Midis Amerikës dhe Shqipërisë, si po e përjeton supermodelja Adrola Dushi largësinë me të birin

+

adrolty

Karriera që Adrola Dushi ka nisur prej një viti e gjysmë në Manhatan, ka bërë që ajo dhe i biri, prej disa muajsh të jetojnë larg njëri- tjetrit. Nënë e bir nuk po e përballojnë aspak mirë këtë situate. “Besoj se shumë shpejt do të jemi përsëri bashkë. Ose do të kthehem unë në Shqipëri, ose do të vijë Troi në Amerikë. E kam mendjen tek im bir: Si do t’ia bëj me të? A do të vijë ai dhe sa kohë duhet të duroj derisa ky bashkim të realizohet përgjithmonë?
Kjo pyetje më rreh si çekan në kokë gjithë kohën. Para pak javësh, Troi ka mbushur 4 vjeç. Kjo ishte arsyeja që e solli përsëri mami Adrolën në Tiranë. I vogli ka dy muaj që po qëndron në Shqipëri me të atin dhe gjyshen, ndërsa Adrola vjen thuajse çdo dy javë, duke bërë të pamundurën që i biri të mos e ndiejë shumë mungesën e saj. Me gjithë përpjekjet, Troi nuk po e përjeton mirë këtë fazë. Kjo është më se e kuptueshme jo vetëm nga fakti se çdo fëmijë do të donte të ishte me nënën, por edhe sepse Troi dhe Adrola kanë një lidhje shumë të veçantë me njëri-tjetrin. Megjithatë, ajo është optimiste për situatën, edhe pse ndihet shumë keq që po sakrifikon një dashuri kaq të madhe, për ëndrrën e saj si modele. “Kjo ndarje nuk do të zgjasë për shumë kohë, - thotë ajo. – Është çështje kohe derisa të sistemohem mirë në Amerikë. Të dy po e vuajmë shumë këtë situatë, por jam e sigurt që nuk do të zgjatë shumë. Edhe pak muaj dhe do të jetë patjetër me mua. Ndihem shumë e lënduar. Në fakt, askush nuk më kupton në këtë drejtim dhe e vetmja gjë që bëjnë është të më bëjnë të ndihem akoma më keq për zgjedhjen time. Jam e sigurt se askush në botë nuk e do më shumë se unë tim bir dhe jam shumë e sinqertë kur them se po e vuaj jashtëzakonisht këtë periudhë. Por nuk kam rrugë tjetër. Duhet të krijoj patjetër një bazë që të bëhet mirë për Troin, mua dhe gjithë të tjerët. Hëpërhë, Troi shkon në kopsht dhe për të kujdeset i ati dhe gjyshja, dhe jam shumë e lumtur e mirënjohëse për gjithë kujdesin që tregojnë ndaj tij, por nuk po na lë të qetë fakti që na merr shumë malli për njëri-tjetrin.” Rrefimin e plote e lexoni ne revisten Living nr 28/
Nga Elona Jaçellari/ Fotografia Armand Habazaj