Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Të shumtë janë ata që e njohin Iva Çamukun pikërisht për këtë detaj. E një ndër ta jam dhe unë, që e mbaj mend shumë vjet më parë, kur ajo bëhej objekt i “thashethemeve” të kafeneve. Në një kohë kur moda nuk ishte përqafuar kaq fuqishëm sa ditët e sotme, Iva, me të ecurën e saj karakteristike, kalonte shkujdesur, e veshur gjithmonë bukur, e kuruar në çdo detaj dhe mbi të gjitha, mbi taka shumë të larta. Nuk kalonte asnjëherë pa u vënë re, sidomos nga femrat, të cilat një pjesë donin ta imitonin e një pjesë tjetër e diskutonin me njëra-tjetrën: “Si nuk u lodh kjo femër në majë atyre takave?”
Por, në fakt, Iva nuk u dorëzua as kur Zoti e bekoi me ndjenjën e mëmësisë. As atëherë kur barku rritej dhe doktori e paralajmëronte që nuk mund t’i mbante më takat. “Me taka përfundova edhe kur shkova për të lindur”, – më tregon ajo. – “Në të dyja lindjet, madje. Duket pak si çmenduri, por unë nuk di të eci me të sheshta. Rrëzohem.” Iva kujton pasazhe shumë të këndshme rreth saj dhe marrëdhënies që ka me takat. “Ka ditë kur zgjohem në mëngjes, sidomos kur jam pushim, që dua të vishem casual e me të sheshta, por shpejt kuptoj që kjo dëshirë mbetet thjesht një mendim, sepse përfundoj prapë te takat. Ato zënë gjysmën e gardërobës, kështu që nuk mund t’i lë pa veshur”, - shton ajo me një nënqeshje. Më pas, vijon të më tregojë çmendurinë e radhës. “Një ditë, më duhej të dilja për të blerë bukë dhe dyqani ishte vetëm poshtë pallatit. Fillova të vishesha me një palë pantallona bezhë skinny, një bluzë të bardhë mëndafshi dhe taka super elegante. Ndërkohë, më shkruan një mikeshë e më pyet se çfarë isha duke bërë. I them që nuk po e kuptoj as vetë pse jam pispillosur kaq shumë vetëm për të blerë bukë!
Ajo qeshi dhe më tha: “Epo, kjo është Iva. Ndryshe, do të ishe dikush tjetër”. Vetëm pesë palë këpucë të sheshta, sa gishtat e një dore, gjenden në dollapin e saj. Ajo nisi t’i përdorë takat pas mbarimit të shkollës së mesme, atëherë kur moda e “Non e la Rai” me “kambalet” e rënda pushtoi brezin e adoleshentëve dhe fitoi lirinë mbi këpucë më elegante. Që nga ai moment, Iva dhe takat kanë një raport shumë të mirë. Pasi mbaroi studimet në Fakultetin Ekonomik, dega Financë-Bankë, prej 11 vjetësh punoi në një biznes privat. Ndërkohë, sot ajo është pronarja e një prej butikëve më të njohur në kryeqytet, Buotique Coco. Së bashku me bashkëpronaren tjetër, Edit, ajo sjell tendencat më të fundit të linjave si Moschino, Alberta Ferreti, Louboutin e së fundmi edhe linjën e re që pritet të futet së shpejti, MSGM. Nuk i pëlqen të imitojë. “Më pëlqen t’i krijoj vetë ato që dua dhe që më shkojnë. Nuk më pëlqejnë femrat që kopjojnë dhe nuk kanë identitetin e tyre. Sigurisht që mund të frymëzohesh duke parë stile dhe tendenca, por të gjitha këto duhet t’i përdorësh e t’i përshtatësh sipas natyrës tënde. Iva pëlqen shumë stilistë, por nuk veçon asnjë. Nuk ka ndonjë idhull mode, edhe pse i pëlqen të shikojë stile dhe personazhe që vishen bukur. Ndjek gjithmonë “Street Style” kur zhvillohen javët e modës. Ajo nuk është kritike mode e nuk mund të jape këshilla rreth saj, por gjithsesi, këshillon që çdo femër të jetë vetvetja.
Shkëputur nga revista Living Nga Santana Çomora | Fotografia: Endrit Mërtiri | Flokët dhe grimi: Danjela Kapo | vendndodhja : Boutique COCO
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...