Rrëfimi i sinqertë i super modeles 24 vjeçare «Hipa në pasarelë dhe pse nuk dija të ecja»

+

adrolrt

Super modelja Adrola Dushi ka një vit e gjysmë që i është drejtuar Amerikës, me synimin për të qenë pjesë e pasarelave të modës. Edhe më parë ka pasur përvoja profesionale në këtë vend, por vendimin për të jetuar në qendrën botërore të modës, e mori më vonë. Por nëse mendoni se 24 vjeçaria kishte lindur për të qenë pjesë e pasarelave gaboni! Per revisten Living, Adrola rrëfen:
Unë jam futur rastësisht në botën e modës. Ata që më njohin, e dine që gjithmonë kam qenë si tip djali dhe qeshin kur mendojnë që u bëra modele. Në fakt, rruga nisi pasi fitova titullin “Miss Universe’. Kompanisë ‘Geraldina Sposa’ i pëlqeu shumë figura ime dhe më ftuan të bëhesha një prej imazheve në aktivitetin e tyre të përvitshëm. Ata u dashuruan me pamjen time dhe më hipën në pasarelë edhe pse nuk dija të ecja”, - tregon dhe qesh, modelja tashmë e njohur jo vetëm në Shqipëri. Elona Jaçellari/ Fotografia Armand Habazaj