Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Gentian Minga, Fotografia Armand Habazaj
Me barkun e sheshtë, fytyrën me aq pak rrudha sa është e pabesueshme për një 83 vjeçare dhe energjinë e saj, Rose Dosti është njeriu i duhur për ta takuar në atë fazë të jetës kur je duke abuzuar “vendçe” me shëndetin. Në qoftë se dëshiron të plakesh kështu, kaq bukur, duhet të bësh tënden mënyrën e saj të jetesës, me pak fjalë, shumë ushtrime, pak ushqim dhe të jesh aktiv. Rose ndodhet për të disatën here në Shqipëri, ku filmon dokumentarë me dëshmi nga të mbijetuarit e internimeve të komunizmit. Ajo mbledh intervista në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe paralelisht, jep mësime anglishteje në “Lincoln Center” dhe mësime gazetarie në Universitetin e Tiranës. E në gjithë këto angazhime gjen kohën të shkojë në palestër. “Bëj ushtrime gjatë gjithë kohës”, thotë ajo, “edhe me mendje”. Rose shton se një nga faktorët thelbësorë për të qenë jetëgjatë e të shëndetshëm, përpos gjenetikës, është të menduarit pozitiv. Është këndshëm të bisedosh me të, pasi tregon shtruar dhe me zë të ulët. Sa herë flet thotë diçka që të mbetet në mendje, ka detaje në historitë e saj. Ndoshta këtë
mënyrë e ka “birësuar” nga gazetaria, së cilës I dedikoi pjesën më të madhe të jetës. Rose duket simpatike kur flet shqip me atë theksin tipik amerikan. Nga ana e të atit, është me origjinë nga Nivica e Vlorës. Mamaja e saj quhej Farfuri, emër shqiptar të cilin nuk e kam hasur asnjëherë më parë. Deri më sot, Rose ka menduar se “farfuri” do të thotë flutur dhe kështu kanë besuar të gjithë në familje. Ajo habitet kur I them se ka kuptim tjetër: që është e bardhë dhe e shkëlqyeshme, që të merr sytë. P.sh. “E bëj farfuri diçka, e pastroj dhe e bëj të shkëlqejë”. Rose nuk di shumë për Shqipërinë, ajo u lind në Nju Jork. “Jam e lumtur që u rrita në qytetin më të bukur dhe me më shumë mundësi të Amerikës. Familja ime jetoi atje deri sa arrita moshën e pjekurisë”, thotë ajo.
Rose dhe motrat e saj ishin vajzat më me fat në komunitetin e vogël shqiptar të Nju Jorkut ku fati i grave ishte i paracaktuar. Ato edukoheshin me qëllimin që të martoheshin e krijonin familje. Mjaft të dinin të bënin punë shtëpie e të gatuanin dhe nuk shkonin në shkollë. I ati I Rose ishte njeri i thjeshtë, punëtor dhe i qetë, por tradicional, si gjithë burrat e tjerë të komunitetit. Kurse e ëma luftoi që ajo dhe motrat të mos përfundonin si gjithë shqiptarët e tjerë të Amerikës ato vite. “Nuk na lejonte të preknim punë shtëpie me dorë, kujdesej vetë për të gjitha. Na ka çuar që të vogla në kurse dhe këmbëngulte të vazhdonim shkollën e lartë. Prindërit bënin gjithmonë debat për këtë pjesë. Mamanë komuniteti shqiptar nuk e shikonte me sy të mirë, sepse ishte rebele dhe nuk i përmbahej “kodit” të heshtur që e shihte gruan thjesht si shtëpiake”, thotë Rose, teksa me një shqipe të saktë dhe duke rrahur duart në ajër, imiton të atin: “Po ç’bën kështu, moj grua?! Si do martohen këto vajza, kur nuk prekin një punë me dorë?”. Vetëm 17 vjeçe, Rose Agalliu u martua me Luan Dostin, që vinte nga një familje e ngritur gjirokastrite. I biri i Hasan Dostit, jurist dhe politikan shqiptar, ministër drejtësie në qeverinë e Mustafa Krujës, drejtues i lartë i Ballit Kombëtar. Ai luftoi kundër komunizmit e për këtë arsye u detyrua të arratisej në Amerikë, teksa pjesën tjetër të familjes e internuan. Me vete mundi të marrë vetëm Luanin. “Ai ishte shumë I pashëm dhe i kulturuar”, kujton Rose, teksa sytë i marrin tjetër shkëlqim. “Vëllezërit ia burgosën për 40 vjet dhe kur kemi ardhur në Tiranë vitet e para të demokracisë për t’i takuar, Luani mbeti i shokuar sepse i gjeti ata në një gjendje të mjerueshme”. Sytë e Rose kësaj radhe mbushen me lot, por ajo nuk bën asnjë përpjekje që t’i fshehë. Pak kohë më pas i shoqi u nda nga jeta, por znj. Dosti është e lumtur që ai mundi të ritakonte pas shumë vitesh vëllezërit dhe pjesën tjetër të familjes.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...