Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Kush është Linda? Unë mendoj se pjesa më e bukur e saj është pikërisht fakti që nuk është një shefe kuzhine, por një zonjë e zakonshme, e apasionuar pas gatimit. Një nga arsyet pse në Living këmbëngulim që shumë prej krafteve t’i bëjmë me duart tona është sepse duam të testojmë nëse janë të thjeshta dhe mund të arrihen nga lexuesit tanë. Pra, nëse ne e bëjmë diçka, edhe ju mund ta bëni! Ndërkohë, artistët e krijuesit kanë hapësirën e tyre të veçantë në revistë, me ato çmenduritë që vetëm mund t’i adhurojmë nga larg, por me të cilat nuk mund të ngatërrohemi. Por kjo nuk ndodh me recetat e Lindës...Nuk kanë pse të na trembin, me to mund të kenë sukses të gjithë, edhe ata që janë më pak të mësuar me kuzhinën. Pasioni i kësaj zonje për gatimin ka lindur që në moshë të vogël, siç i pëlqen dhe vetë të tregojë. Ajo ishte jo më shumë se 6 vjeçe kur e ëma, teksa përgatiste byrekun, e lejonte të bënte dhe ajo byrekun e saj të vogël. “Më pëlqente të luaja me brumin dhe kur u rrita pak, ëmbëlsirën e së dielës e bëja vetë. Kremi caramel ishte specialiteti im dhe unë e lija apostafat të ngjiste pak”, thotë. Ndër kujtimet më të hershme janë dhe petullat që gatuante e ëma të dielave në mëngjes. Me zor e priste atë ditë, kur jo vetëm nuk kishte shkollë, por dhe hahej mirë. “Ime më, një grua e ëmbël dhe e butë, gatuante shumë mirë dhe ndoshta ka qenë ajo që ka nxitur tek unë këtë pasion. Ma plotësonte qejfin duke më lënë të lirë të “krijoja” në kuzhinë”, përpiqet Linda të sjellë ndërmend kujtime të largëta. Dhe duke rrëmuar në to, ka gjetur më në fund edhe atë ditë kur përgatiti bakllavanë e parë në jetë. “Ishte e vështirë”, më thotë, “brumi mezi hapej, ngaqë mielli ishte “i keq”. Kujtimet me kuzhinën duket se janë më së shumti të ëmbla për Linda Fishtën, e cila kurrë nuk e ka fshehur pasionin për ëmbëlsirat; madje pikërisht kështu nisi rrugëtimi i saj në kanalin Living, mandej në
revistë. Jo rastësisht mori dhe nofkën “Zonja e Ëmbëlsirave”. “Nuk jetoj dot pa to! Po nuk mora dozën “e sheqerit” bëhem keq, kush më njeh nga afër e di. Shpesh në shtëpinë time për mëngjes mund të gjesh 2-3 torta të ndryshme. Kjo për të kënaqur shijet e gjithë pjesëtarëve të familjes, por dhe veten teksa i përgatis. Vitin e fundit, duke qenë se fëmijët jetojnë jashtë Italisë, ka dalë problemi se kush do t’i hajë gjithë këto torta, të cilat si përfundim i dhuroj nëpër të njohur”, thotë duke zhytur lugën në akulloren me limon. Sapo ka përfunduar një shërbim fotografik për këtë numër të revistës dhe është koha të provojë se çfarë ka “bitisur”.
Shkëputur nga revista Living, nga Gentian Minga, fotografia Armand Habazaj
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...