Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Luljeta BOZO, 70 vjeçe,
Alda BIDA, 45 vjeçe,
Egi BOZO, 23 vjeçe
Noara KASEMI, 1 vjeç e gjysmë,
rrëfejnë se çfarë do të thotë të jetosh në një familje kaq të madhe e të bashkuar. 4 femra të gjeneratave të ndryshme dhe përjetimet e tyre...
Alda Bida, 45 vjeç
PRODUCENTE, AUTORE PROGRAMESH DHE SKENARISTE, bashkëshortja e Petri Bozos, themelues i shumë spektakleve të njohura. Alda është kontakti ynë me këtë histori të bukur, ku takohen pesë breza. Për Aldën, të kesh një familje kaq të madhe e të bashkuar në këto kohë, kur njerëzit sa vjen dhe izolohen e bëjnë një jetë të vetmuar, është bekim. Ajo ka qëlluar në “mesin e artë” të brezave dhe pretendon se ka “benefitin” më të madh, pasi mund të “përfitojë” nga urtësia dhe përvoja e gjysheve Luljeta e Panajota, si dhe të marrë nga freskia dhe të qenit me kohën të vajzës dhe mbesës së saj, Noarës.
Egi Bozo, 23 vjeç
Vajza e Aldës, brezi i katërt. Studion për “Planifikim dhe Menaxhim Urban” e për shumë vite ka asistuar prindërit në produksionet e tyre televizive. Familja ka një ndikim të madh në jetën e saj profesionale dhe personale. Egi ka arritur të njohë tre nga stërgjyshërit dhe të gjithë gjyshërit, çka ka ndikuar në mënyrën sesi ajo e sheh jetën dhe të ardhmen.
Unë jam brezi i katërt në familje. Kam mamin, gjyshen të pranishme në jetën time, dy gra të mrekullueshme, shembuj të përkryer për t`u ndjekur, si në aspektin profesional, ashtu dhe në atë personal. Familja është një koncept shumë i rëndësishëm në traditën tonë të brezave. Si gjyshja, ashtu dhe mamaja ime, më kanë mësuar gjithmonë se familja vjen para çdo gjëje dhe është në krye të çdo detyrimi. Gjithmonë duhet gjetur koha për të kaluar sa më shumë çaste dhe momente me pjesëtarët e saj, por pa lënë asnjëherë mënjanë pasionin për punën. Alda, mami im, është një autore e suksesshme programesh televizive, aq sa ndonjëherë e quaj një makinë idesh dhe projektesh, ndërsa nëna Lulja, siç unë e thërras, është një grua shumë e njohur në botën e shkencës, në fushën e gjeoteknikës dhe inxhinierisë dhe ka dhënë një kontribut të madh edhe në fushën e arkitekturës. Studioj “Planifikim dhe Menaxhim Urban”, një degë me një spektër të gjerë dhe me ndihmën e nënës kam arritur të njoh shumë probleme të dherave që ka vendi ynë, ashtu siç me ndihmën e mamit kam arritur të vë trurin në lëvizje, për të krijuar ide të reja mbi atë çka dua për të nesërmen. Nga ana tjetër, stërgjyshja, në moshën 85-vjeçare shkroi një libër. Në ditët që ishte e lodhur, kërkonte ndihmën time për të shtypur shkronjat në makinën e shkrimit. Ato ditë që ulesha pranë saj për ta ndihmuar kuptova se njeriu pranë të cilit qëndroja ishte një grua e madhe, që kishte kaluar shumë gjëra në jetë; me të kishte ndodhur njësoj si në ata filmat hollivudianë, ku dashuria triumfon gjithmonë. Një grua që la vendlindjen, Greqinë dhe erdhi në Tiranë për të jetuar dashurinë e saj. Punoi dhe kontribuoi për vite me radhë në këtë vend, ku krijoi një familje të bukur, plot me fëmijë dhe shumë dashuri brenda. Sa herë stërgjyshja më tregonte për jetën e saj, më dukej si një ëndërr; sa shumë do të doja të isha si ajo! Megjithëse nuk mendoj se jam shumë ndryshe nga nëna Mana (kështu e thërrisja me përkëdheli); ndoqa dashurinë time, me të cilin kemi një vajzë të bukur, e në të ardhmen do të kemi edhe shumë fëmijë të tjerë. Është një njeri që më përkrah me shkollën që ndjek dhe më ndihmon me vajzën, Noarën. Ajo dhe Beso janë dy dashuritë e mëdha të jetës sime dhe më mbushin me dëshirën për të qenë një grua e realizuar si mami, gjyshja dhe stërgjyshja.
Luljeta Bozo, 70 vjeçe Mamaja e Petri Bozos, brezi i dytë. Shumë e njohur në botën e shkencës, inxhinierisë dhe gjeoteknikës. Ka publikuar 26 libra profesionalë dhe është nderuar me shumë çmime. Profesionalisht, ajo ka qenë frymëzim për mbesën e saj, Egin.
Është e mrekullueshme të jetosh mes kaq shumë brezave. Nuk bëhet fjalë thjesht për një shkëmbim dashurie, por dhe vlerash. Ajo që e ka karakterizuar gjithmonë familjen tonë, ka qenë disiplina. Pikërisht falë saj kemi arritur të ndërtojmë një jetë të suksesshme, profesionale dhe familjare. Kur ishim fëmijë babai na ushqente me dashurinë për punën, vlerë të cilën jam përpjekur t’ua përcjell fëmijëve të mi dhe ata, nipërve e mbesave.
Panajota Konomi, 97 vjeçe Mamaja e Luljeta Bozos, brezi i parë. Me origjinë nga Athina, ka ardhur në Shqipëri në 1940-ën, pasi ra në dashuri me Vasilin, një djalë shqiptar që studionte në Greqi. Ishte modeli i gruas së fortë dhe aktive, frymëzim për të gjithë në familje e cila nuk ka shumë që është ndarë nga jeta.
Nga Gentian Minga
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...