Si ndryshoi jeta e Eva Muratit pas Champions-it, përse prindërit donin ta mbanin sa më larg televizionit

+

evamuratrety

Eva Murati konsiderohet si moderatorja më “IN” e momentit në medien shqiptare. Më 14 shkurt ajo pati takimin e parë me “Studio Champions League”. Ishte një dashuri para miliona syve, me një adrenalinë që ajo nuk kishte menduar ta merrte kurrë në një “fushë” si ajo e sportit. Champions League ka bërë një katarsis në jetën e saj, për shumëçka
Eva Murati është vetëm 21 vjeç, por ka aq angazhime sa nuk i mjaftojnë 24 orë: dita e saj nis në Fakultetin e Drejtësisë, vazhdon në një studio grimi për shërbimin fotografik si imazhi i një kompanie produktesh kozmetike, duhet të jetë gati për një intervistë televizive, një ndalesë e shpejtë për drake (jo gjithmonë ia del të shkojë në shtëpi), audicion për një rol kinematografik dhe deri para pak kohësh “Studio Champions League”, ishte stacioni i fundit - dashuria e re e axhendës së saj ditore. Moderatorja e këtij programi sportiv di vetëm të jetë e para, ashtu siç mban edhe emrin e gruas së parë në Tokë, por, ndryshe nga ajo, Eva jonë nuk tundohet lehtë: ajo punon shumë për të arritur atë që do. Edhe pse bukuria e saj do të mjaftonte që të ishte e përzgjedhura e producentëve, studentja e shkëlqyer nuk ndalet, por vrapon në çdo audicion për të krijuar hapësira të reja profesionale. “Unë jap 100 për qind nga vetja në gjithçka që marr përsipër”, - na thotë Eva. E ndoshta pikërisht për këtë, Eva Murati u pwrzgjodh tw ishte nw kopertinwn e “Living” nw pranverw duke u shënjuar si personazhi me moshën më të re për momentin.

“Nuk e kam parë veten në emisione sportive, pasi mendoja se sporti ishte larg profilit që kam krijuar gjatë këtyre viteve, ndoshta edhe për shkak se nuk e njihja mirë atë fushë. Ndoshta kam pasur frikë, nuk doja të isha shpatull, nuk doja vetëm të buzëqeshja dhe të thosha “publicitet”. Megjithatë më duhet të pranoj se pas emisionit të parë, ky perceptim ndryshoi plotësisht. Unë zgjodha të ofroja modelin tim. Më shumë sesa programet, unë zgjedh njerëzit me të cilët punoj. Stafi i ‘Studio Champions League’ më dha gjithë besimin e duhur se do ta bëja më së miri këtë gjë. Jagert Dyrmishi, drejtori i kanaleve sportive në Tring dhe kolegu Andi Nuraj, nuk më thanë çfarë të thosha apo se si të sillesha, por më përfshinë në pasionin e tyre për futbollin dhe më motivuan të pozicionohesha duke i dhënë hapësirë dhe peshë fjalës sime. Gjithashtu, kolegu im, Andi, më bëri të ndihesha e barabartë me të në prezantim. Nuk e prisja të njihja në televizion një njeri aq të mirë, profesionist të vërtetë, i cili aq natyrshëm më dha nga siguria dhe mirësia e tij.

Vijon ne faqen e dyte