Bimë të ndryshme, produkte për mirëmbajtje shtëpiake, medikamente, pesticide, herbicide, bojëra apo edhe thjesht artikuj të ndryshëm që mbajmë në bufetë e kuzhinës sonë.
Qentë dhe macet tona çdo ditë përballen me rrezikun e helmimit, prandaj duhet reaguar shpejt në rast intoksikimi, duke eliminuar burimin e rrezikut, duke kontaktuar menjëherë veterinerin tuaj dhe duke i dhënë atij karakteristikat e substancës së identifikuar si burimi i problemit, duke realizuar me shpejtësi masat e para të urgjencës.
Në rast se bëhet fjalë për një lëndë toksike kontakti, zona e prekur lahet me ujë të bollshëm.
Në rast se kafsha ka thithur me frymëmarrje një helm, nxirreni në ajër të pastër!
Lexoni etiketën e produktit intoksikues!Atje mund të gjeni të dhëna shumë të dobishme.
Mos i provokoni të vjellurin kafshës suaj në rast se produkti që ka gëlltitur është me natyrë gërryese sepse duke provokuar një kalim të dytë të produktit në ezofag do të shtoheshin rreziqet e djegies.
Por çfardo që të ndodhë, konsultohuni menjëherë me veterinerin!
Shpejtësia e reagimit tuaj do të kushtëzojë veprimet e këtij të fundit.