SI DY PIKA UJI, si u përgjigjet Adrola njerëzve kur i thonë se Troi është vëllai i saj

+

aefwf
Troi e mami Adrola ngjajnë si dy pika uji, madje po të kishte qenë vajzë, historia do të ishte përsëritur në mënyrë identike edhe për një fakt tjetër: ata ngjajnë shumë edhe në karakter. Janë të dy të ndjeshëm, të tërhequr, kokëfortë, duan të shpenzojnë para pa fund për të plotësuar dëshirat dhe nuk kënaqen kurrë me gjërat që kanë. U pëlqejnë puthjet e përkëdheljet dhe të dy bashkë gjenden mjaft mirë në këtë simbiozë perfekte që ka krijuar natyra. Kur janë pranë njëritjetrit, janë si një trup i vetëm. “Shpesh, njerëzit më pyesin: ‘Vëllai yt është ky?’.
Nuk e beson njeri që është im bir. Por ne ngjasojmë aq shumë edhe në karakter,
sa Troit i thonë ‘Adrola e vogël’. Kjo gjë më pëlqen dhe më bën të ndihem mirë. Sigurisht që ai ka edhe hijen e të atit, por tiparet i ka marrë nga unë dhe jam shumë e lumtur për këtë. Ka edhe disa gjëra, për të cilat më vjen keq që i ka marrë nga unë: nuk ka oreks, mund të bësh ç’të duash për të, por nuk kënaqet kurrë, po i tha koka për diçka, nuk ka gjë në botë që ia ndryshon mendjen dhe është shumë nevrik. Nuk e beson njeri që edhe këtë tipar e ka marrë prej meje, sepse më shohin gjithnjë të qeshur, por edhe unë jam nevrike dhe për fat të keq, ai ka marrë shumë nga karakteri im, edhe tiparet deri diku negative (qesh).
Kur nxehet nëpër shtëpi, i thonë: ‘Adrola, qetësohu!’. Ndërsa unë, i them: ‘Po pse o ma, pse më ke ngjarë kaq shumë?”’. A do të jetë edhe Troi një model i suksesshëm si mami i tij? “Nuk e di, - thotë Adrola, - sepse Troi është fëmijë shumë i tërhequr. Nuk i pëlqen të rrijë në ambiente ku ka shumë njerëz, nuk i pëlqejnë kamerat. Elona Jaçellari/ Fotografia Armand Habazaj