“Ferma VIP”, Valeri tregon fillimet në modeling: Kam bërë foto të guximshme, lija nam!
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Më i famshmi ishte pa dyshim Babagjyshi i dimrit apo Babagjyshi i janarit, i cili herë-herë u bënte dhurata fëmijëve të sjellshëm. Teto Arie-ja, një magjistare tmerrësisht zemërligë, me dhëmbë hekuri e këmbë zogjsh, e cila sundonte në disa krahina të Francës e Zvicrës, u çonte dhurata fëmijëve që silleshin mirë.
Babushka, një zanë moshëthyer ruse, që mblidhte drunj në pyll, i përngjan shumë Befanës italiane. Edhe ajo i pa mbretërit Magë, teksa ata mes acarit dimëror i kërkuan ndihmë për të rigjetur udhën e tyre drejt Betlehemit, por në pyll bënte aq ftohtë, saqë Babushka ua tregoi udhën pa lëvizur nga pragu i portës, pa bërë asnjë hap në dëborën e kudondodhur. Disa orë më vonë, brerë nga pendimi, Babushka u mbështoll mirë e mirë, mori me vete një shportë të mbushur rrafsh me dhurata e ëmbëlsira e u nis drejt Jugut, për të mbërritur karvanin e mbretërve Magë, por fati nuk i ndihu: stuhia e fortë e dëbora e madhe i kishin fshirë gjurmët e tyre dhe ajo nuk mundi t`i gjejë.
Ja, pra, pse Babushka, tanimë vjen çdo fundvit në Krishtlindje, si për të larë mëkatin e saj e u shpërndan dhurata fëmijëve. Herë-herë ajo u jep edhe bukë të zezë, bukën që u kish dhënë mbretërve Magë atë natë të famshme, dy mijë vjet të shkuara.
Befana është një magjistare italiane shumë e ligë me të gjithë, përveçse në datën 6 janar, kur ajo u bën dhurata fëmijëve që kanë ditur të sillen.
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...