Gazetarja Matilda Terpollari: “10 gjërat që dua të bëj me Lunën përpara se të rritet”

+

mati

Nga Amarilda Duraj, Fotografia Armand Habazaj 

Teksa rrëmoja mes shtresave të kujtimeve të mia, për të gjetur ato të fëmijërisë, të pakta ishin ato ku e shihja veten me prindërit. Ato që kasha ruajtur ishin shokët që “zura” në plazhin e Vlorës, manaferrat dhe lulet e thata, të mbledhura matanë rreshtit të kabinave në plazhin e Semanit, kalatë prej rëre në breg të detit, shëtitjet me udhëheqësin e grupit të kampit veror, në pyjet e Voskopojës, herën e parë që hëngra luleshtrydhe atje dhe në Razmë, shtëpitë me degë peme që ndërtonim me kushërinjtë në kodrën pas shtëpisë së gjyshit, “eksplorimet” me fëmijët e lagjes për të gjetur thesare arkeologjike apo krijesa të pazbuluara, madje, më falni, por edhe morrat që zumë një vit, të gjithë fëmijët e atij blloku kabinash, pas gjumit të drekës në një tendë ushtarake…. Tani, e rritur, e kuptoj: Ata janë aty, para dhe pas çdo gjëje që unë kam bërë, në çdo shkrepje të aparatit fotografik, në çdo kujtim që unë kam, sepse janë ata që m’i mundësuan. E janë sërish pas dëshirës që kam për të çuar djalin tim në mal, për të fjetur së bashku, një natë jashtë, në kamping, për t’i ofruar mundësinë të bëjë gjëra që unë nuk i kam bërë…Prindër të ndryshëm kanë listën e tyre të dëshirave për atë që mudn të bënin me fëmijën e tyre, përpara se të rritet. Bashkë me dëshirat e Matildës për të realizuar listën e dëshirave me Lunën, po sjellim edhe sugjerimet e Living…

Living sugjeron
Krijo një vend vetëm për ta. Një tendë prej cope, shtëpizë druri apo plastike, ose qoftë dhe një kënd dhome
Eksploroni qytete dhe kultura të tjera
Shko në kamping, qoftë edhe duke ngritur një çadër në oborrin e shtëpisë
Bëju sa më shumë foto, do ta shohësh që më vonë nuk mjafton asnjëherë
Organizoju në festë ditëlindjeje të paharueshme ose darka tematike, të tipit vishuni të gjithë si indianë dhe hani si ata
Çoji në fshat ose në një fermë
Lëri “të zhgërryhen” në rërë
Gatuaj bashkë me ta makarona, byrek, apo ushqimin e tyre të preferuar
Mbill bashkë me ta luleshtrydhe ose çfarëdo tjetër
Bëj një teatër dhe një shfaqje kukullash për ta

matt lul

Matilda Tërpollari: 10 GJËRAT QË DUA TË BËJ ME LUNËN
Të përshkojmë një pyll
Të shkojmë në Theth
T’i tregoj një dhelpër
Ta vesh si princeshë
T’i mësoj patinat
Të takojë Zotin (besimin)
Të hajë manaferra nëpër gardhet e fshatit
T’i mësoj biçikletën
T’i mësoj notin
Të ngremë të dyja një balonë