Lirika Matoshi, 20 vjeçarja që mori famë ndërkombëtare falë getave të punuara me dorë/ Fotogaleri

+

lirikamatoshiyll
Lirika Matoshi nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të bëhej kaq e njohur në të gjithë botën nëpërmjet getave që ideon.  “Gjithçka nisi krejt papritur, pak më shumë se një vit më parë", – thotë ajo, duke mos e kuptuar efektin që shkakton, sidomos në Shqipëri, ku emri i saj, si një vajzë nga Kosova, e cila prej vitesh jeton në Nju Jork, do të lakohej shumë, veçanërisht në rrjetet sociale. Do të mjaftonin disa muaj që fama e saj të kapte majat e suksesit. Punimet e 20-vjeçares nga Prishtina nuk janë thjesht geta dhe çorape të shkurtra (fishnet socks), por një art më vete. 
getatmeyllka

E frymëzuar nga natyra dhe lulet, Lirika ka dashur gjithmonë të shohë përtej së bukurës femërore, të krijojë simbole dhe nëpërmjet tyre të flasë gjuhën e femrës. Realizimi i tyre kërkon shumë punë, pasi gjithçka është punim dore. Çdo lule, flutur, yll, perlë dhe gur tjetër, punohet me finesë, duke krijuar piktura të vogla në këmbët e femrave. Ajo i kushton kohën e duhur çdo detaji dhe përpiqet që çdo punim të jetë unik; njëra sjell natyrën plot jetë e tjetra natën e bukur me yje të shndritshëm.

getatebukura
Ishte këngëtarja Elle King, ajo që një vit më parë u bë personazhi i parë në Amerikë që veshi getat e saj. Më pas, personazhe të tjerë të njohur të botës së artit, si Lady Gaga apo Miley Cyrus do të fillonin të reklamonin nëpërmjet daljeve të tyre, punën e saj si stiliste plot fantazi. Të tjera bashkëkombëse të saj, po aq të famshme, si Rita Ora dhe Dua Lipa, do të ishin të lumtura që gjatë koncerteve të tyre, të vishnin getat e Lirika Matoshit.
Në fakt, ajo shton se fillimet i ka pasur duke punuar varëset pas qafe të njohura si chokers dhe dorashka. Kështu u bë e njohur në Prishtinë, aty ku, bashkë me të motrën, Teutën, edhe kjo po aq e njohur si stiliste, hapën një atelie mode. Më vonë, ajo ka në plan të disenjojë veshjet me firmën e saj. Edhe pse shumë vite më parë Insituti i Modës në Amerikë e refuzoi të ishte pjesë e tij, ajo nuk u ndal. Lirika diti t'i përçonte mjaft mirë fantazitë e saj në diçka konkrete dhe mjaft elegante, siç janë getat. Pasioni për të bukurën vazhdon ta ngacmojë edhe në këto ditë të nxehta. Edhe pse ka ardhur të pushojë pranë familjes, ajo vazhdon të krijojë.

socksd
E të mendosh që gjithçka nisi online! Sot, getat e saj shiten në të gjithë botën, deri në Kinë e Arabi Saudite. Emri dhe puna e Lirika Matoshit po pushton revistat më në zë, si Elle Italia, Brazil, Vogue Korea, si një nga zbulimet e reja në fushën e modës.
Së shpejti, ajo e sheh veten në një dyqan të vetin, mes këpucëve plot fantazi, spilave të bukura, kapëseve të kokës dhe getave që e bënë të njohur. Mes një bote magjike dhe përrallore në të njëjtën kohë.

getatebukurat
FAIRY TALE
"E ndiej veten feministe, më interesojnë të drejtat e grave dhe kam dashur gjithmonë të krijoj diçka për to. Këmbët e përfaqësojnë më së miri figurën e një femre, janë elementi më elegant." – Lirika Matoshi.

lirikar
Idea & realizimit  Santana Çomora Model: Roela Kaso & Dania Bazaiti (Bindi Model) Fotografia : Edvina Meta