Rudina rrëfen historinë e emrit të vajzës, ja pse Mia ka shumë rëndësi për të

+

rudinamagjistarrir

Për Rudina Magjistarin, emri i së bijës, Mia, mbart një histori të bukur. Ndërsa ishte në një udhëtim të gjatë dhe bashkë me Xhavin mendonin për emra për vajzën që do të lindnin, kishin menduar që një nga “pretendentët më të fortë” ishte Mia. “Kur u ktheva në Tiranë dhe po flisja me mamin, - tregon Rudina, - ajo befas më tha që kishte menduar një emër për vajzën, një që asaj i dukej shumë i bukur, por që kishte frikë se mua nuk do të më pëlqente ngaqë ishte pak i shkurtër… Pa mbaruar ajo fjalinë unë e pieta ‘Mia?’ dhe ajo më tha ‘po’. Nuk më duhej shenjë tjetër për të vendosur që vajza do të quhej pikërisht kështu” rrëfen Rudina për revistën Living.