Rrëfimi ekskluziv për revistën Living/ Almeda Abazi së shpejti me një këngë të sajën

+

almemde
ELONA JAÇELLARI/ FOTO ENDRIT MËRTIRI
Aktroi, kërceu, tani do të këndojë. Sfida më e re e Almeda Abazit është kënga. Thotë që kjo ka qenë ëndrra e saj e madhe dhe më në fund ia doli ta bënte realitet. Së shpejti, do të na e prezantojë këngën nga Turqia. “Bëhet fjalë për një single me të cilin kam shumë kohë që merrem. Është shumë emocionuese për mua. Besoj se kënga do të dëgjohet dhe pëlqehet nga të gjithë. Detajet e tjera rreth këngës do t’i mësoni në ditët e ardhshme, - shprehet Almeda, entuziaste për projektin të cilin e ka realizuar gjatë kohës që drejtonte edhe spektaklin "DËSA". Rrëfimin e plotë t ëish-misit e lexoni në numrin e ri të revistës Living që gjendet në treg.