Flori bën një propozim spektakolar për martesë, në Shën Valentin

+

elma marry me
Për Living nga Gentian Minga

Dhuratat janë gjëja më e zakonshme që mund të prisni për Shën Valentin, një propozim për martesë qëllon pak më rrallë. E megjithatë ka plot mënyra për të befasuar e lumturuar njeriun e zemrës; mjafton që surpriza të jetë e personalizuar dhe e përgatitur prej vetë jush e me siguri që nga Kupidi do të vërshojnë shigjetat...në mënyrë origjinale. Lexoni historinë e Elmës dhe Florit...

Unë dhe Florimi jemi takuar në shkurt të vitit 2012, në një ekspozitë ku ai ishte kurator, kurse unë pjesëmarrëse me një projekt. Që prej asaj dite bëhen dy vjet që nuk kalon asnjë ditë pa folur me njëri tjetrin. Në verën e 2012-ës Florimit iu desh të kthehej në Prishtinë
dhe u vendosëm përpara zgjedhjes nëse duhej të mbanim apo jo një lidhje në distancë, megjithatë e provuam. Në maj të vitit 2013 unë u ktheva në Tiranë për pushimet e verës, siç kisha bërë pesë vitet e mëparshme. Ndonëse katër orë larg Elma, arkitekte e dizajnuese, nga Tirana dhe Florimi, arkitekt, nga Prishtina, të dashuruar prej dy vitesh.

florriii elmaa

 

Nga Tirana, Prishtina tani ishte të paktën më afër se me Nju Jorkun. Çdo fundjavë planifikonim udhëtime të ndryshme dhe njërën prej tyre vendosëm ta kalonim në Prishtinë. Flori më foli për çdo ndërtesë e sidomos për “Grand Hotel”, në qendër të Prishtinës, ndërtesa më e lartë e qytetit. M’u duk një ide e bukur të ngjiteshim deri atje lart, por nuk e kisha idenë se Flori po sajonte një surprizë për organizimin e së cilës kishte shpenzuar dy javë kohë dhe në të cilën kishte përfshirë 20 vetë, shumica kolegë. Kur mbërritëm në tarracë para nesh u shfaq një pamje e mrekullueshme. Poshtë në shesh ishin rreshtuar tetë djem, të cilët mbanin te këmbët disa postera. Në një moment, duke kërcyer të gjithë u vunë në radhë dhe kthyen posterat, sipër të cilëve shkruhej: “Elma, ëill you marry me?”. M’u deshën disa sekonda të kuptoja se bëhej fjalë për mua. Kur u ktheva e hutuar nga Flori, ai ishte gjunjëzuar dhe mbante një kuti të vogël në dorë, brenda së cilës shkëlqente unaza e fejesës. Nuk arrija ta besoja! Kishte përgatitur dhe një fjalim të vogël që më bëri për të qarë... e duhet të dini se nuk qaj kollaj! Kjo ishte një nga ditët më të lumtura të jetës sonë”.