Florian Agalliu: “Si më ka ndryshuar jeta, nuk qendroj dot larg nga Mia”

+

ffloerinarn

"Jam rritur në mënyrë tradicionale, me idenë se familja është gjëja më e rëndësishme dhe e shenjtë në jetë. Jam ushqyer me këtë filozofi, ndaj dhe e kam pasqyruar në zgjedhjet e mia".

Vajza e Florit quhet Mia Flores. Mia do të thotë “imja” dhe Flores është bashkimi i emrit të tij, Flori, dhe asaj të bashkëshortes, Renisa. “Jeta ime ka ndryshuar qëkurse u bëra baba. Jo se përpara kësaj kam bërë një jetë të shthurur (se po ta kishte bërë në fakt, do na e tregonte neve?!), por shpirtërisht ndihem më I plotësuar. Jam rritur në mënyrë tradicionale, me idenë se familja është gjëja më e rëndësishme dhe e shenjtë në jetë. Jam ushqyer me këtë filozofi, ndaj dhe e kam pasqyruar në zgjedhjet e mia. Vajza më imponon të kaloj kohë me të, sepse është aq e mirë dhe e këndshme, sa nuk i rri dot larg për një kohë të gjatë. Pjesa e preferuar në marrëdhënien tonë është kur sajojmë
miniteatro, skena filmash vizatimorë. Për shembull, ndonjëherë ajo është Dora Eksploruesja, unë Diego; ose ajo Borëbardha, unë Princi. Të gjitha përrallat e mundshme i inskenojmë gati përditë. Ajo është gjithmonë
personazhi kryesor, kuptohet, princesha, kurse unë jam ose princi, ose shpesh, përbindëshi”. Po ky Flori, pse ia harxhon kohën gocës me përralla, kur ajo mund të luante fare mire për orë të tëra në celular, kështu që dhe prindërit do t’i linte rehat? Kësaj i thonë t’i hapësh punë vetes. Aktrim në punë, aktrim në shtëpi. Ore, më duket se aktrim edhe në intervistë. Se nuk ma merr mendja të jetë vërtet kaq i mirë. Alamet aktori, moderator po se po, jo po dhe baba i mirë! Nuk e kupton thuajse asnjëherë se kur aktorët janë në rol dhe kur vetvetja! Por ama, jam i bindur se në “Blind Test” Flori nuk do të mund të aktrojë.

Gentian Minga