Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Ndodh njësoj me të gjitha dukuritë; përkushtimi i qëndrueshëm e zbukuron gjithmonë dashurinë, e cilitdo lloji qoftë ajo! Zbulimi yne i fundit eshte dashuria e Elona Jaçellarit, gazetares se Living, për tokën. Sythet e para kanë shpërfaqur te ajo dëshirën për të lulëzuar tokën.
Nuk janë fare të nevojshëm hektarë të tërë, për të rritur vetë disa prej ushqimeve të përditshme. Mjafton një copë tokë e lirë, në kthinën e shtëpisë, siç është rasti i kopshtit të Elonës, për të zbukuruar oborrin e pastaj tryezën.
Folëm me të, sapo pamë disa nga fotografitë e saj të reja sa kokrrat e palidhura të bajames. “Kopshti është ende shumë i ri. Kam mbjellë luleshtrydhe, kastraveca, speca e domate, deri tani…Do perpiqem te ndaj me ata qe kane te njejtin pasion, gjithe ç'do te vije ne vazhdim ”-na tha Elona.
Përse mos të bëni të njëjtën gjë edhe ju, në oborr ose ballkon? Nuk dini sit ë veproni? Nuk dini nga nis puna? Elona mund të jetë zbulimi që rastësisa donte të na njihte, pikërisht për të filluar! Ja, shiheni vetë! #kopshtielonës
Lulet ‘pa fruta’ janë gjithashtu pasioni i saj. Krizantemat e jargavanët kanë nisur të ngjyrosin ato pak qoshe të lira që do të lënë perimet e frutat e tokës. A ka kohë më të mirë se pranvera për ta kthyer tokën në një oaz të lulëzuar?!
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...