Sara Bineri: Arra e kokosit më ndryshoi cilësinë e jetës

+

sasaraarra
Nga Brunilda Lahe, Fotografia Armand Habazaj

Sara Bineri ka studiuar në Athinë në degën kontabilitet i kompjuterizuar. Përkundër profesionit të saj, që ka të bëjë me financat e teknologjinë, ajo është shumë e lidhur me natyrën dhe jetën e shëndetshme. E apasionuar pas sporteve, si: vrapi, noti,
çiklizmi, alpinizmi, të cilat i praktikon vazhdimisht, çastet më të bukura të ditës janë ato që kalon në kuzhinë. Ajo ka më shumë se një dekadë që e praktikon këtë stil të shëndetshëm jetese me ushqime të përzgjedhura e aktivitet fizik. Sara e ndoqi pasionin e saj, pasi u vendos nga Athina në Tiranë. E mësuar me produktet biologjike me të cilat ushqehej në vendin fqinj, dëshironte që të njëjtin regjim të ndiqte edhe këtu. Duke qenë se e pati tëvështirë të gjente atë që kërkonte për vete dhe familjen e saj, vendosi të ngrinte një biznes me produkte bio. Mirëpo ajo nuk u mjaftua vetëm me ushqimet, përfshiu edhe kozmetikën, suplementet bimore e të tjera si këto. Për të përfituar rezultatet maksimale nga këto produkte biologjike,

Sara është thelluar për të mësuar më tepër mbi secilin produkt. Teksa bisedon me të, mbetesh pa fjalë, pasi ajo ka po aq dije, sa edhe një dietologe a nutricioniste. Në fakt, është duke e menduar që të diplomohet edhe në këtë fushë. Nëna e tre fëmijëve, Gerit 9 vjeç, Erlit 7 vjeç dhe Nejlës që së shpejti mbush 5 vjeç, zgjohet çdo ditë në orën 5:30 të mëngjesit, zgjedh aktivitetin fizik të ditës dhe përpara se fëmijët të zgjohen, u përgatit mëngjesin, i cili duhet të jetë patjetër i shëndetshëm dhe më pas vijon aktivitetin në biznesin e saj, ku me shumë pasion i shpjegon kujtdo që hyn në dyqan çdonjërin prej produkteve, për të cilin interesohet. Dreka e gjen pothuaj çdo ditë në shtëpi, pasi duhet të përgatisë vaktin për familjen. Në tryezën e tyre thuajse çdo vakt ka aromë e shije kokosi. Sara ndan me ne një pjesë të madhe të “sekreteve” të përdorimit të kësaj frute në kuzhinë, receta për kujdesin ndaj lëkurës, flokëve dhe higjienës së shtëpisë.

aaarraliving

Vlerat ushqyese

Proteinat fuqidhënëse dhe fibrat janë vlerat kryesore ushqyese të cocochips-ave, të cilat kontribuojnë në shëndetin e zorrëve, duke ushqyer bakteret probiotike dhe duke absorbuar dhe eliminuar kolesterolin, yndyrat
dhe toksinat e tepërta në trup. Ato janë një ushqim shumë i mirë për t’u konsumuar mes vakteve apo për t’u mbajtur me vete në çantë, sepse japin ndjesinë e ngopjes. Kështu, ju ndihmojnë të kontrolloni urinë.

Mielli i kokosit përftohet nga tharja e frutës, e cila më pas bluhet në mulli guri, për t’i ruajtur maksimalisht të gjitha vlerat. Miellin mund ta përdorim për të përgatitur bukë dhe në supë e pjata me fruta deti. Për shkak të aromës, freskisë dhe ëmbëlsisë, ai lidhet shumë mirë me këto produkte. Madje edhe ëmbëlsirat bëhen më të lehta, nëse i gatuajmë me miell dhe sheqer kokosi.

Sheqeri i kokosit përftohet nga lulja e kësaj frute, çka i jep ngjyrën e kafenjtë. Ky lloj sheqeri është shumë i mirë nëse përdoret edhe nga personat që vuajnë nga diabeti.
Ujin e arrës së kokosit, që gjendet në brendësi të frutës, shumica prej nesh me të drejtë e njohin si ujin shpëtimtar të filmave hollivudianë në ishuj ekzotikë. Ky ujë është po aq i çmuar edhe nëse nuk gjendemi të humbur në ishull. Rekomandohet kryesisht për personat që nuk ushqehen si duhet, veçanërisht për fëmijët, si dhe personat që nuk hidratohen mjaftueshëm gjatë ditës, për shkak se nuk u pëlqen shija e zakonshme e ujit. Rreth 200 ml ujë kokosi është i barabartë me 4-5 litër ujë.
Qumështi i kokosit përftohet nga fruta e tij dhe amvisat mund ta prodhojnë edhe në kushte shtëpie: e grijmë imët arrën e kokosit, e përziejmë me ujë tpastër dhe e lëmë të qëndrojë në qetësi për 8-10 orë. Më pas, kemi gati qumështin pa gluten dhe pa laktozë. Gjithashtu, preferohet shumë nga vegjetarianët dhe veganët që kanë zgjedhur të mos konsumojnë qumësht
me origjinë shtazore.