Prapaskenat e botës së Arjonit dhe Brunës, nga vetë autorja e "My Living"

+

lviind

Lajmi se Arion Muçaj do të ishte imazhi më i ri i programit “My Living”, nuk kaloi qetë në media. Një djalë me sy bojëqielli, sa italian aq edhe shqiptar hyri në botën e stilit me shumë tipare që i kanë munguar ekranit. Simpatik, i zhdërvjellët, pak i druajtur, por edhe spontan,
Arioni ka nisur rrugëtimin e gjatë të kënaqësive, sa të vogla, aq edhe të mëdha. I ardhur nga disa eksperienca televizive krejt të ndryshme nga e tanishmja, prej 4 vitesh një zë radiofonik, ai la gjithçka për të zbuluar filozofinë “Living”, por dhe veten. Entuziazmi i djalit më të ri të botës “Living”, që në fillimet e programit ku ai ka marrë vendin e moderatorit, ka qenë unik dhe i duhuri për ekranet shqiptare. Çdo të shtunë në mbrëmje, deri në fund të këtij sezoni, Arioni do të nisë udhëtimin e tij në Shqipëri në logon e TRING, dhe do të zbulojë personazhe që e kanë mrekulluar jo pak që në krye të herës. Në mbyllje të kontratës së parë dhe në kërkimin e personazhit djalë për këtë program, i vetmi emër që ia dilte mbanë në çdo krahasim mbi tavolinën e drejtuesve të platforms TRING ishte Arioni.
“Nuk e kishim parë asnjëherë në formate të tilla, pasi në Shqipëri ‘My living’ është i vetmi i këtij lloji, por ai kishte elementin X dhe ne kishim besim se do ta fitonte dashurinë e publikut”, thonë producentët e këtij programi, kur i pyesim për këtë zgjedhje të re. Ndërkohë, për Arionin, takimi me këtë emision ishte takimi me dëshirat dhe ëndrrat e tij profesionale. Ai thotë se propozimi që në fillim e ka ngacmuar dhe “detyruar”, të ketë një qasje tjetër ndaj gjërave që lidhen me stilin e jetesës.

arjmktg
Sigurisht që prezantuesi i “My Living” nuk i fsheh pasiguritë e para. “Si çdo përvojë e re, të vendos përpara dyshimeve dhe përballë një riformatimi profesional, por pasi kaloi periudha e parë dhe u vendosën pikat e rëndësishme për këtë format, kuptova që më ngjante dhe i ngjaja 100% ‘My Living’”, - thotë Arion Muçaj.
Çdo gjë duket se shkoi mirë për Arionin, falë dhe stafit drejtues, për të cilin ai nuk harron të shpjegojë se e shoqëroi me shumë elegance në rrugëtimin dhe realizimin e puntatës së parë. Pas këtij momenti, “gabimet” e rastit u bënë më të ëmbla dhe çdo gjë u bë më e thjeshtë. Arioni nuk e shikon si një punë prezantimin e “My Living”. Ai ka fituar dhe miq të rinj. Personazhet që interviston i mësojnë shumë, në pak minuta.

Versioni femëror i stilit të jetesës në Shqipëri nuk ka ndryshuar prej tashmë 4 vitesh. Ajo është vajza me elegance e paharrueshme, që lë mjaft shenjë në ekran, Bruna Lahe. Për të, një partner i ri në program, është përveçse një eksperiencë e re, edhe një “emision i ri”. Arioni vjen me personalitetin e tij dhe, si pa dashur, intervistat, takimet me të marrin ngjyrime të tjera.
Ajo duket e kënaqur që këtë sezon do të jetë me Arionin në bashkëprezantim. Për Brunën, puna me kolegun e saj televiziv është një ritakim pas shumë vitesh.
“Unë jam gazetarja që i ka bërë intervistën e pare Arionit si model, kur sapo ishte kthyer nga Italia, 10 vite më parë. Dikur e intervistoja, por vitet ecën, ai u bë personazh televiziv dhe sot është partneri im në ekran. Mendoj se jemi një dyshe e mirë dhe dy prezantues që publiku na ka pranuar që ditën e parë. Me këtë rast dua t’ju jap një përqafim të gjithë atyre që na ndjekin çdo javë”, - thotë Bruna për revistën “Living”.
Në fakt, emisioni “My Living” është më shumë se dy prezantuesit e tij. Ky program mbetet në thelb “zbulimi i publikut” që e shikon atë nga përtej ekranit. Sfida e prezantuesve është të nxjerrin prej tyre më të bukurën dhe duket se që në krye të herës e kanë arritur këtë.
Askush nuk e refuzon trokitjen e tyre në derën e shtëpisë dhe gjithkush dëshiron t’u besojë minutave të tyre në “My Living”, talentin dhe pasionin. Bruna dhe Arioni duket se do të jenë gjatë në ekran. Një dyshe që vjen nga eksperienca të ndryshme, por që zbulimi i kënaqësive në “My Living” bëri bashkë.
NGA MATILDA TËRPOLLARI
FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ

tys