Historia frymëzuese e Aurelës, vajzës nga Vlora që u shndërrua në ikonë mode në Kanada

+

elrer

Nga : Santana Çomora
Belluxe Photografy by Samineh

Nëse ka histori të vërteta frymëzimi ky është rasti i Aurela Lacaj, vajzës vlonjate që në moshën 18 vjeç u arratis me skaf për një jetë më të mirë e pasi qëndroi plot 5 vite në kampin gjerman nisi jetën në Vankuver të Kanadasë. Pas 25 vitesh e shumë sakrificave në jetë, sot ajo është Aurela sharmante me një stil mjaft të rafinuar, e dhënë kokë e këmbë pas modës.

Nuk është se e njoh personalisht, por një ditë, ndërkohë që lundroja për të zbuluar ndonjë gjë të re nga bota e Instagramit më ra në sy një profil aurelafashionista, një vajzë imcake, mjaft koketë me një stil mjaft të sofistikuar, veshjet e së cilës varionin në tonalitet e ngjyrave pastel si e bardha, bezha dhe grija. Duke qenë se unë e preferoj shumë këtë lloj stil, kërkova më shumë. Çudia ishte që ajo ishte shqiptare! Jetonte në Kanada e kishte një stil të sajin, mjaft të kuruar. Dhe nuk ishte vajzë, por një 43 vjeçare dhe nëna e një djali, që sapo kishte përfunduar studimet e larta. Vendosa t’i shkruaj dhe komunikimi mes nesh nisi direkt. Aurela ishte e hapur, edhe pse kishte shumë kohë që nuk vinte në Shqipëri, pranoi të bënim një intervistë online. Fotot i realizoi me fotografin e saj në Vancouver, duke na sjellë një set plot dritë e stil.
Po përtej asaj që shihja nëpër fotografi, nuk e dija që Aurela ishte vajza që vinte nga një fshat i Vlorës, Kotë; që i kishte hipur skafit që në 1993 si shumë shqiptarë të tjerë në atë kohë për një jetë më të mirë; që kishte lindur djalin në kampin gjerman ku kishte qëndruar për rreth 5 vjet; që pas kalvarit të Gjermanisë kishte nisur odiseja e Kanadasë dhe qëndrimi përgjithmonë në këtë shtet.
Kur ishte fëmijë ajo bënte një jetë të thjeshtë, por gjithmonë e dhënë pas modës. Të motrat i vishte me rrobat që sajonte duke “i detyruar” të bënin paradë në shtëpi. – “Ishte pak a shumë një lojë e jona, sepse në atë kohë nuk kishim lodra, bënim kukulla me rroba të vjetra duke modifikuar rrobat e gjyshes apo të mamit. Moda për mua ishte një pasion që asnjë nuk e dinte, përveç familjes time. Madje babi kishte probleme në shumë raste, sepse njerëzit merreshin me thashetheme kur vishesha dhe nuk donte që të më përgojonin”.

auelwr
Nga pesë fëmijët duke qenë më e madhja ishte shpirti rebel në kërkim të eksperimentimit të gjërave. Ishte kundër sistemit të asaj kohe, sepse gjithçka i dukej pa ngjyra, e trishtë dhe e zymtë.
Ishte vetëm 18 vjeçe në vitin e fundit të gjimnazit kur e martuan me një emigrant në Gjermani dhe po në këtë vit u largua me skaf drejt Italisë për tu bashkuar më pas në Gjermani me të fejuarin. Me të mbërritur aty u regjistrua në një kamp, sepse ishte pa dokumenta të rregullta. Jeta në komunitet ishte shumë e veshtirë, duke marrë parasysh faktin që as gjuhën nuk e njihte. Por, qëllimi i saj i vetëm ishte të ndihmonte familjen në Shqipëri. Filloi të bënte punëra të ndryshme, në mënyrë që të mblidhte të ardhura, që nga larja e pjatave e deri tek pastrimi i tualeteve. Pas pesë vitesh si emigrantë në Europë, të dy arrijnë të shkojnë në Kanada për të qëndruar përgjithmonë e për të nisur një jetë krejt ndryshe. I dha fund martesës, duke bërë mamanë (beqare) single, edhe pse e dinte që do ishte e vështirë, ajo ishte e sigurtë. E kishte kaluar provën me veten, i duhej thjesht kohë të realizonte ëndrrat e saj. E nisi si kamariere, për të arritur që pas 11 vitesh të bënte një punë zyre në një shoqëri që merrej me tregun e inxhinierëve. Paralelisht me punën nisi dhe shkollën. E ndërkohë që rritej bashkë me të birin erdhi dhe periudha e largimit të tij nga e ëma.
Moda dhe e veshura me stil kishin qenë gjithmonë dëshirat e saj në sirtar. Hapja e blogut në 2015 erdhi menjëherë pas fillimit të shkollës së lartë të të birit.
“Blogun e hapa para 3 vitesh, në kohën kur djali nisi universitetin. Kur ai u largua doja diçka të hiqja vetminë dhe kështu nisi dhe ideja e hapjes së një ditari mode. Më kanë mbështetur të gjithë që nga djali, që ishte i pari që këmbënguli e deri tek i fejuari im që filloi të më bëntë fotot e para. Blogu është thjesht një impuls që më shërben të realizoj punën e ëndrrave të mia, duke punuar në sektorin e modës e më pas për ta shndërruar në një biznes të mirëfilltë”.

aruewrw

Aurela përpiqet të frymëzoj gra mbi moshën 30 vjeç e sipër, femra që gjthmonë janë të zëna e nuk kanë kohë për veten, mama e gra normale, që duan të ngjajnë sa më mirë duke mos u lodhur për kombinimet. - “Me blogun tim mundohem të ndihmojë femrat që në vizionin e tyre kanë nevojë për një busull dhe shpresoj që këto fansa të faqes sime të bëhen orientimi im për çdo gjë që ka lidhje me fashionin. Ndjekëset e mia janë femra që pëlqejnë stilin po si unë, që nuk duan të shpenzojnë shumë për t’u veshur e të ndihen gjithmonë në modë. Mundohem që të komunikojë përmes tyre edhe nëpërmjet komenteve duke qenë sa më bashkëvepruese”.
Në postimet e saj ajo tregon përditshmërinë që nga udhëtimet, përshtypjet mbi hotelet e deri tek ëndrra e saj për t’u bërë pjesë e industrisë së modës. Këtë periudhë është e angazhuar me dasmën, pasi në shtator do të vërë kurorë dhe kanë zgjedhur një vend mjaft romantik, si liqeni i Como-s. I fejuari i saj është kanadez, por ishte dëshira e të dyve që të bënin një ceremoni të vogël në një qytet evropian.  

farfer
Moda për mua është në botën e artit. E adhurojë modën, muzikën klasike, muzetë dhe arkitekturën. Moda për mua mbi të gjitha është një lidhje shpirtërore me të bukurën.
qenint
Ikonë për mua është Audrey Hepburn, Coco Chanel. Më pëlqen shumë stili francez, sepse është i thjeshtë dhe shik.

aurkewr
Preferojë gjithmonë ngjyrat neutrale, si e bardha,e zeza, grija, nude. Ngjyrat e ndezura i preferoj vetëm për verë ose kur shkoj me pushime. 

bukeru

Stili im është minimalist dhe sa më femëror. Ndjek tre rregulla për të qënë sa më fashion¨:

Të vishem sipas formave të trupit
Të vishem sipas moshës
Dhe sipas vendit apo rastit ku do shkoj