Gërshetat e Blertës, koleges së talentuar në Tring/ Fotogaleri

+

blerterw

"Jeto bukur, jeto me Living”!Kjo nuk është thjesht një moto, por një stil jetese, të cilin e kemi bërë tonin dalëngadalë të gjithë ne që punojmë në Tring dhe në Living. Përtej rutinës së përditshme, ambient është shumë miqësor dhe motivues për të frymëzuar pasione përmbushëse. Disa prej pasioneve të kolegëve i kemi zbuluar lehtësisht, pasi kanë të bëjnë me veshjen me stil, ushqyerjen e shëndetshme, përgatitjen e recetave të reja, të cilat vajzat i ndajnë me njëratjetrën, kopshtarinë, dhe tryeza e tyre e punës është gjithmonë e lulëzuar apo e mbushur me punime me dorë. Megjithatë, ka edhe nga ato pasione që na është dashur pak kohë t’i pikasim dhe, ai i Blerta Toçillës, ishte një i tillë. Prej tetë vjetësh, Blerta është editore e kanaleve “Comedy” dhe “Smile” dhe çdo ditë përgatit listën e filmave e programeve që na dhurojnë buzëqeshje. Kënaqësinë e madhe që i jep stilimi i flokëve përmes një elementi të bukur femëror, siç është gërsheti, ndoshta nuk do ta mësonim asnjëherë, nëse nuk do të na bënte përshtypje që vazhdimisht koleget tona kanë flokë të stolisura me kujdes, me gërsheta të modeleve të ndryshme, sikur të ishin realizuar nga një profesioniste e stilimit të flokëve. Ndonëse në mëngjes ato vijnë në punë me një pamje tjetër, gjatë pushimit të drekës, tre ose katër prej tyre e ndryshojnë modelin e flokëve. Sekreti i këtij imazhi të bukur femëror, është Blerta. Pasioni i stilimit të flokëve me gërsheta ka pushtuar dhjetëra kolege dhe ne thuajse çdo ditë shohim ndonjë krijim të ri të saj, ku njëri gërshet nuk i ngjan tjetrit.

viflre

Vijon ne faqen e dyte