Hoqi dorë nga stili britanik për të qenë një franceze e vërtetë, ndryshimi i Jona Hadërit për 2 vite/Fotogaleri

+

jonans

Stili i saj nuk krahasohet me të asnjë fashion bloggere-je tjetër apo dashamirëseje të modës. Ajo është aq e veçantë, sa ndonjëherë të duket sikur nuk ndjek as tendencat më të fundit, por thjesht intuitën e saj, e sigurt që nuk do të gabojë asnjëherë. Në fakt, Jona nuk vishet për të hedhur sa më shumë foto nëpër rrjetet sociale apo të marrë një like më shumë. Nuk është nga ato që nuk lënë event apo aktivitete pa shkuar që të ekspozojnë veshjet. Ajo vishet ashtu si i pëlqen, e shijon atë gjë dhe e bën të ndihet mirë. Është një dëshirë që i vjen së brendshmi dhe, edhe në intervistat e mëparshme ka treguar se nuk e ka të vështirë të godasë në shenjë, siç mund të ndodhë me vajza të tjera, sepse ai është një pasion që i vjen natyrshëm.

jonahaderte

Për herë të pare jemi takuar me Jonën para dy vitesh, pikërisht në periudhë fundviti. Atëherë sa kishte përfunduar studimet në Londër, por njihej si vajza plot shije dhe me një look tërësisht britanik. Sot, Jona është kthyer përfundimisht në Tiranë dhe vjen me një pamje që të kujton pak a shumë aktoren franceze Brixhit Bardo. Nga brune ajo është shndërruar në një bionde elegante e tërë sharm, me një trup edhe me të imët se atëherë, por më një elegancë të adhurueshme, një koketë e vërtetë; ndërkohë, brenda vetes nuk ka ndryshuar aspak. Është po ajo vajza e thjeshtë që para dy vjetësh kujdesej vetë si për grimin ashtu edhe për flokët. Për pesë minuta Jona ishte në gjendje të ndryshonte veshjen, grimin dhe modelin e flokëve. Sot, pamja e saj të bën të mendosh se ka filluar një jetë të re. Nuk është rritur vetëm në moshë, por edhe në mënyrën se si e koncepton jetën.
(Jona para dy vitesh- Fotografia Edvina Meta)

joncja

jonahadertte

Si ka ndryshuar stili i Jonës që para dy vitesh?
Stili mbetet po ai; siç ka qenë Jona 10-vjeçare, ashtu do jetë edhe ajo 30-vjeçare. Ngjyrat kanë qenë dhe do të jenë shumë të rëndësishme për mua, jo vetëm në paraqitjen e jashtme, por edhe në aspekte të tjera, si në pikturë apo kuzhinë. Mendoj se më tepër ka ndryshuar mundësia për t’u veshur në një mënyrë të caktuar. Jonën duhet ta ul disa tonalitete jo vetëm në punë, por edhe jashtë saj, sepse ambienti më kufizon. Do të doja të kisha më tepër raste për ta shprehur veten me gjithë ekstravagancën që më karakterizon, por shpeshherë ndihem sikur duhet të thyej kornizat që imponohen nga situatat dhe vendet përreth! Gjithashtu, është për të ardhur keq që rrugët e qytetit tonë nuk janë për këmbësore dhe këpucëdashëse si unë. 

pipaa

Jona duke pozuar per revisten Living dimer 2015 (Fotografia Edvina Meta)

jonsa
Nga SANTANA ÇOMORA/ Fotografia: Edvina Meta