Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nëse nuk do të kishte marrë pjesë në atë konkurs të parë të bukurisë, Valbona Selimllari me siguri që do t’ia kishte dalë mbanë gjetiu. Ndoshta në njëfarë mënyre, ajo kurorë mund dhe t’i ketë bërë pak dëm, pasi e ka bërë të mjaftohet me aq dhe të mos ndjekë deri në fund pasionet e saj. Mund të ishte bërë piktore e mirë: edhe sot e kësaj dite vijon të habisë me punët e saj. Ose ndoshta do të hiqte dorë dhe prej atij talenti të lindur, sepse nuk është ambiciozë sa duhet…
Po, po, edhe pse vijon të mbetet e preferuara e të gjithëve, Valbona Selimllari nuk ka bërë asgjë të jashtëzakonshme për të arritur aty, as ka pasur kurrë ambicien për të qenë e tillë. Që nuk është njeri ambicioz, këtë e vërteton më së miri heqja dorë nga violina. “Studioja për violinë me Robert Radojën, dhe s’duhet të kem qenë keq, përderisa në konkursin për të hyrë në shkollë, dola e para. Por ndodhi një gjë e çuditshme... nga këndvështrimi i sotëm, s’di ta shpjegoj. Vajza e vendit të dytë, filloi të qante dhe unë, me të pare këtë skenë, u tërhoqa. Ia lashë asaj vendin tim. Kështu e braktisa violinën dhe fillova të shijoj sportin. Nuk ishte zëvendësim i keq”. Me sport Valbona është marrë që e vogël. Por sërish, jo sepse kishte ndonjë ambicie për t’u bërë kampione gjimnastike, por thjesht sepse prindërit kishin preferuar ta fusnin në një klase fizkulture, ngaqë ishte si çun arrakat dhe kishte shumë energji. “Jam marrë gjatë me këtë sport, plot 8 vjet. Pastaj ekipi u shpërbë. Gjithsesi, gjimnastika është një lloj sporti prej të cilit detyrimisht duhet të shkëputesh shpejt. Kësisoj, unë në vit të tretë të shkollës së mesme, hoqa dorë nga gjimnastika”.
Por Valbona Selimllari nuk është nga ato që i përjeton keq heqjet dorë. Di të mos ketë pengje: ajo që ikën, ikën dhe është koha për të parë përpara. Pasionet janë pasione, apo kujtime të bukura, e tashmja ka rëndësi. Megjithatë, atë kudo që ta hedhësh, do të bjerë me këmbë në tokë, qoftë dhe sikur t’ia nisë nga e para. Shkeputur nga revista LIVING nga Iva Tiço/ fotografia Endrit Mertiri
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...