Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Nga Gentian Minga; Fotografia Armand Habazaj;
Ben Derhemi nuk është vetëm një nga aktorët më të mirë shqiptarë, por njëkohësisht, edhe një nga baballarët më të përkushtuar, çka e dëshmon jo vetëm bashkëshortja, Iva Korumi, por dhe ajo marrëdhënie e mrekullueshme, dëshmitarë të së cilës ishim gjatë realizimit të fotove. “Jam grua me fat”, thotë Iva, teksa jemi duke pirë një kafe pranë ish Ekspozitës “Shqipëria Sot”. Ajo punon për Save the Children e përshkak të punës, i duhet të lëvizë herë pas here, brenda dhe jashtë vendit. “E lë Darlin me Benin pa frikë, pa merak,se ai di të kujdeset për të në mënyrë të përsosur... E ushqen, e vë në gjumë, i lexon përralla, e lan, e ndërron. Ata argëtohen shumë kur nuk jam unë në shtëpi dhe bëjnë plot gjëra bashkë”.
“I ngjaj babi Benit në gjithçka”
Iva thotë: “Deri dhe gishtat e këmbës i kanë njësoj... Duart, këmbët, trupin. Fizikisht Darlin i ngjan të atit, por është edhe e ëmbël, e zgjuar si unë (qesh). Ky është momenti kur plas “sherri” në familje”. Beni shton me shaka: “Iva e ka mbajtur nëntë muaj në bark, ndaj përpiqem t’ia bëj qejfin, duke i thënë se i ngjan për këtë apo atë gjë”. Nuk ka situatë më të lezetshme se të shohësh dy prindër që “zihen” se kujt i ngjan më shumë fëmija.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...