Një histori dashurie si në filma; Eva Murati tregon në Living marrëdhënien me djalin e Jozefina Topallit

+

eeveemruait

Nga Brunilda Lahe, Fotografia Armand Habazaj 

Historia e saj e dashurisë me Genarin është shkruar si një skenar Hollivudi. Ata janë njohur gjatë pushimeve të verës. Pranë shtëpisë së familjes së saj në bregdetin e Golemit, ishte një lokal ku Genari kishte shkuar me miqtë e tij. Aty u pane për herë të parë dhe që atëherë nuk janë ndarë më nga njëritjetri. “Unë sapo kisha përf u n d u a r klasën e 9-të dhe do të shkoja në shkollën e mesme ‘Petro Nini Luarasi’. Duke qenë se kisha studiuar në kolegj, kisha shumë frikë se do të paragjykohesha në një shkollë publike dhe do të mbetesha vetëm, pa shokë. Imagjinoja veten me libra në duar, vetëm, dhe që askush nuk donte të shoqërohej me mua. Në atë çast, e kisha vërtet të nevojshme të krijoja miqësi të reja. Pranë shtëpisë sime erdhën dy shoqe që vazhdonin shkollën te ‘Petro Nini’. Iu bashkova menjëherë atyre dhe grupit të shokëve e shoqeve të tyre, që bëheshin rreth 10 veta. Aty u njoha dhe me Genarin. Edhe pse u takova me njerëz të rinj, më pëlqeu menjëherë ai dhe, me sa duket, duhet të kem buzëqeshur pak më shumë kur jam përshëndetur me të (sipas tij). Pati menjëherë një tërheqje mes nesh dhe këtë e pohojmë të dy. Atë ditë nuk i mbajta mend as emrin dhe i drejtohesha me “hej”, por pavarësisht nga kjo, duhet të më ketë ngjallur emocione të forta, sepse kujtoj gjithçka nga ajo ditë....

AHP 2077

Në Golem, u shoqëruam një javë bashkë. Pastaj, pushimet mbaruan dhe unë e familja ime u kthyem në Tiranë. Ndërkohë, kishim shkëmbyer numrat e telefonit. Ai më telefonoi dhe filluam të takoheshim e ta njihnim më mirë njëri-tjetrin. Kuptuam se ajo që nisi si një flirt vere, ishte shumë më tepër se aq: ishim të dashuruar! Unë mendoj se dashuria e vërtetë mund të përjetohet vetëm në atë moshë, sepse nuk sheh asnjë lloj interesi, nuk bën llogari nëse është i duhuri, a do ta pëlqejë familja ime, e një mijë e një pyetje të tjera. Në atë moshë, ti do të marrësh lumturinë që të jep personi tjetër dhe asgjë më shumë. Që në fillimet e lidhjes sonë, por edhe sot, na pëlqen të ecim të kapur për dore, të këndojmë, të themi diçka që as e kishim menduar se do ta thoshim ndonjëherë. Kështu e konceptoj unë dashurinë. Nëse ka diçka që dua ta trashëgoj nga prindërit e mi, ajo është mënyra e tyre e prindërimit. Ata më kanë ndihmuar të jem e hapur e t’u tregoj gjithçka për lidhjen time dhe takimi i Genarit me ta erdhi shumë natyrshëm, po aq sa edhe takimi im me familjen e tij.” I keni parasysh ata filmat me tematikë mbrëmje mature, kur djali me një trëndafil në dorë troket në derën e vajzës dhe aty del babai i saj, i cili i thotë të ketë kujdes dhe ta kthejë vajzën në shtëpi herët, ndryshe do të ketë të bëjë me të? Takimi i Genarit me babanë e Evës duket sikur është shkëputur pikërisht nga këta filma. “Ishte balloja e fundvitit dhe Genari erdhi të më merrte në shtëpi. Kështu është njohur personalisht babai im me të. Unë jam takuar që në fillimet e lidhjes sonë me familjen e tij dhe ka qenë një takim shumë I ngrohtë. Veçanërisht mamaja e tij ma ka bërë shumë të lehtë”. Genari është djali i ish-Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zonjës Jozefina Topalli. Etiketimi “nusja e Jozefinës” ka qenë kryeartikulli edhe kur shkruhej për arritjet profesionale të Evës. “Mua nuk më pëlqen të jem nën hijen e askujt, dua të bëj rrugën dhe emrin tim. Unë u dashurova me Genarin, jo me aureolën që shpërndante ai si djali i Jozefinës, më rrahu zemra që në çastin e parë që e pashë. Ishte një djalë që më pëlqeu për pamjen, buzëqeshjen e tij të përsosur dhe për natyrën e tij këmbëngulëse. Ne kemi ndier dashurinë e vërtetë. Sido që të shkojnë gjërat në të ardhmen, do të jemi gjithmonë pjesë e njëri-tjetrit, sepse u rritëm së bashku dhe jemi të lumtur kështu.”