Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Ai e ka pak të vështirë të bëjë planifikime për festat, duke qenë se orët e fundit të vitit e gjejnë gjithnjë në punë. Megjithatë, për Julin, të kalojë Krishtlindjen pranë familjes është po aq e shenjtë sa edhe data e saj. Edhe ky dhjetor, për të ka ardhur me shumë punë e angazhime, por kjo nuk ia zhvesh entuziazmin e festave, për të cilat edhe ai ndjen njëfarë gëzimi. “Ka festa, organizime të ndryshme, por edhe për mua dhjetori është muaji më i bukur. Kam shumë dëshirë të festoj e të ndaj dhurata. Mendoj se kjo dëshira për të festuar është instiktive, se që në nëntor fillojmë ta ndiejmë atmosferën”. Juli ndoshta ka edhe një motiv më shumë sesa të tjerët, për të cilin mund t’u gëzohet këtyre festave. “E dua dimrin sepse nuk e kam qejf verën,” - thotë ai. Jul Deda është baba i dy fëmijëve, të cilët ia nxisin edhe më shumë dëshirën për festë. “Deri diku, dhjetori më lidh me fëmijërinë, sepse gjërat kanë ndryshuar shumë prej atëherë e deri më sot. Por, ndonjëherë edhe kthehem pas në kujtime dhe përpiqem që fëmijët e mi ta kalojnë më mirë sesa e kam kaluar unë.” Në familjen e Julian Dedës, Krishtlindja festohet më shumë, ndaj edhe kjo datë e gjen gjithnjë pranë prindërve të tij në Shkodër, ku familja e njohur e humorit shqiptar (Julian Deda është djali i Zef Dedës, aktorit shkodran të humorit) bëhet bashkë. “Të gjithë jemi natyrë festive,” - thotë Juli dhe ne nuk e kemi aspak të vështirë të fantazojmë se, sofra e tyre, shndërrohet në një arenë humori. Elona Jaçellari/Fotografia Armand Habazaj
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...