Kastriot Caushi: “Krishtlindjen e dua më shumë se Vitin e Ri”

+

akcicicacaush

Në fëmijëri vrapon shkallëve e dhomave pa arsye, qoftë edhe për të rrëzuar vazot a për të thyer pa dashje ndonjë gjë më vlerë, pastaj, fshihesh nga faji. I rritur dhe i pjekur, Kastriot Caushi i kujton me mall këto eglendisje të kota që i shijonte, por poshtepërpjetat i bën tanimë me bezdi. Ai e kujton me nostalgji Vitin e Ri të fëmijërisë... Kur u bë burrë, nuk është se pati më dashurinë e vegjëlisë për këtë festë. Gjithsesi ajo bart për të nostalgjinë e viteve të bukura. "Mblidhej i gjithë fisi: gatuanim, hanim, këndonim...

Grumbullimi ishte më masiv sesa tani. Në kohën kur u bëra burrë, nisi bezdisja, vraponim nëpër radha, ngjit shkallë, zbrit shkallë për të furnizuar shtëpinë." Tani nuk gëzon më për vete, për aktorin, por si shumë të rritur të tjerë, duhet të gjejë vazo për të zëvendësuar ato që thyejnë fëmijët. “Kjo është një festë ku ne të rriturit duam t'i shohim të gëzojnë të rinjtë dhe fëmijët. Unë vetë nuk është se kam ndonjë dashuri të madhe për të. Më shumë pëlqej dhe kam një lidhje më të mirë me Krishtlindjen, jo për arsye fetare, por atë festë e gëzoj më shumë se natën e Vitit të Ri".

Ndoshta sepse është mësuar që vetëm të bëjë dhurata, shumë rrallë të marrë, atij nuk i pëlqen ta bëjë "njeriun e mirë" vetëm në fundvit. “Megjithëse kjo është diçka shumë private”, thotë Caushi, i cili është mësuar të ndajë me ata që kanë më pak mundësi, jo vetëm në rrethin e njerëzve që njeh, por edhe te të panjohurit. Ai ende nuk ka asnjë plan për vendin ku do t'i kalojë festat dhe as nuk ka fundvitin si pikë referimi për kohën kur jepen dhuratat më të bukura. “Nuk është një kohë e caktuar kur duhen gëzuar të gjithë, ka një kohë për secilin”.  "Festat janë të zhurmshme, jashtë çdo lloj logjike...", thotë Kastrioti dhe duket se na e lë ne të tjerëve shpirtin e festave, sepse jeta e tij ofron festa çdo ditë, nga sheshxhirime në prapaskena spektaklesh, nga një shkollë artesh në ngjitje e zbritje shkallësh.

Living