Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Gentian Minga, Fotografia Armand Habazaj
Si lindi ideja për të bërë fotot nudo, me të cilat bëre jo pak zhurmë edhe në mediet në Shqipëri?
Në bisedat e para që kemi pasur, Ale kuptoi gjithë vizionin tim, filozofinë time dhe aty gjetëm pika të përbashkëta. Ai ka luftuar që nën fillim për të drejtat e grave, ka luftuar industrinë pornografike, abuzimin me figurën e femrës, si seksual, edhe psikologjik. Unë kam parë gjithë punët e tij dhe është artist i vërtetë; kur e kupton këtë lloj filozofie, e kthen në artin e tij. Në gjithë fotot që kam parë, nuk e kam parë asnjëherë si formë të vulgaritetit apo të shoh figurën e femrës të nëpërkëmbur prej tij, por ka një forcë në shkrepjet e tij. Femrat që Ale ka nëpër fotot e tij, janë të paprekshme.
Pate hezitim kur do të bëje fotot nudo? E mendove familjen, shoqërinë, Shqipërinë?
Ka pasur shumë ndryshime në jetën time dhe kisha fituar njëfarë pavarësie nga familja. Kur i kam shpjeguar gjithë konceptin e asaj që po bëja, e pranuan këtë gjë me dëshirë.
Po babai si reagoi?
I ka parë fotot, ka lexuar intervistat, por ai është artist vetë dhe e kupton. Sigurisht, nuk e bën dot vetë këtë gjë, fjala bie, të më fusë në një rol filmi që do ta realizonte vetë, në një skenë të nxehtë. Roli që më dha këtë verë, kishte një skenë me puthje dhe ai nuk e bënte dot, ndaj e hoqi skenën. Kjo është normale. Këtë ka bërë edhe Coppola me të bijën, te Godfather 3. Skenat ku ajo bën dashuri me Andi Garsian, ai i ka djegur. Paramount Pictures I kërkonte dhe ai u thoshte se nuk I gjente dot, se ishin zhdukur. Sepse është një marrëdhënie delikate. Vetë ai nuk e bën dot, por për pjesën tjetër pastaj, janë zgjedhjet e mia.
Pas fotove nudo thua se fshihet një vajzë rebele, por në pamje të parë dukesh e ëmbël...
Ime më thotë gjithmonë se në pamje të parë kështu dukem, por pastaj, kur nxjerr dhëmbët, kur rebelohem, nuk njihem më (qesh). Prindërit më kanë dhënë mundësinë e zgjedhjes, mjafton mos të parazitoj, pastaj, për ata është e rëndësishme të bëj atë që dua. Mami më ka shtyrë gjithmonë që, si femër, të mos ndikohem nga mjedisi mashkullor për të bërë zgjedhjet e mia. Babi më ka lënë gjithmonë të lirë në fund fare, por është përpjekur të më imponohet. Kur unë i dilja kundër, ai çmendej, nuk dinte çfarë të bënte. Tani as që e merr mundimin të më dalë kundër, vetëm më këshillon.
Meqë jemi te marrëdhënia me babanë. Ai i ka mbijetuar një tumori. Si i kujton ti ato kohë kur ishte sëmurë?
Në fakt, unë dhe motra nuk e kemi ndier fare, aq të izoluara dhe të mbrojtura kemi qenë, sepse sëmundjen babi e ka mbajtur të fshehur nga ne. U operua në Turqi fshehurazi nesh, nuk morëm vesh asgjë. Edhe pse e dinim që ishte mirë, kishim njëfarë meraku, sepse sado t’i fshehësh fëmijës gjëra, ai diçka ndien, kupton, pasi ka atë dyshimin e tij. Kam qenë gjithmonë optimiste se gjërat do të shkojnë mirë dhe ashtu ndodhi... për babin ka qenë periudhë e vështirë, por ne kemi qenë të mbrojtura. U them gjithmonë prindërve se na kanë ruajtur shumë dhe kjo ka anën e saj negative. Kur ndeshemi sot me të keqen, e kemi të vështirë për ta përballuar.
Në intervista të ndryshme, je shprehur se fotot e tua nuk janë erotike, por foto proteste dhe mbartin mesazhe. Marrim një nga pozat e tua dhe na trego çfarë mesazhi fshihet pas saj. Ja, për shembull, atë ku je në këmbë me çantë dhe krejt lakuriq...
Ajo pozë tregon një qëndrim të fortë, vendosmëri. S’ka përkulje apo tërheqje seksuale që të provokojë. Aty nuk
bie në sy lakuriqësia, por shprehja. Provokimi, në këtë rast, është që të jesh nudo, por pa rënë në sy nudoja në vetvete. Ta bësh tjetrin të mos shohë atë pjesë, por diçka përtej. Kjo shoqëri është lodhur me vulgaritetin, jo vetëm këtu, por kudo.
Çfarë fotosh të tjera ke bërë andej?
Kam bërë disa, por një tjetër shërbim që e kam për zemër është ai me një fotografe shumë të njohur, që Ale thotë
se ka rënë në dashuri me mua (qesh). Ajo quhet Stefani Renoma dhe me të kemi bërë një set ku, përmes nuditetit,
preken tema si forca e femrës apo edhe liria për të zgjedhur drejtimin tend seksual.
Ti nuk e ke problem të flasësh hapur për prirjen tënde seksuale?
Jo. Jam shumë e hapur sa i përket dashurisë për njerëzit. I pëlqej, i dua si femrat, ashtu edhe meshkujt.
Thua gjithmonë se me këto angazhime s’ke mundësi për jetë private, por në fakt ke, sepse gjithë erosin e derdh në shërbimet fotografike.
Është pjesë e punës... asaj i jam dhënë plotësisht. Në këtë fushë nuk ke mundësi të kesh një jetë private, të krijosh diçka. Dashuria, normale, është e nevojshme, por ka ndryshim midis jetës seksuale dhe asaj në një lidhje të qëndrueshme.
Ale tha në një intervistë, se ai ka shkuar dhe shkon me të gjitha modelet. Do të thotë kjo se edhe ju të dy keni pasur apo keni diçka bashkë?
Ka thënë se ka shkuar me modelet e viteve ’90 dhe është interesante, sepse përpara disa ditësh takuam një stilist të hot couture që e ka njohur që kur ka qenë i vogël, i cili më tha: “S’e ke idenë çfarë ka bërë ky në kohën e vet në Paris. Ishte një rrëmujë e paparë dhe të gjitha femrat shkonin pas tij”. Unë I thashë se nuk ka ndryshuar asgjë edhe tani, madje është më keq (qesh). Ale është një njeri që nuk gjuan; rri në atë rehatin e tij. E kanë gjuajtur gjithmonë të tjerët, por në të vërtetë, pjesën më të madhe të kohës ai thotë “jo”, sepse nuk i intereson.
E kuptuam, domethënë, të ka refuzuar edhe ty...
Jemi bashkë, por publikisht jemi të ndarë. Nuk hyjmë në kuadrin e çiftit, pavarësisht se jemi bashkë, jemi partnerë në gjithçka, në çdo gjë, pastaj të tjerat kuptohen... Por publikisht dua një imazh të ndarë nga ai i Ales. Në Paris më njohin si Egla, jo si e dashura e Ales; ky ishte pakti që bëmë që në fillim.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...