Sekretet e mirëqenies së Hetem Ramadanit "Pa bukë rri, pa meditim jo..."

+

eethehmmr

Nga Elona Jaçellari, Fotografia Armand Habazaj

 

Për të, dita nis gjithmonë duke medituar. Më tregon se mediton së paku dy orë në ditë. “Pa bukë rri, pa meditim, nuk bëj dot, - thotë zoti Ramadani. - Mendja ka nevojë për qetësi e paqe; gjatë ditës, mendojmë shumë, interpretojmë ngjarje, kritikojmë, ndaj mendja jonë lodhet. Meditimi është si një dush për mendjen. Pas meditimit, jam i lirë. Sikur edhe një ditë të vetme të mos meditoj, më duket sikur nuk marr frymë. Përveç kësaj, meditimi ndërron kiminë dhe fiziologjinë e trupit.”

AHP 8500

Agjërimi
Kur thotë se mund të rrijë pa ngrënë, por jo pa medituar, e ka seriozisht. Ai më tregon se zbaton në mënyrë periodike një lloj forme agjërimi. Por, nëse agjërimi sipas besimeve kufizon të ngrënët për disa orë, zoti Ramadani këtë e bën për ditë të tëra. “Shpeshherë, bëj prova. Rri katër, pesë, ndonjëherë edhe gjashtë ditë pa ngrënë asgjë. Pi vetëm ujë.”

Për zotin Ramadani, agjërimi është një lloj mjekësie alternative. “Shkencërisht, përmes agjërimit, arrin të bësh një lloj detoksikimi të qelizave. Nëse do që të jetosh gjatë, lipset që këtë pastrim ta bësh dy deri në tri herë në vit, por mund ta bësh edhe një herë në javë. Ka që e bëjnë edhe 21 ditë por, në ditën e gjashtë, mua fillon të më dhembë trupi dhe kockat; organizmi im nuk toleron më shumë se kaq ditë.” Pas këtij regjimi, ai tregon se ndihet shumë energjik, sepse, sipas tij, kjo gjë e çlodh organizmin. “Mendo se sa energji I duhet trupit për të bërë një process tretjeje, - më thotë. – Duke agjëruar, e ruajmë këtë energji. Gjatë procesit të tretjes, ne humbim energji, sidomos kur kombinojmë karbohidratet me proteinat. Në trup, kjo manifestohet si lodhje.” Ndërkohë, Lejla po na qeras me pije dhe çokollata, në një tabaka argjendi. Pas kësaj bisede, dua t’i “ul zërin” tundimit kur shoh çokollatat.

“Hë? Ke frikë ta hash?” - më pyet ai dhe qesh. Sigurisht që kam frikë, pas gjithë efekteve negative që përmendi ai pak më pare për përdorimin e sheqerit. Megjithatë, kur mendoj se prej gati 3 vitesh, ai në mënyrë rutinë përsërit agjërimin gjashtëditor, them se mund të rri pa këtë ëmbëlsirë tunduese. Pavarësisht nga të gjitha, zoti Ramadani thotë se sakrifica që bën, nuk është kaq e vështirë. “Dita e parë dhe e dytë të mundon, por, më pas, mësohesh. Gjithçka ka të bëjë me vendimin që merr. Nëse e ndan mendjen, trupi përgatitet. Unë nuk besoj në 100 lloje metodash të ndryshme detoksikimi që shpërndahen në internet.
E vetmja mënyrë për t’u detoksikuar, është që ta lësh trupin ‘të hajë veten’.” Përballë këtij njeriu me rigorozitet kaq të madh në të ngrënë dhe kujdesin për veten, më lind natyrshëm pyetja për konsumimin e mishit të kuq. Ai më tregon se nuk e ka konsumuar atë për njëzet vite, por ka filluar ta konsumojë së fundmi. “Kam bërë një ndërrim radikal. Nuk haja as mishin, as peshkun, as vezën, por studime të fundit tregojnë se mishi i kuq është i rëndësishëm për aminoacidet, ndërsa veza mbron trurin. Këtë të fundit nuk e kam ngrënë për 30 vite, ndërsa tani e konsumoj çdo ditë. Ama, kujdesem shumë për origjinën e këtyre produkteve.”

Jashtë dietës së tij
Nuk konsumon fare qumësht dhe nënprodukte të tij. Nuk konsumon sheqer dhe asnjë lloj ëmbëlsire, përveç çokollatës 99% kakao. Thotë se, sipas një studimi të Universitetit të “Yale”-it në Amerikë, njerëzit krijojnë tetë herë më shumë varësi nga sheqeri, sesa nga substancat narkotike. Bukë thuajse nuk konsumon fare, por e kompenson me muesli.