Kodet e veshjes së Monika Lubonjës, nga ngjyrat te klasikja

+

monikk

Santana Çomora, Fotografia Armand Habazaj, Fashion Editor: Stela Plaka, Make up: Diana Matrisi

Duket sikur akrepat e orës kanë ndalur për aktoren Monika Lubonja. Ajo është një femër, e cila rrezaton të njëjtën bukuri dhe freski, sikurse njëzet a tridhjetë vite më parë. Në një formë fizike perfekte, aktorja të befason me pamjen e saj të kuruar dhe mjaft elegante. Edhe sot, si drejtoreshë e Teatrit të Kukullave dhe e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, mes angazhimeve të shumta të ditës dhe kalendarit të ngjeshur të aktiviteteve, ajo nuk mund ta lërë pas dore veten. Është shumë e kujdesshme për të qenë gjithmonë sa më e paraqitshme. Këtë ritual femëror e ka të trashëguar nga nëna e saj, e cila kujdeset për çdo gjë. Ashtu siç ka të trashëguar dhe genin e mirë, lëkurën plot jetë e të shëndetshme. Në këtë editorial mode, në focus të të cilit është stili i një femre mbi të 40–at dhe mënyra se si mund të kesh një pamje po aq të freskët sa tendencat e kohës, Monika rrëfen plot pasion se dëshirën për t’u marrë me veten, e ka të lindur. Është pjesë e saj, që është rritur e zhvilluar bashkë me të .

monnana

Ka raste kur edhe ajo, si të gjithë njerëzit, nuk është aty ku do të donte të ishte, por, sipas saj, kjo i ndodh vetëm kur nuk është në punë. Adhuron ngjyrat, që I falin qetësi dhe i japin portretit dritë dhe e mbushin me jetë.

“E bardha më jep qetësi, e kuqja është gjithmonë dashuri, e verdha vezulluese, ndërsa e kaltra qartësi. Po dite t’I kombinosh mirë ato, mund të lulëzosh shpirtërisht.” “Kodet e mia të veshjes janë tri: klasikja, sportivja dhe një dozë e vogël ekstravagance. Po të dish t’i kombinosh mirë, do të kesh gjithmonë një pamje të kohës.”

AHP 5158

Mbetet fanatike e pantallonave, ndoshta dhe për natyrën e saj sportive dhe energjike. I ka në të gjitha modelet, prerjet dhe ngjyrat. Që në adoleshencë, Monika kujton se bashkë me të ëmën qepnin te një zonjë duarartë. Sot, edhe për çështje kohe, nuk është se e ka shumë mundësinë të qepë. I duket më praktike të shkojë në një dyqan dhe të përzgjedhë e të blejë atë që i pëlqen. E në këtë rast, nuk ka të ndalur! E po të ndalemi te këpucët dhe çantat, si të gjitha femrat, edhe ajo nuk nguron të shtojë që ka krijuar varësi nga këpucët, sidomos nga ato me stil mashkullor dhe balerinat.
“I preferoj të gjitha modelet, por kryesisht më pëlqejnë ato sportive. Çanta mbetet një aksesor shumë I rëndësishëm për një pamje sa më femërore. Duhet të bësh shumë kujdes që të përzgjedhësh të duhurën, që ta kombinosh sa më mirë me veshjen që ke.”

AHP 5121