Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
“Familje” është fjalëkalimi për në zemrën e producentes Holta Dulaku! Nëse asaj nuk i bën asnjë pyetje, por e lë të të tregojë, do të flasë pa fund për Tanin, fëmijët, miqtë, kafshët dhe kuzhinën. Ajo që mund të mësosh nga një grua e pasur dhe që i ka të gjitha, është se në fund të fundit, të lumtur na bëjnë ato gjëra që nuk blihen me para...
Me dy fëmijë dhe një trup elegant, që nuk dorëzohet as pas 39 vitesh, producentja Holta Dulaku po rikrijon modelin e të qenit “40 vjeç” . Do të ishte një spektakël televiziv si “Dancing with the stars” që do ta bënte atë të njohur për publikun, por bashkëshortja e biznesmenit Artan Dulaku ka bërë edhe shumë punë të tjera më herët që, duke mos pasur një karakter publik, dihen më pak. “Kur linda vajzën, 14 vite më parë, punoja për “Save the Children”. Më pëlqente shumë ajo punë!”, kujton ajo. E pra, nuk ka qenë gjithmonë e apasionuar pas muzikaleve e spektakleve, dikur ka bërë dhe “punë zyre”, ama duke e njohur nga afër mund të thuhet se kjo që bën sot i shkon më për shtat karakterit të saj energjik. Nuk e imagjinoj dot të “ngujuar” brenda katër mureve.
Kur mbërrij në butikun e “Glamour”-it dhe “Luisa Spagnoli”-it në ETC, ku po zgjidhen veshjet për setin fotografik, e gjej Holtën duke “iu ankuar” stilistit Ardi Asllani se “nuk mundet më”. Nuk është normale që një femër të lodhet kaq shpejt në dhomën e provës, pasi ky vend gjithmonë më është dukur si lodra e preferuar e zonjave, por Holta mërzitet nëse rri para pasqyrës më shumë sesa duhet. “Më duket sikur më ikën koha dëm, duhet patjetër të merrem me diçka”, thotë. Nuk do ta duronte dot të qenit e padobishme. Dëshiron të lërë diçka pas, që të mbajë firmën e saj. Të jetë jeta aktive një nga arsyet e elegancës së saj?
“Sigurisht, por janë dhe gjenet”, thotë ajo. “Ha pa kufizime, sa dhe çfarë dua, por nuk shtoj kile”. Është aq e hollë, sa mund të veshë gjithçka e t’i rrijë mirë, por në shumicën e kohës e sheh me tuta sporti, xhinse e bluza pambuku. Që të kuptohemi, jo se nuk i ka qejf rrobat, përkundrazi. Holta ka një gardërobë “të paparë”, por për aq kohë sa jam me të, nuk më duket sikur ka ndonjë qejf të madh të flasë për modën. Ngado ta sillje muhabetin, qoftë dhe “off record”, veç për familjen e miqtë tregonte. Falë teknologjisë, familjen e ka edhe aty, në butikun “Luisa Spagnoli”... Fotografon çdo kombinim që provon e ia dërgon me mesazh mamasë së saj, Shpresës, pa aprovimin e së cilës “asnjë veshje nuk e kalon doganën”. “E di, jam vajzë mamaje”, pranon duke qeshur. Dhe është 39 vjeçe. Ajo që drejton një ekip me dhjetëra njerëz në “Dancing”, nuk hedh hapin më të vogël pa miratimin e së ëmës, një gjakovare me origjinë, nga e cila Holta mendon se ka trashëguar pikërisht shijen e mirë.
Pasi kemi kthyer “Luisa Spagnoli”-n e “Glamour”-in përmbys dhe Holta me Ardin kanë zgjedhur veshjet përfundimtare, më kap për krahu e duke bërë potere më fut në lokalin e saj të preferuar në ETC, “Segrafedo”. Më çon drejt e te “tavolina e saj”, aty ku ulet çdo ditë me miqtë, ku pi kafenë pa të cilën nuk nis dot ditën dhe ha ndonjë gjë të shpejtë. “Nuk më pëlqen të dal nga shtëpia dhe kur e bëj, janë të pakta vendet ku shkoj. Ky është një prej tyre”, thotë dhe lëshon çantën në karrigen e veshur me lëkurë të kuqe. Pak më vonë, bashkohet me ne Eni, shoqja e ngushtë e Holtës, me të cilën njihet që fëmijë. “Kjo është motra që nuk e kam pasur kurrë”, thotë; është fëmijë i vetëm, ama jo për këtë arsye e llastuar. E
ëma është treguar e rreptë me të, ndonëse i kushtoi jetën. “Për shkak të punës babi ishte i ikur nga shtëpia pjesën më të madhe të kohës”, kujton. “Mami merrej vetëm me mua. Unë për të isha gjithçka, ajo ishte gjithçka për mua. Jam rritur me dashuri, por nuk më ka llastuar. Më vjen inat që nuk bëj dot të njëjtën gjë me fëmijët e mi. U plotësoj gjithçka, nuk tregohem dot e rreptë me ta”. Për Nikin dhe Noah-n mund të bëj gjëra të paimagjinueshme. Më tregon p.sh. një histori nga koha kur e bija ishte 4-5 vjeçe. Në shtëpinë e tyre të plazhit, në Golem, kishin një papagall gjigand. Ishin të dhënë pas tij, në veçanti Niki. Një ditë Odi, kështu quhej papagalli, u largua nga kafazi dhe u zhduk mes pishave të larta të parkut, por Niki nuk e përjetoi mirë këtë humbje. “Vetëm qante dhe unë nuk e shihja dot ashtu”, thotë, “I kërkova mikut tonë, Alket Islamit, të fluturonte mbi kompleks me shpresën se ndoshta diku do ta shikonte Odin, por pavarësisht nga përpjekjet tona nuk e gjetëm dot”. Holta do që fëmijëve të mos u mungojë asgjë dhe këtu nuk e ka fjalën për ato që blihen me para. Do që Noah e Niki të kenë një fëmijëri të bukur, që një ditë të mund ta kujtojnë me qejf, siç kujton Holta të sajën. “E vogël kam qenë shumë e lumtur”, thotë duke qeshur. “Isha `çun haram`. Gocave u fusja krimba në libra e fletore e kënaqesha kur ato bërtisnin të tmerruara”.
Në “Segafredo”, teksa ngrohim duart me një filxhan çaj, producentja e “Dancing” më flet gjithë pasion për punën. Pak ditë para se unë ta takoja, pyeta një mikeshën time, adhuruese e revistave, se çfarë do donte të dinte nga një personazh si Holta Dulaku, për të krijuar një ide më praktike të asaj që duhet të shkruaj. “Kam vetëm një kureshtje”, më tha, “Çfarë e bën dikë që ka siguruar anën ekonomike, të punojë ikalët që ka ngjitur në skenën e TOB-it vite më parë. Deri atëherë kishim dëgjuar muzikë klasike, kishim parë edhe klipe pop në televizion, por do të ishte “Theatre International” që do “çiftonte” këto dy zhanre, duke krijuar një hibrid tepër tërheqës, i cili do të mbushte sallat. Holta bëri diçka tepër të veçantë, caktoi në rolet kryesore të libreteve klasikë emra të njohur të muzikës moderne, si Vikena Kamenica, Jonida Maliqi e Soni Malaj. E ka marrë malli për muzikalet, do donte ta përjetonte sërish emocionin që i fal puna me to. “Chicago”, “Romeo & Juliette”, “Mouline Rouge”... Cili e ka radhën tani? Ndoshta “Nottre Damme de Paris”? Po kush do të jetë Esmeralda?
Ndërkohë, producentja Holta Dulaku sapo ka lënë pas një tjetër projekt që bëri zhurmë, “Dancing”. Për mua, ky ishte sezoni më i realizuar, pavarësisht se prezantimi nuk ishte më i miri. Por nga ana tjetër, nuk e dimë nëse Miriam Cani do të kishte bërë ndonjë gjë më shumë se Jonida e Armina. Çka shkaktoi më shumë debate dhe bëri të flitej, ishte pa dyshim fitorja e Lorit përballë Flaka Krelanit, një nga pretendentet më të forta për çmimin e madh. Kur e pyes Holtën për këtë çështje, thotë: “Lori e meritoi fitoren, atë ia dha publiku që e votoi. Flaka ishte ekspresive dhe artiste, por po të pyesje profesionistët e baletit hera-herës lëvizjet e saj nuk ishin të pastra dhe të sakta”. Holta i ka të qarta idetë në kokën e saj. Bashkëpunëtorët ia kanë mësuar tipin e thonë se ajo merr gjithmonë atë që do. Në fund bëhet si thotë Holta, sigurisht, jo me imponim, por me takt. “Nuk jam e ashpër me stafin, përkundrazi, përpiqem të jem sa më e afërt me ta. Shumë prej mbledhjeve të “Dancing”- ut i kemi bërë në shtëpinë time”, thotë. Do që gjithsecili të ndihet “i pari” në punën e tij, vetëm kështu mund të japë më të mirën. Është një producente luftarake dhe, si një njeri që prej vitesh “mbijeton” në media duke iu përgjigjur sa ka mundur në kohë “tik tak”-ut të “deadline”-it që rreh si çekan mbi kokë, e kuptoj çfarë ka kaluar ajo sezonin e fundit të “Dancing”. Si fillim, disa konkurrentë u tërhoqën nga gara pa nisur spektakli, pastaj Adi Krasta u largua. U duk sikur gjërat morën për mirë me ardhjen e Miriam Canit, që u largua gjithashtu dhe Holtës iu desh të gjente një zgjidhje emergjente brenda një kohe shumë të shkurtër. Por ia doli!
Tashmë aventura DWS ka përfunduar dhe Holta i është përkushtuar 100 % familjes dhe fëmijëve. “Kam zbuluar një sens mëmësie, që është gjëja që shijoj më tepër në jetë e që më bën më të lumtur se gjithçka”, do të më thoshte dy ditë më pas në kuzhinën e kuqe të vilës së saj te Kodra e Liqenit. Mbështet pëllëmbën e dorës mbi një varëse argjendi, ku janë gdhendur emrat e fëmijëve, Nikolit e Noah-s, dhuratë nga mikesha e ngushtë, Eni. Djali është tre vjeç e gjysmë, vajza 14. “E dua Noah-n, atë trazovaçin e vogël dhe solar. Më ka ngjarë mua, është i dashur e social. Kurse me Nikin kam një marrëdhënie speciale, e adhuroj atë fëmijë. Është e rezervuar si im shoq dhe inteligjente si ai. Do të bëhet e zonja kur të rritet, se që tani është e tmerrshme me teknologjinë, aq sa i themi me shaka hacker; ajo gjen fjalëkalime dhe thyen kode”. Nënë e bijë kanë një marrëdhënie të veçantë, sidomos tani që Niki ka hyrë në një moshë delikate. “E kupton se fëmija yt është bërë adoleshent kur fillon dhe vë në lojë ato që bën e thua”, thotë Holta duke qeshur. “Megjithatë, ndonëse është në fillim të adoleshencës, një moshë e vështirë, Niki mbetet fëmijë i mbarë. Ajo rri gjithë ditën mbi libra dhe i pëlqen elektronika, jo buzëkuqët”. Thotë se kështu ka qenë që e vogël. “Ktheheshim nga çdo udhëtim me një valixhe të madhe plot me libra. Niki libra donte, jo lodra. Kudo që ishim vetëm lexonte... Në pishinë, makinë, madje dhe duke ecur në rrugë”, thotë e më tregon foto të Nikit të vogël, ku ajo është duke ecur në rrugët e Vjenës përdore me të atin dhe duke lexuar ndërkohë një libër. Holta nuk resht së treguari për fëmijët, të cilët duket se i kanë ngjarë asaj në mënyrën si erdhën në jetë, me nxitim dhe pa duruar. Vetë ka lindur shtatëmuajshe e bebe peshonte 1 kile e 600 gramë. Edhe Niki me Noah-n kanë ardhur në jetë para kohe. Më e bukur është historia e djalit, që ka lindur në ambulancë në rrugët e Vjenës. “Praktikisht Noah-n e ka pritur Tani, se në ambulancë ishin dy studentë të rinj mjekësie që bënin stazhin dhe nuk ia kishin fare haberin”, qesh. “Doktori që më ndiqte atë kohë ishte jashtë Vjenës, po gjithsesi Noah nuk priti sa të mbërrinim në maternitet. Ai lindi në ambulancë, prandaj dhe atje i vunë nofkën Speedy Gonzales”. Holta i adhuron fëmijët, nuk ngopet me ta dhe na beson ne një dëshirë “sekrete”: të bëhet nënë për herë të tretë! Nuk ka aspak frikë të nisë nga e para me pelenat dhe netët pa gjumë.
Kur flet për vajzën dhe djalin, i pëlqen të krahasojë anë të karakterit të tyre me Tanin. I adhuron fëmijët dhe sepse i kujtojnë çdo moment njeriun e zemrës me sjelljet e tyre tipike. Ajo ka një histori të bukur dashurie. E ka njohur të shoqin kur ishte pak a shumë në moshën e Nikit. Ndonëse ishte e hedhur, kur vinte puna te dashuria ishte e ndrojtur. “Isha 14-15 vjeçe kur e pashë Tanin për herë të parë”, kthehet ajo pas në ato kohë të bukura. “Studioja te Gjuhët e Huaja, kurse ai sa ishte diplomuar për Ekonomik dhe punonte si pedagog. Kaloi një ditë para shkollës me biçikletë, në atë moment isha me shoqen e ngushtë, së cilës sa herë më ngacmonte në lidhje me djemtë ia prisja shkurt se nuk më interesonin. Për çudi, me Tanin ndodhi krejt ndryshe dhe kur e pashë më doli nga shpirti pa dashur një: “Oh, sa i mirë qenka!”. Pas këtij episodi, kaluan vite e Holta nuk e pa më Tanin. Ai ishte larguar për në Angli me specializim e kur të kthehej, do ndesheshin sërish në rrugët e Bllokut. “Vdisja për të, gjithashtu edhe unë i pëlqeja atij, por nuk kishte nga ta dinte, përndryshe nuk do të fuste një mikeshën tonë të përbashkët që të na njihte”, thotë. “Shkesi” e bëri detyrën dhe për të mori një “shpërblim”, siç e do zakoni. Mikesha e tyre i prezantoi në një mbrëmje, ku i ftoi të dy pa dijeninë e njëri-tjetrit dhe që nga ajo ditë, Holta me Tanin u lidhën për të mos u ndarë më kurrë. Edhe sot, pas 18 vitesh, ajo e do njësoj si ditën e parë Tanin, ndoshta dhe ca më shumë. Më ngelet në mendje kur thotë: “Unë për Tan Dulakun dridhem e tëra”. Nuk është martuar tradicionalisht, nuk ka veshur fustan të bardhë. Nuk ka pasur qejf të bëjë dasmë, madje as celebrim. Atë e ka bërë vonë, kur lindi Nikin, se u duhej për të qenë më praktikë me dokumentet. Ata vendosën të bashkëjetojnë pak kohë pasi u njohën dhe ishin ndër të parët që bënin një gjë të tillë në Tiranën e vitit ‘96, kohë kur këto gjëra paragjykoheshin. “Po, e kam ndjerë presionin”, pranon. “Por ne kemi bërë gjithmonë atë që kemi dashur dhe nuk jemi ndikuar nga opinioni”.
Pasi ke folur gjatë për fëmijët dhe bashkëshortin, më në fund pret që Holta Dulaku të të tregojë dhe diçka rreth parfumit që përdor, markën e makinës apo udhëtimet ekzotike. Por ajo e kanalizon bisedën në një drejtim tjetër dhe më duhet të ndërtoj një thelb të ri për shkrimin aty për aty. Holtës i pëlqen të flasë për shtëpinë, ku kalon pjesën më të madhe të kohës. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi aty ka gjithçka i duhet. Një oborr përrallor, një pishinë, palestër e jo një, por disa kuzhina ku mund të eksperimentojë me recetat e saj.
“Jam specialiste për të përgatitur lloje të ndryshme bukësh”, thotë. “Jam e mirë dhe me sallatat e ëmbëlsirat”.
Eni, shoqja e saj e ngushtë, konfirmon. “Se ç’ka diçka të veçantë në recetat e saj. Vitin e Ri e kaluam bashkë dhe Holta gatoi shumë gjëra të mira. Nuk munguan as thjerrëzat, që sipas traditës sjellin mbarësi”. Holta është besëtyte. Në prill mbush 40 vjeç, por nuk do ta festojë, sepse thuhet që nuk është
mirë të festosh 40 vjetorin. Besëtytni dhe besim. Në portofol mban një fotografi të Padre Pios dhe pretendon se maçoku i saj i preferuar, Tigri, i sjell fat. E mori në shtëpi kur ishte ende kotele dhe pak kohë më pas, u lidh me Tanin. Për vite Tigri qëndroi me mamin e Holtës, derisa vendosi ta mbante në vilën e saj. Dhe sërish, pak kohë pas ardhjes së Tigrit në shtëpi, mori lajmin se priste Noah- n. Tigri, sot 18 vjeç, na qenka fatsjellës; ai është aty gjatë setit fotografik, ndaj shpresojmë që dhe revistës LIVING t’i sjellë sa më shumë fat!
“Unë për Tan Dulakun dridhem e tëra”. Nuk është martuar tradicionalisht, nuk ka veshur fustan të bardhë. Nuk ka pasur qejf të bëjë dasmë, madje as celebrim. Atë e ka bërë vonë, kur lindi Nikin, se u duhej për të qenë më praktikë me dokumentet.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...