Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Shopping Queens para pak kohësh kurorëzoi mbretëreshën e parë në Shqipëri dhe ajo ishte Xhoia Dumi, 22-vjeçarja nga Tirana, e cila fitoi një betejë të dyfishtë. Së pari, ajo fitoi një garë dhe garat janë të ashpra për këdo. Kush del i fituar prej tyre me siguri ka dëshmuar aftësi. Por për Xhoiën gjërat ishin edhe më sfiduese, për shkak se në finale u përball me 4 vajza me linja të bukura, të gjata e të holla. Nuk ka dyshim që edhe Xhoia është gjithaq e bukur, sidomos me portretin e qeshur, sytë e gjallë, plot shkëlqim dhe trupin e rregullt, ndonëse jo prej modeleje. Xhoia është e mbushur, por mësimi që u dha të gjitha vajzave duke fituar një reality për modën, sidomos bashkëmoshatareve të saj, është se stili nuk ka të bëjë me linjat, por me shijen e fantazinë. Gjithashtu dhe me krijimtarinë e guximin, pasi të dyja duhen kur vendos të dizajnosh për veten, siç bën Xhoia.
Shpesh, është e vështirë të ndash bukurinë fizike nga stili, ndaj një nga gabimet më të shpeshta që bëhet kur jepen vlerësime për veshjet, është paragjykimi për personin që I mban ato. Por 22-vjeçarja Xhoia Dumi, fituesja e edicionit të parë të SHOPPING QUEENS në kanalin LIVING dhe VIZION +, ka kaluar çdo pengesë kur në finale triumfoi mbi katër vajzat e tjera, të cilat mund të dukeshin më në avantazh me trupin e gjatë dhe të hollë prej modeleje, por Xhoia kishte një stil dhe shije aq të hollë, saqë dhe pse me disa kile mbi peshë, ajo ia doli të rrëmbente çdo herë pikët maksimale të jurisë profesioniste...
Lexoni më tej rrëfimin e Xhoias mbi këtë eksperiencë
“Jam rritur nga dy prindër artistë, ndaj që në moshë të vogël ndihesha ndryshe nga të tjerët, edhe në të veshur. Më pëlqen “e bukura e veçantë”, ajo që s’u pëlqen të gjithëve. Jam marrë me balet për një kohë të shkurtër dhe me basketboll për 5 vjet dhe fakti që nuk vazhdova sportin më ka mbetur peng nga adoleshenca. Por më kanë mësuar se shkolla është në plan të parë, se një vajzë e bukur, por pa kulturë e dije, nuk ecën në jetë. Dhe unë sot mendoj se inteligjenca të bën më të bukur, më të veçantë. Por dhe stili e pamja e jashtme, përfshirë veshjen, tregon shumë për atë çfarë ke në shpirt. Në stilin tim ka ndikuar kultura franceze, delikatesa dhe thjeshtësia. Moda është bërë pjesë e imja që në moshë të vogël. Fillimisht nga mamaja, e cila ka pasur shije në përzgjedhjen e veshjeve të mia që atëherë kur nuk dija as të flisja. Më pas, jam ndikuar nga motra e madhe. Ajo theksoi tek unë jo aq mënyrën e të veshurit, por dëshirën për të kërkuar diçka ndryshe, që ta kem vetëm unë. Në mënyrë më të posaçme nisa të merrem me modën në moshën 13-vjeçare, kur nisa të ndërgjegjësohem për atë që më pëlqente vërtet dhe që doja të përcillja te të tjerët. Një detaj i imi që ka qenë i veçantë që në kopsht, është aksesori i kokës, veçanërisht kapelat, dashuria ime më e madhe, fulari, shalli, kapëset etj. Pa to nuk dal nga shtëpia dhe po të ishte në dorën time, do të kisha më shumë kapela se veshje, por këtu në Shqipëri e kam të vështirë të gjej aksesorët që dua. “Shopping Queens” më ndërgjegjësoi se moda është pjesë e rëndësishme e imja, por që ishte bërë aq njësh me karakterin, sa nuk “S’e kam vuajtur kurrë formën time fizike, ndonëse e di se nuk jam e përsosur dhe kam defektet e mia” e vija më re. Fillimisht isha në dyshim në duhej të merrja pjesë, pasi mendova që ishte një emision ku do të flisja për veshjet a markat dhe nuk e ndieja veten kompetente. Pastaj, mendova se nuk kisha asgjë për të humbur dhe duke qenë se më pëlqen të ndërmarr iniciativa të çuditshme, thashë “Pse jo?”. Në momentin që më telefonuan për intervistë u binda dhe më shumë; stafi ishte i këndshëm dhe i komunikueshëm, më pëlqyen menjëherë. Edhe gjatë xhirimit të programit mësova dhe kuptova shumë në lidhje me modën dhe stilin në Shqipëri. Shumë vajza në konkurs nuk e dinin se çfarë ishte stili e me këtë nuk dua të ofendoj askënd, por mendoj se kur futesh në një format si ky, duhet ta njohësh mirë veten. Nuk e prisja të fitoja; pjesë e rëndësishme e votimit ishin pikët e vajzave e duke qenë se më shihnin çuditshëm, nuk mendoja se do të më votonin. Shpesh më kanë bërë komente të tilla si “vishesh si më e madhe nga ç’ke moshën” apo “rrethi i kokës nuk vihet në darkë”. Gjëra të tilla, që më bënin të qeshja dhe të mendoja shpesh se ato nuk kishin lidhje me modën. Pastaj mora vlerësime pozitive nga juria e kësisoj fitova njëfarë sigurie. Në fund fare u lumturova, jo vetëm pse u bëra shopping queen e parë shqiptare, por edhe sepse mora vlerësimet maksimale nga njerëz profesionistë, që njihen në fushën e modës dhe i kanë dhënë provat për profesionalizmin e tyre. Herën e parë që dola para tyre isha sa e emocionuar, aq dhe e paduruar për të dëgjuar çfarë kishin për të thënë. Doja të dija nëse vërtet kisha një stil që më bënte të dalloja nga të gjithë apo ishin thjesht fjalët e bukura të të afërmve. Gara ime në “Shopping Queens” ishte e vërtetë, pasi aty garova vetëm me stilin, jo linjat. Kam menduar gjithmonë për veten se jam një vajzë me forma dhe jo e shëndoshë, ndaj më erdhi e papritur kur Rezarta Skifteri tha në një nga puntatat se “kisha bërë zgjedhjen e duhur për dikë mbi peshë”. Paçka perceptimit, ndihem mirë me linjat e mia, jam ashtu si dua të jem. Nuk ka një peshë të caktuar që çdo njeri duhet të arrijë, secili është si ndihet më mirë. Kur vendosa të merrja pjesë në emision nuk e kisha menduar se pesha do të përmendej, pasi ishte një emision stili dhe atë mund ta ketë çdokush që ka shije, fantazi dhe intuitë për gjërat e bukura. Përderisa arrij të vesh gjithmonë atë që dua do të thotë se trupi im është i duhuri. Por vura re se vajzat e emisionit, jo të gjitha, kishin ngatërruar qëllimin e tij, sepse mendonin se duke pasur një që sot quhet “trup modeleje” do të bënin zgjedhjet e duhura. Por jo! Pastaj, formën fizike s’e zgjedh asnjeri, është diçka që lind bashkë me ty. Trupin tënd duhet të mësosh ta duash ti e para, që ta duan dhe të tjerët e pse jo, të jesh ti që vendos kriteret se cilat do të quhen forma modeleje e cilat jo. Moda është e lirë, për mua modë quhet çdo gjë që të rri mirë, ndihesh rehat dhe e veçantë. Në Shopping Queens vlerësohej stili, jo linjat, ndaj PO, stili fitoi. Dhe PO, unë kam linjat e mia dhe jam e kënaqur me to. Do të isha e kënaqur edhe po ta kishte fituar ndonjë vajzë tjetër që kishte një stil të bukur, sepse kishte shumë të tilla që fatkeqësisht nuk u futën as në finale. Unë fitova me 4 vajza, dy prej të cilave kishin stil dhe dy të tjera nuk kanë bërë gjë tjetër gjatë gjithë emisionit përveçse të thoshin se “ishin modele” apo “kishin forma”. Deri në fund nuk e kuptuan pse ndodheshin aty dhe jam e sigurt se ende nuk e kanë kuptuar. Ndihem mirë që kam jetuar përherë me idenë se nuk kam asnjë problem me trupin. Nuk e kam vuajtur kurrë formën time fizike dhe pse e di që nuk jam e përsosur dhe mund të kem defektet e mia. Por nëse di si të vishesh dhe çfarë të bësh për të mbuluar diçka që nuk shkon me trupin tënd nuk është e vështirë të vishesh bukur. Për mua nuk ka qenë kurrë e vështirë, sepse e di çfarë ngjyrash apo modelesh më shkojnë e më bëjnë të dukem mirë. Nuk kufizohem në prerje dhe modele. Pjesa dërrmuese e tyre më shkojnë, rrallë gjej diçka që nuk më rri. Asnjëherë nuk ndihem e pasigurt, pasi nëse diçka më tërheq syrin menjëherë, domethënë se është e duhura”.
Nga Gentian Minga | Fotografia: Endrit Mërtiri |
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...