Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Gentian Minga, Fotografia Armand Habazaj
Edhe pse një poeteshë moskokëçarëse dhe kësisoj, mjaftueshëm rebele sa për të përballuar “sulmet” e shpotitjet në rrjetet (a)sociale,Rita Petro tregohet e sinqertë dhe e pranon se gjithsesi, pasi poezia e saj “Vrima” u bë virale, kuptoi se mendimi e pranimi nga të tjerët, deri diku, i intereson. Petro njihet gjerësisht në rrethet artistike, por pak nga brezat e rinj. Ka filluar të shkruajë që pas viteve ’80. “Në moshën që të gjithë shkruajnë”, thotë ajo, “Kam thurur vargje për partinë, se na kërkohej në shkollë. Shkruaja më bukur se të tjerët, përpiqesha t’i largohesha sa mundesha skemave të zymta”. Rita s’është si ata artistë që ndihen antikonformistë dhe kundër rrymës. Ajo mendon se kompromisi është diçka e mire kur e përdor në mënyrën e duhur. Mbi të gjitha, nëse s’e ngatërron me racionalizimin e tepruar. “Në momentin që hyn arsyeja në art, ai nuk është më i madh. Kur bën poezi duhet të jesh instiktiv. Në rini kam shkruar një poezi me titull “Dola lakuriq në rrugë”. Një poezi e fortë, që e ndjenë të gjithë, sepse kjo është një nga frikërat më të thella dhe më të rrënjosura në ndërgjegjen tonë. Ia dhashë ta shikonte një shkrimtari të madh të kohës e s’i besohej që ishte shkruar nga unë. Kjo lloj kuraje e guximi nuk ishte i zakonshëm nga femrat e atyre viteve. Në poezi, parafytyroja sikur dola lakuriq në rrugë dhe njerëzit m’u sulën me gurë, me baltë e fjalë të ndyra. Kanë qenë vitet ’80, pra, kam guxuar që në ato vite, ndaj jam e befasuar nga fakti që njerëzit reaguan për “Vrimën”, kur ajo s’është asgjë në krahasim me poezi të tjera të miat”.
Libri i parë i Ritës titullohet pikërisht “Vargje të përfolura” dhe ajo e ka seriozisht kur thotë: “Që atëherë kam pasur vetëdijen, ndjesinë se do të përflitesha, se vargjet e mia do të përfliteshin. E dija. E ndieja. Njerëzit që nuk kanë njohur krijimtarinë time çuditen nga doli kjo që shkroi me kaq guxim. Por unë e tillë kam qenë edhe në jetën e zakonshme. Ajo vajza e “Rrugës së Kavajës”, që bashkë me disa mikesha bukuroshe dilnim rrugëve e tërbonim dynjanë. Qeshnim me
të madhe, vishnim minifunde, uleshim në bare, shkruanim dhe dëgjonim muzikë të ndaluar”. Në librin “Shija e instinktit”, i cili është botuar në vitin 1998, por që është shkruar që në ’80-ën, Petro ka përfshirë një poezi tejet të bukur, që rreket të japë gjithë thelbin e rebeles dhe guximtares brenda saj: “Unë do ta ndryshoj botën / hipur mbi biçikletën time të kaltër / që ecën me energjinë e muskujve të mi / gjithmonë në jetë...”. E mbajti fjalën. Edhe pasi u bë nënë, do ta shikoje mbi biçikletë, e veshur moderne, me minifunde dhe vogëlushen e saj pas. Rita Petro është ndër të parat që futi erosin në muzikën shqiptare, me këngën e interpretuar nga Rovena Dilo, “Nëse natën vij” (Nëse natën vij / të futem në shtrat / ti mos u frikëso / vij dhe iki prapë). Liria personale e poetike ka qenë meritë edhe e burrave që ka dashur dhe e kanë dashur, por sigurisht, ka qenë merita e saj që i ka zgjedhur ata burra. Për shumë vite, Rita ka qenë e martuar me një inxhinier shkodran, “shumë të moderuar”, siç pëlqen ta përcaktojë, i cili e ka lejuar të jetë gjithmonë vetvetja. “U martova me dashuri dhe kam pasur një martesë të lumtur. Jam ndier e dashuruar, e respektuar. Por pastaj gjërat ndryshuan. Sado përpiqesha unë ta mbaja me forcë, lidhja mbaroi. Unë jam tip që kapem fort pas gjërave dhe rezistoj gjatë, por në këtë moshë kam kuptuar se asgjë s’bëhet me zor. Duke u rritur nuk mund të pretendoja pasionin e fillimit, por ama një pesëminutësh në ditë për raportin tone e kërkoja dhe as kjo nuk më jepej. Atëherë, më lindi e drejta të kërkoja gjetkë. S’e ndaloj dot zemrën të ndiejë”, thotë ajo dhe shton se gratë duhet të kujdesen për veten, të duken të bukura për burrat, por edhe këta të fundit, në mos të duken të bukur, duhet të jenë të pranishëm për gratë e tyre. “Në të kundërt, këtë pesëminutësh kërkon ta gjesh te dikush tjetër. I analizojmë gjërat, duke i prerë me thikë si të moralshme apo të pamoralshme, por s’flasim kurrë për ndjenjat. Kur në fakt morali e ndjenjat nuk kanë lidhje fare me njëratjetrën.
S’mund të quash imorale sjelljet dhe qëndrimet që burojnë nga ndjenjat. Morali ka të bëjë me karakterin e njeriut, me ndjenjat, me shpirtin e tij”. Në “grahmat” e fundit të martesës së parë, Rita u njoh, u dashurua dhe u lidh me njeriun e saj të zemrës, Latifin. “Nëse nisemi nga rregullat dhe koncepti që ekziston në shoqëri për tradhtinë, po, e kam tradhtuar tim shoq. Madje e them me sinqeritet se emocionin dhe adrenalinën që kisha për Latifin kur ishte i dashuri im në një lidhje jashtëmartesore, s’e kam më tani që jetojmë bashkë. Gjëja e ndaluar të tërheq gjithmonë. E di se sipas parametrave të shumë njerëzve kjo më bën mua “grua të pandershme”, por s’më intereson. Ndjenjat nuk mund të jenë imorale”, thotë poetesha Petro. “Unë bëj pjesë te njerëzit që i kam dalë për zot gjërave që kam bërë. Edhe në momentin
kur më sulmuan librin “Vrima”, asnjëherë, në daç besojeni, s’jam mërzitur që më cilësuan “grua të pandershme”. Në fakt, unë asnjëherë s’e kam quajtur veten të ndershme në raport me rregullat false e hipokrite të shoqërisë sonë”. Mënyra si e
jeton raportin me burrat s’është e zakonshme për një grua të moshës së Ritës. Para shumë vitesh, ajo botoi një vëllim me poezi, të cilin ia kushtoi babait, burrit e të dashurit. Po, po, të dashurit! “Sikur të isha kaq e njohur sa sot, kjo do të kthehej në refren. Të gjithë njerëzve do t’u bënte çudi. Por atëherë kaloi pa zhurmë, se s’kishte Facebook (qesh)”, bën shaka. “Kush e lexoi këtë poezi, i bëri përshtypje si mund të përfshish babanë, të dashurin e bashkëshortin në një dedikim. Babai e bashkëshorti kanë kuptim, sepse janë pjesë e një familjeje të njohur dhe të pranuar nga shoqëria, kurse i dashuri... është “fundi i botës”. Në mendimin social, natyrisht, se për mua s’është. Është thjesht një burim tjetër dashurie, një burim tjetër frymëzimi e poezie”.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...