku. Mora mamin e Çiljetës, as ajo nuk lidhej dot. Mora një shoqen time që e ka shtëpinë aty afër, më gjeti numrin e rojës së pallatit dhe e zgjuam Çiljetën nga gjumi. Ajo ia doli të shkonte në kohë në program. Kjo pra, është puna jonë ndonjëherë; disa gjëra i zgjidhim edhe me rojet (qesh). Ka dhe raste kur prekem, si për shembull, pak javë më parë, kur mora një telefonatë urimi nga e madhja Nexhmije Pagarusha. Ne kemi lindur në një ditë dhe ajo e ka mbajtur mend këtë. Unë jam i pari që di martesat, fejesat, lindjet dhe ndarjet e personazheve dhe kjo është ajo që kam dashur gjithmonë.
Vijon në faqen e tretë
Është e vërtetë se je duke shkruar një libër me rrëfimet më të forta dhe të pathënat e personazheve publike?
Po dhe shumica prej tyre ma kanë dhënë lejen. Kam nisur ta shkruaj, por dua që të kaloj edhe pak kohë para se ta botoj. Janë histori interesante, por dhe të rrezikshme, të cilat mund të prishin balancat dhe të kenë pasoja. As vetë nuk e di se si ma kanë dhënë lejen. Më duket se kam shumë fat (qesh).
Është normal gjithë ky sheqer në marrëdhënien me VIP-at? Mua personalisht më acarojnë këto “o yll”, “o zemër”, “o dritë” kur më dalin nëpër rrjetet sociale dhe aq më shumë, nëpër shkrime gazetash e revistash...
Në gjithë këtë “kripë” nga e cila rrethohemi çdo ditë, mendoj se ka nevojë për “sheqerin” e medies rozë. Edhe personazhet vetë kanë nevojë. I shikojmë vetëm si artistë, harrojmë t’i shohim si njerëz. Sot në Shqipëri ka emra të mëdhenj, që kanë hedhur themelet në art, por nuk gëzojnë asgjë privilegj dhe e vetmja gjë që mbetet për ta janë fjalët e mira.
Me kalimin e viteve, rrjeti dhe besimi më shumë zgjerohet apo ngushtohet?
Zgjerohet dhe forcohet. Sot në faqen time në Facebook kam në menaxhim profilet e Angela Martinit, Bleona Qeretit, Çiljeta Xhilagës, Afërdita Dreshajt, Rovena Dilos dhe të tjerë personazheve që kanë me mijëra adhurues.
Vitet e fundit ke qenë edhe pjesë e produksioneve të mëdha televizive, si Dancing with the Stars, Tu si que vales apo Vizioni i Pasdites.
Po, madje tani po punojmë edhe për një musical, i cili do të jepet përpara Tu si que vales. Kam fatin që drejtuesja ime në këto produksione, Holta Dulaku, më ka dhënë gjithmonë besim, ndaj dua ta falënderoj.
Po të bëj dhe një pyetje alla shqiptare, të tipit “Sa e ke rrogën?”. Kush të mbështet financiarisht për realizimin e revistës? Le ta mbyllim siç i shkon për shtat një shkrimi për një personazh të “show-biz”-it...
Më mbështesin disa biznesmenë që I takojnë tregut të Kosovës. Interesi i tyre është një biznes që do të ndërtojnë në të ardhmen e që ka lidhje me spektaklin, biznesin e argëtimit. Çdo gjë është në emrin tim, revista Who gjithashtu. Jam i lumtur që kam një gjë timen, të cilën e kam ëndërruar gjithmonë. E di, ajo që ëndërroj, gjithmonë më realizohet...
Epo, ëndërro 1 milion dollarë pra!
Për momentin, po ëndërroj Amerikën!
nga Gentian Minga | Fotografia: Endrit Mërtiri
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...