Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Gazetarja Matilda Terpollari është ajo që në njëfarë mënyre u bë sebep i një shkrimi të tillë. Ishte një bisedë rastësore me të në një nga kafenetë plot ngjyra afër redaksisë, ku u zbulua se si të gjithë ata që punojnë për revistën apo kanalin “Living”, kanë nisur të shndërrojnë dhe vetë jetën e tyre. Matilda, e njohur në ambientin e gazetarëve për një numër të madh dokumentarësh të realizuar në Vizion Plus, si të gjithë autorët e programeve, është e kënaqur me punën pas kamerës dhe jo duke bërë protagonisten përpara saj apo aparatit fotografik. Ndaj, edhe pse në njëfarë mënyre ishte ajo që e frymëzoi një shkrim të tillë, është disi më e vështirë për ta bindur të pozojë. Por sapo e bën, nuk heziton më të flasë për “Living”, sepse ndër të tjera, ka punuar në kanalin me këtë emër që në ditën e parë të tij, pra, u bënë plot katër vjet që është pjesë e tij, ndërsa me revistën e ka nisur bashkëpunimin në numrin e dytë të saj. “Fillimisht e konsiderova si një pune të re, që po e ndërroja me punën paraardhëse: nga ‘Vizion Plus’ në ‘Living’, nga një media në tjetrën”, - tregon Matilda, - “Por nuk ishte ashtu. Kur nisa të merresha me “Living”, në fakt, kisha nisur njohjen time me një filozofi të re. Po hyja në botën ku njeriu udhëton drejt vetes dhe e zbukuron atë në mënyrën më të bukur. Sot, kuptoj se kjo që po përjetoj, është një fazë e rëndësishme në jetën time”. Kur vjen puna te jeta e shëndetshme, Matilda ka bërë pjesë në atë grup njerëzish që e kanë menduar si diçka që mund ta bëjnë të tjerët, por jo ata vetë, se kërkon mund të madh apo se nuk është diçka për të gjithë. “Për jetën e shëndetshme kasha menduar gjithmonë se duhej kohë dhe angazhim i madh. Kisha menduar se ajo më tepër kishte vështirësi, sesa lehtësi. Në fakt, kisha gabuar. Është krejt e kundërta. Të jetosh shëndetshëm, nuk do sofistikim. Nëse je pranë natyrës, kjo do të thotë më pak shpenzim, më shumë lumturi”. Redaktorët e “Living” janë pak të rezervuar kur vjen puna për të nxjerrë sekretet e të tjerëve, të shtëpive të njerëzve ku ata futen për shkak të punës, ama kur vjen puna për të përmendur ata që i frymëzojnë, listat i kanë gati. Siç kanë gati dhe shembujt që u duken më afër filozofisë së “Living”. Nëse e pyet Matildën se kush do të ishte në Shqipëri personazhi më “Living”, përgjigjja do të ishte e menjëhershme: “Patjetër që ajo që e solli këtë filozofi në Shqipëri, botuesja Ridvana Mara. Ditën që na mblodhi dhe na tregoi idenë e saj, m’u duk çudi e madhe, por ishte e vetmja që e dinte se ku po shkonim. Ajo kishte krijuar prej kohësh universin “jeto shëndetshëm” dhe çdo ditë na e ofroi edhe ne. Më pas, mësova se Tirana ishte e mbushur me njerëz të tillë, me eksploratorë të heshtur, por që mua më mësuan shumë. Një prej tyre është Edi Gogu, një zonjë mjaft mbresëlënëse për mua.
Vijon në faqen dytë
Ajo prodhon kremrat në kushtet e shtëpisë. Shtysën për këtë, ia jep pikërisht filozofia që përqafon”. Puna e përditshme si autore e programit “My living”, ka bërë që Matilda të ndërrojë shumë gjëra, të mëdha apo të vogla, edhe në shtëpitë e saj. Nuk mund të xhirosh e pastaj të montosh kronikat e së paku pesë personazheve në javë e të mos lënë aq gjurmë sa të kërkosh që ato që sheh, t’i kesh pastaj në shtëpinë tënde. Edhe pse nuk mund të kesh kurrë atë vilën ku futesh për të fotografuar, as punën e arkitektëve me të cilët bashkëpunon, mund të bësh së paku ato gjërat e vogla që nuk kërkojnë as shpenzime dhe aq transformime të banesës. Si për shembull, lulet. “Dikur nuk blija shumë lule”, - thotë Matlida, - “sot mbaj lule në shtëpi, edhe për mysafirin më të shpeshtë. Për nder të çdo vizite, e mbush shtëpinë me lule. Më pëlqejnë shumë. Edhe miqtë më sjellin lule në shtëpi. Shumë prej tyre i thaj dhe përpiqem t’I ruaj sa më gjatë”. Nëse për Matildën do të kishte një shtëpi nga ku nuk do donte të dilte kurrë, ndër ato dhjetëra që ka vizituar, ajo do të ishte një shtëpi në Ndroq. “Ishte e thjeshtë dhe e realizuar me materiale të lira. Ajo shtëpi kishte moshë. Tregonte për banorët e saj si askush tjetër. Ishte mes kodrave dhe mua m’u duk se ajo strehe mund të ishte ëndrra e të gjithëve… Aty jeton ende një çift me tre fëmijë dhe nëse do t’i vizitoni, do të shikoni se si me pak përkushtim, mund të krijosh një parajsë të vogël mbi tokë. Çifti ka shitur shtëpinë në Tiranë dhe kishte vendosur të jetonte në fshat, në vendin ku dhe unë i takova”. Në pritje që ëndrra e saj të mund të bëhet realitet një ditë, Matilda Tërpollari mund të merret me apartamentin që ka. Të bëjë plane si ta bëjë më të bukur, të shtojë gjelbërimin në verandë apo të përshtatë kënde të ndryshme për qëllime të ndryshme. Dhe ndërkohë, duke hyrë sa në një shtëpi, në tjetrën, duke takuar dhe intervistuar arkitektë, mund të shohë apartamentin që ka dhe ta kalojë në lupë, edhe në ndonjë gjë të imët që më parë nuk do ta mendonte kurrë. A gjen defekte? “Sa të duash. Unë apartamentin tim e kam mobiluar shumë herët. Pothuajse 10 vjet më parë. Një pjesë të tij e kam realizuar me arkitekt, megjithatë, sot do të doja të ndryshoja hapësira të rëndësishme të tij. Pas 10vjetësh, dizajni ka ecur shumë dhe është kthyer krejtësisht në funksion të jetës së shëndetshme. Nuk do të përdorja ndarje për shembull midis ‘living room’-it dhe ambientit të gatimit. Sot qëndrimi në shtëpi për një familje është zvogëluar ndjeshëm dhe në gjithë botën këto dy ambiente janë shkrirë me njëri-tjetrin, në mënyrë që amvisa, kur gatuan, të ketë kontakt me sy me gjithë familjen. Një gjë kjo, që unë nuk e kam menduar që në fillim. Sot e vuaj. Mund të jem në kuzhinë me orë të tëra, por nuk arrij të shikoj se ç’bëjnë pjesëtarët e tjerë të familjes sime. Ekspertët e ‘Living’ në botë, këtë zgjidhje dikur funksionale, sot nuk e këshillojnë më. Këtë mur do ta prish së shpejti… Të tjerat janë mobilie, që edhe mund të ndërrohen me kohë. Ato nuk më shqetësojnë”.
Nga Iva Tiço
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...