Flet për herë të parë në Living, vajza shqiptare e Vittorio Sgarbi

+

sgarbbifd

Alba Sgarbi e bija e personazhit të famshëm televiziv italian, , flet për herë të parë dhe ekskluzivisht për një media shqiptare. Marrëdhënia me babanë, lajmet e pasakta në shtypin italian dhe dyzimi midis dy kulturave e mendësive...

Edhe pse në Shqipëri u bë bujë vetëm verën e vjetshme, lajmi se Vittorio Sgarbi, personazhi kontrovers i televizionit italian, ka një vajzë me një grua shqiptare, është publikuar në Itali prej vitesh. Alba, e cila sot mban më në fund mbiemrin e të atit, është rritur në Shqipëri, ku ka jetuar me gjyshen e saj.
Lajmi se ajo dhe Vittorio kishin një fëmijë bashkë, është publikuar qëkurse Alba ishte fëmijë, por Kozeta nuk është shfaqur kurrë në foto apo video, pavarësisht nga këmbëngulja e gazetarëve. Fillimisht, lajmin e dha programi “Verissimo”, ftesën e të cilit ajo e refuzoi, mandej një grup xhirimi nga “La vita in diretta” ka ardhur deri në Tiranë të flasë me të, por sërish refuzim. As Alba nuk ka dalë në foto, deri këtë verë, kur u shfaq përkrah të atit në kopertinën e revistës “Chi”. Edhe pse nuk thuhet drejtpërdrejt, arsyeja pse ajo vendosi të shfaqet në Living është për shkak se shumë gjëra në shtypin italian janë të pasakta. Janë po ato informacione që merren nga Italia e mandej shpërndahen në mediet shqiptare. “Asgjë e saktë”, nënqesh Kozeta. Vite më parë, kur ishte në proces për atësinë e Albës, media italiane e portretizonte atë si “shqiptarja që kërkon të përfitojë financiarisht nga Vittorio”. Jo në intervistë, por gjatë një bisede të rastit, Kozeta tregon se në të vërtetë, kur e fitoi gjyqin, refuzoi të merrte nga Vittorio mijëra euro dëmshpërblim; i kërkoi vetëm detyrimet minimale për të bijën. Ndonëse spekulimet në shtyp e mërzisnin, nuk pati kurrë tundimin të përgënjeshtronte lajmet e pavërteta. Nuk pati as tundimin të niste ndonjë gjyq, nga i cili do të fitonte para. Lajmi më i pasaktë është sigurisht ai i njohjes së atësisë, që ka ndodhur shumë kohë më parë, por në media është shitur sikur ka ndodhur së fundmi. Në fakt, Alba është rritur me të atin pranë. Ajo e ka vizituar shpesh, flet rregullisht me të, por edhe me motrën më të vogël dhe vëllanë më të madh. Edhe gjatë verës e ftojnë në Itali, por ajo është e dashuruar marrëzisht me Borshin dhe i kalon pushimet atje. Borshi është vendlindja e së ëmës. Përpos kësaj, është pak e ndrojtur dhe e tërhequr nga natyra, kështu që nuk kalon kohë me tepri me familjen përtej detit. Pikërisht droja ka qenë arsyeja përse për vite me radhë, Alba nuk ka dalë publikisht në një intervistë. Një heshtje që e thyen Living...

Vijon ne faqen e dyte