Irena Kita, stilet dhe preferencat e një avokateje

+

irnwlfs

Nga A-ja në ZH-në e stilit, modës e trendeve, me blogeren Irena Kita, që u bë e njohur në lulëzimin e epokës së rrjeteve sociale. Pas mijëra ndjekësve në Instagram dhe viteve të tëra si një fashion blogere, avokatja ka çfarë të tregojë. Për shkak të stilit të preferuar që ka në veshje - shik, klasik, elegant dhe casual shik - Irenës i shkon mjaft për shtat titulli “Zonja Shik”, që është edhe titulli i kësaj rubrike...
Parapëlqen stilin e viteve ’70, 80’ apo ‘90?
Jetojmë në një kohë kur këto stile janë të kombinuara me njëri-tjetrin. Preferoj vitet ’70, pasi nuk dalin asnjëherë nga moda. Këtë e shohim në koleksionet e stilistëve të ndryshëm, si dhe në influencën që kanë pasur ato vite. Njihet ndryshe si periudha e një marrëdhënieje të gjatë të pop art-it me stilin e detajet e kësaj periudhe. Stili urban që orienton tendencat e viteve ’70 (pop art) është pothuajse kudo i pranishëm në koleksionet e stilistëve te veshjet, këpucët, sandalet, shapkat etj.
Brigitte Bardot, Sophia Loren, Merylin Monroe apo Audrey Hepburn?
Secila ka personalitetin e një bukuri marramendëse më vete. I pëlqej të katërta për atë që i japin dhe i kanë dhënë botës së artit e bukurisë femërore. Nuk mundem të përjashtoj asnjërën prej tyre, pasi më pëlqejnë shumë.
Bionde apo brune? Cili është eksperimenti më i çmendur që ke bërë ndonjëherë me flokët?
Kam qenë brune deri në moshën 26 vjeçare, gati një dekadë më parë, dhe miqtë e mi që më kanë njohur thonë se më shkojnë shumë. Tani preferoj bionden, është një ngjyrë që më ka pëlqyer gjithmonë, më shkon me tiparet dhe është fisnike. Për sa i përket eksperimenteve, mund të them se më shumë kanë qenë te modeli i flokëve sesa te ngjyra e tyre.
Çfarë të pëlqen më shumë te vetja, fiziku dhe stili yt? Si dhe çfarë nuk do të doje ta ndryshoje?
Nuk do të ndryshoja asgjë. Më pëlqen fiziku im. Kam pasur të njëjtat linja prej adoleshencës deri më sot. Kjo edhe falë përkujdesjes së vazhdueshme në ushqim dhe ushtrimit në sporte të ndryshme.
Alexandre McQueen, Chanel apo një stilist tjetër?
Midis të dyve do të zgjidhja Chanel, pasi ka shumë sharm brenda asaj shtëpie mode madhështore. Në pamundësi për ta pasur, unë preferoj markat më ekonomike, të cilat janë të prekshme për buxhetin tim. Në botë, të vishesh me marka kërkon të kesh një status dhe një trashëgimi të majme për t’ia lejuar vetes luksin e tyre.
Louboutin, Givenchy apo ADIDA S?
Duke qenë se jam shumë e lidhur si me stilin klasik edhe me atë sportiv, do t’i zgjidhja të tria.

Vijon ne faqen e dyte