Njihuni me Livia Priftin, fashionisten më të vogël të rrjeteve sociale

+

nterstil

Livia është vetëm shtatë vjeçe, por pasionin për të bukurën e ka të trashëguar. E rritur në një familje ku mbizotërojnë meshkujt, ajo mund të quhet me plot gojën princesha e vërtetë e familjes Prifti. Ardhja e Livias në jetë, u prit si gëzimi më i madh i kësaj familjeje, jo se ardhja e tre vëllezërve të tjerë nuk e lumturoi çiftin Prifti, por lindja e një vajze kur e dëshiron pas kaq kohësh, përbën tjetër lumturi. Futet në ato ndjesi që të përmbushin më shumë, sidomos për një nënë të përkushtuar pas fëmijëve, e plotëson më mirë tablonë familjare: tre vëllezër dhe një motër, Joni, Davidi, Tedi dhe Livia. Në fakt, Livia ka një emër shumë të veçantë. Emri i saj i vërtetë është Livia Elia Marie. Livia është emri i përzgjedhur nga i ati, Dritani, Elia nga e ëma dhe, Marie, version i emrit të së ëmës, Meri. Kështu, të gjithëve iu plotësua dëshira për t’i vendosur emrin që dëshironin, edhe pse shumica e njohin me emrin Livia, sidomos në Instagram, ku ajo ka ndjekësit e vet. “Që kur lindi, Livia ka qenë e veshur bukur, pa e kuptuar që njëkohësisht ishte dhe një bebe fashion”, - thotë plot dashuri e ëma.
Si çdo fëmijë tjetër, ajo ka pasionet e saj të moshës, por ajo çka e veçon nga të tjerët është fakti që është shumë fashion. Edhe një dalje e saj në rrugë tërheq vëmendjen, të bën të kthesh kokën, jo vetëm sepse veshja e saj është plot stil për moshën që ka, por duket edhe sikur sapo ka dalë nga pasarelat e modës. Bukuria e Livias është se në një trup të vogël, ti shikon tendencat më të fundit, të përshtatura aq bukur, pa humbur sensin e një shtatëvjeçareje. Ajo ka tipare shumë të bukura, flokë biondë, sy të kaltër, ndërsa tipari që dallon sapo e takon, është buzëqeshja fëmijërore, që e karakterizon. Nuk është vetëm e vogla e familjes ajo që pëlqen modën dhe merret me këtë fushë. Davidi, vëllai i dytë, ka kohë që e ka nisur këtë profesion. Herë pas here, ai është bërë pjesë e shërbimeve fotografike të modës. Kur përmenda në fillim që Livia është e brumosur që e vogël me shijen e së bukurës, kisha parasysh që ajo ndjek prej kohësh kurse të ndryshme, si: pianoje, pikture e baleti.

Vijon ne faqen e dytë