“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Ka një moment të duhur për të kryer ndërhyrje plastike, ashtu siç ka dhe ca sekrete që kanë të bëjnë me përmasat. Por ka dhe disa gabime që bëhen në Shqipëri, sidomos kur vjen fjala për ndërhyrjet në gjoks. Një ndër kirurgët më të famshëm në botë, Charles Randquies, u jep përgjigje gjithë pikëpyetjeve tona
Me më shumë se 20 vjet përvojë në kirurgjinë plastike, Charles Randquist është i njohur ndërkombëtarisht në fushën e operacioneve plastike. Ndonëse ai kryen të gjitha llojet e ndërhyrjeve kirurgjikale, 16 vite më parë kuptoi misionin e tij në këtë jetë: të bënte femrat të lumtura për gjoksin e tyre. Arsyeja e ardhjes së tij në Tiranë nuk lidhet aspak me profesionin e tij, por me familjen mbretërore. I ftuar nga zonja Sadije Berisha për ceremoninë e dasmës së Princit Leka II me Elia Zaharian, zhvilluar të shtunën e 8 tetorit, Living nuk mund ta humbte këtë rast për të intervistuar dr. Randquist.
Dr. Randquist, ju keni studiuar mikrokirurgji, por njiheni si kirurg i operacioneve plastike të gjoksit. Si ndodhi kalimi nga kirurgjia në nivel qelizor në atë plastike? Sa e vështirë ishte të kombinoje shkencën e mjekësisë me të bukurën?
Unë kam studiuar mikrokirurgji në “Karolinska Institutet” dhe para 20 viteve vendosa të lija punën në universitet për t'iu përkushtuar tërësisht së bukurës. Kam punuar si kirurg plastic në spitalin e universitetit, por më pas vendosa të ndërtoja spitalin tim privat dhe 16 vite më parë, ia dola ta hapja. Arsyeja pse kalova nga mikrokirurgjia në kirurgji plastike, kishte të bënte me prirjen time. Çdo njeri ka një talent, ashtu si unë e zbulova timin 16 vite më parë. Unë mund të shoh ekuilibër, adhuroj arkitekturën e çdo gjë që lidhet me dizajnin. E ndiej kur diçka është në harmoni si një e tërë. Nëse shoh një fytyrë, trup, një njeri, qoftë femër apo mashkull, pyes veten: A mund të bëj diçka më mirë? Po, unë mundem. Gjithçka ka të bëjë me harmoninë. Kisha talent në art dhe vitet treguan që isha i aftë të kombinoja aftësitë kirurgjikale me të bukurën.
Kah ushtrimit të profesionit, jeni i angazhuar me ndonjë aktivitet tjetër?
12 vjet më parë fillova të mësoja mjekë të tjerë në mbarë botën: në Tailandë, në Kinë, në Singapor, në Amerikë etj. Kam qenë në shumë shtete për të ndarë eksperiencën dhe dijet e fituara ndër vite. Unë nuk kam frikë të shpërndaj dije. Nëse mundem të ndaj eksperiencën, dijet dhe njohuritë e mia, e bëj me shumë dëshirë.
Cila është kategoria e femrave që më së shumti u nënshtrohen operacioneve plastike të gjoksit? A janë femrat e reja, të famshme, ato që duan të ndryshojnë pamjen, apo janë gra që pas lindjes së një fëmije duan të përmirësojnë pamjen e gjoksit?
Ndoshta do të çuditeshit nga përgjigjja ime, por pacientet e mia janë pak më të vjetra nga femrat që ju përmendët, sepse janë ato që kanë paratë (qesh). Nëse shkon te një mjek i mirë, do të të kushtojë dhe është më mirë të presësh, sesa të pendohesh që iu nënshtrove një operacioni më herët se ç’duhej.
Cila është tendenca e viteve të fundit për sa i përket operacioneve plastike? Cilin tipar apo pjesë të trupit duan të ndryshojnë më shumë njerëzit?
Vithet, femrat po çmenden pas vitheve të mëdha. Ndonëse në Suedi kjo gjë nuk është shumë e përhapur, vajza nga e gjithë bota vijnë në klinikën time për të zmadhuar të pasmet e tyre.
Përveç faktit që jeni i njohur, aplikoni ndonjë metodë inovative? Marr shkas nga përgjigjja juaj që vajzat vijnë nga e gjitha bota për të kryer një operacion që ndoshta mund të bëhet edhe në vendin e tyre.
Ajo që bëj unë, por jo vetëm unë, është zmadhimi i vitheve me yndyrën e barkut. Duke rrëshqitur masën yndyrore nga barku, rezultatet janë mahnitëse. “Një bel i hollë e vithe natyrale” dhe operacioni plastik është gjëja e fundit që njerëzit mendojnë kur shohin një femër me forma të tilla tërheqëse. Mund të bëni prova sa të dëshironi, t’i prekni vithet e njerëzve të famshëm dhe nuk do të gjeni shenja silikoni, por kjo nuk do të thotë që ato nuk u janë nënshtruar operacioneve plastike. Pas magjisë së të pasmeve ideale, fshihet yndyra.
Femrat janë për ndryshime drastike apo për pamje natyrale?
Femrat amerikane dëshirojnë ndryshime drastike, duan të shkojnë nga numri 2 në 7 vetëm me një operacion, ndërsa europianet përqafojnë natyralen. Askush nuk do të etiketohet "si e bërë" apo false. Kjo është gjëja e fundit që duan, ndaj ndryshimet tek femrat evropiane janë shumë të vogla. Sigurisht që ka vajza që duan gjoks të madh, por janë raste të rralla.
Ekzistojnë disa lloje implantesh. Cili është më i përdoruri?
Implantet përbëhen nga materiale të ndryshme selena dhe silikon. Ky i fundit është më i preferuari e në të njëjtën kohë më i përdoruri ndërkombëtarisht Shumë pak mjekë punojnë me selena ditët e sotme. Kjo ndodh për shkak të përbërjes. Selena është ujë dhe femrat nuk duan ujë në trupin e tyre, sepse duan të shmangin situatat e sikletshme. Nëse selena çahet, gjoksi sheshohet brenda pak sekondave e vlen të thuhet se kjo gjë ndodh shpesh, prandaj silikoni mbetet më i preferuari. Megjithatë, problemi nuk qëndron në zgjedhjen e implantit, duhet parë lloji i këtij të fundit dhe mënyra se si aplikohet në trupin e femrës. Fatkeqësisht, në Shqipëri kam parë që silikoni injektohet me shiringë direkt në gjoks. Kjo gjë është e ndaluar dhe dëmton rëndë gjoksin.
Vijon në faqen e dytë
Përpos operacioneve që konstatojnë në rritje të gjoksit, a ka femra që dëshirojnë zvogëlim gjoksi?
Absolutisht që po, e ndërsa operacionet e zmadhimit kanë vetëm një arsye, “dua të dukem më e bukur”, pas operacioneve të reduktimit të gjoksit fshihen arsye të vërteta shëndetësore. Shumë femra kanë probleme me qëndrimin, me shtyllën kurrizore, lindjet dhe ushqyerja me gji janë një tjetër arsye pse gratë duan të eliminojnë masën e krijuar ndër vite.
Në njëfarë mënyre, për shumë femra ju mund të jeni “perëndia e bukurisë”. E shihni veten si të tillë? Unë u fal lumturinë femrave. E kur them unë, nënkuptoj të gjithë kolegët e mi, kirurgët plastikë. Kemi fuqi të ndryshojmë cilësinë e jetës suaj. Është i pamohueshëm fakti që mënyra se si dukeni, ndikon në jetën tuaj.
Sipas jush, cila është arsyeja kryesore që femrat u nënshtrohen operacioneve të gjoksit?
Ka dy arsye. Ka femra para të cilave edhe meshkujt mund të ngjajnë më femërorë për shkak të gjoksit, siç ka dhe femra të cilat kanë humbur volumin e gjoksit pas lindjes e ushqyerjes me gji.
A mundet që çdo femër t'i nënshtrohet një operacioni plastik?
Ndonjëherë, ashtu si për një shkrimtar që romani më i bukur është ai që nuk ka shkruar ende, edhe për një kirurg operacionet më të bukura ndonjëherë janë ato që nuk janë bërë. Duhet të flitet me pacientin, të kuptosh se çfarë do. Shpeshherë kam pasur vajza të reja, të bukura, të cilat kanë dashur të zmadhojnë gjoksin dhe i kam këshilluar të presin. Nëse ajo që duan është thjesht një rritje e pambështetur në asnjë argument, u kam thënë: nëse në këtë jetë e dëshironi një fëmijë, prisni të lindni e më pas mund t'i nënshtroheni një operacioni plastik. Nuk mendoj që çdo grua është kandidate për një operacion plastik, por mendoj që çdo grua duhet të ketë pamjen që dëshiron e nëse mjeku ia garanton, duhet ta bëjë në një mënyrë të sigurt.
Cilat janë komplikimet më të zakonshme pas një operacioni plastik?
Problemet më të shpeshta pas operacioneve të gjoksit lidhen kryesisht me anën estetike. Gjokset nuk janë simetrikë, pacientes mund t'i mbeten shenja, por mund të ndodhë dhe ajo që në gjuhën e përditshme njihet si “gjoks i fortë”. Nuk duket aspak natyral, mund të dhembë dhe humbet ndjeshmërinë.
A mund të jetë e rrezikshme për një femër mbajtja e implanteve për një kohë të gjatë?
Nëse do të më kishte pyetur para 5 viteve do të thosha “jo”, por në këto momente më duhet të them “po”! Ndonëse rreziku është i përkthyer në shifra të papërfillshme, ai është i pranishëm në 1 në 50 mijë femra. Lidhet me kancerin, jo me kancerin e gjirit, por me lloje të ndryshme të kancerit.
Pas një operacioni, a zgjasin implantet përgjithmonë?
Asgjë në jetë nuk është përgjithmonë, por implantet që përdoren ditët e sotme zgjasin shumë më tepër nga ç’zgjasnin implantet 10 vite më parë.
A ndikojnë implantet e silikonit në aftësinë e një gruaje për të ushqyer me gji?
Jo, plastika në gjoks nuk e ndryshon këtë aftësi natyrale të çdo gruaje, por ndërhyrja duhet bërë në mënyrën e duhur.
Ndërkohë, nëpër forume në internet, lexohen edhe komente grash e vajzash të pakënaqura nga rezultatet e operacioneve plastike.
Është e vërtetë, shoh shumë vajza të pakënaqura me rezultatet e operacioneve. Kjo mund të ndodhë për shumë arsye: mungesa e profesionalizmit, produktet dhe mungesa e informacionit nga ana e pacientit. Në ditët e sotme, informacioni nuk mungon. Duhet të kërkojnë më pare për mjekun, të dinë nëse është vërtet një kirurg plastik, sa operacione ka kryer, të kërkojnë dokumente të faktuara. Një pacient ka nevojë për të gjitha këto përpara se të marrë një vendim. Kjo është gjëja më e trishtueshme me të cilën ndeshem. Paguajnë për t'u ndier mirë me veten dhe përballen me situata aspak të këndshme, kur në fakt duhej të ishte e kundërta. Nëse paguan për një shërbim dhe pret më të mirën, atë duhet të marrësh: kënaqësinë, lumturinë e premtuar.
Edhe pse do të kishte ndoshta shumë vajza shqiptare të interesuara për ardhjen tuaj në Tiranë, arsyeja e vizitës suaj nuk ka të bëjë me lidhjen me ndonjë klinikë shqiptare, apo jo?
Kah profesionit tim si kirurg, merrem gjithashtu me vullnetarizëm. Zonja Sadie dëshironte të më njihte me Princin Leka dhe Elia Zaharinë për shkak të fondacionit të bamirësisë “Geraldina”. Veç kënaqësisë për të vizituar Shqipërinë për herë të parë, ishte bamirësia ajo që më lidhi me çiftin mbretëror.
Shkëputur nga revista Living, nga Frensis Lloji, Fotografia Martin Qafzezi
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...